Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Roswell - A kane ndodhur dy perplasje UFO-sh? Empty Roswell - A kane ndodhur dy perplasje UFO-sh?

Sat 11 Aug 2012 - 15:05
Roswell - A kane ndodhur dy perplasje UFO-sh? Ufo-perplasjeNgjarja e UFO-ve e vitit 1947 ne Roswell vazhdon te sjelle te reja.

Legjenda, e sjelle nga teoristet e konspiracioneve ne shume dokumentare, tregon per nje objekt jo te zakonshem qe ra nga qielli, objekt aq te cuditshem sa U.S Air Force leshoi nje deklarate per shtyp ku thuhej se nje UFO fluturues ishte perplasur.

Shume shpejt kjo histori u be nje prej legjendave Urbane me te medha ne historine e Amerikes.

Deri tani ka akoma shume njerez qe e vene ne dyshim nese ka patur apo jo ndonje perlasje, nderkohe qe ka edhe shume te tjere qe e besojne symbyllur qe nje perplasje e tille ka ndodhur.

Tani ne nje interviste ekskluzive Richard French, nje pjesetar i Air Force Lt. Col. i dale ne pension tha per Huffington Post qe ne fakt ishin dy perplasje. Kjo deklarate e tij eshte shume interesante vecanerisht pasi me pare ka qene vete French qe i hidhte poshte historite me UFO.

"Ne fakt ne Roswell kane ndodhur dy perplasje dhe kete gje shumica e njerezve nuk e dine." - tha French per HuffPost.

"E para u godit nga nje aeroplan eksperimental i Shteteve te Bashkuara qe po fluturonte jashte White Sands."

French, qe ne ate kohe ishte ne Almagordo u tregua shume specifik ne menyren e te treguarit se si sipas tij ushtria hodhi ate qe ai mendon te ishte nje anije kozmike nga nje bote tjeter.

"Kur ata e goditen ate me pulse elektromagnetike, iu prishen te gjitha gjerat elektronike dhe si pasoje UFO nuk mundej me te vetekontrollohej." - tha French i cili ka qene ne shume misione ne Kore dhe ne Juglindje te Azise.

Nje tjeter oficer i dale ne pension e ve ne dyshim historine e treguar nga French.

"Asnje mundesi. Zero mundesi!" - tha John Alexander, i cili per shkak te pozites se tij, ne vitet 1980 mundi te kishte akses tek dokumentat dhe te dhenat zyrtare ne lidhje me UFO-t.

Ai krijoi nje grup zyrtaresh dhe shkencetaresh te cilet percaktuan se, nderkohe qe UFO-t jane te vertete, ata nuk munden te gjenin asnje te dhene qe ka patur ndonje mbulim zyrtar ne ate kohe.

"Ne vitet 1980 isha une ai qe zhvilloja te gjitha sisemet e armeve me energji pulsimi. Nuk do te mund ta kishim bere ate ne ate kohe. Ne vitet 1960 , ata kishin sisteme me lazer por ishte gjithcka shume e limituar dhe ne ate kohe nuk ka patur ende arme me lazer ne gjendje funksionimi," - tha Alexander, i cili eshte duke punuar per te patur amnisti per personelin e ushtrise te cilet deshirojne te flasin ne lidhje me eksperiencat e tyre me UFO.

Pervec titullit kryesor fillestar te gazetes qe deklaronte se ushtria kishte kapur nje UFO jashte Roswell, Air Force e mbylli ceshtjen e Roswell, duke deklaruar qe identiteti i objektit ishte nje balone e survejimit ne lartesi te medha, me emer kodi: Mogul.

Por pasi deshmitare okulare, duke perfshire ketu edhe personel te ushtrise filluan te tregonin historite e tyre ne lidhje me ngjarjen e vertete dhe me mbulimin nga qeveria, disa kerkues kembengulen qe ne fakt ishte UFO cfare u perplas ne Roswell.

Megjithate, gjithcka nuk eshte qartesuar ende./info/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi