Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Denim me vdekje sepse kane kercyer e kane kenduar Empty Denim me vdekje sepse kane kercyer e kane kenduar

Tue 29 May 2012 - 16:58
Kater gra dhe dy burra jane denuar me vdekje, ne veri te Pakistanit, per shkak se kanekenduar dhe kercyer ne nje dasem.Autoritetet fetare te Pakistanit kane publikuar një dekret pasi kane pare videon e bërë nga telefoni, ne te cilën shfaqeshin gjashte persona qe argëtoheshin gjate një dasme. Ceremonia ishte zhvilluar ne një fshat te izoluar ne zonën malore te Kohistan-it, e cila ndodhet176km ne veri te kryeqytetit Islamabad.

Ligjet e tyre fisnore ndalojnë rreptësishtë përzierjen e burrave dhe grave gjate një martese. “Autoritetet fetare lokale publikuan një dekret me ane të së cilit urdhëronin vdekjen e katër grave dhe dy burrave qe shfaqeshin ne video”- ka deklaruar për AFP-ne një polic.

“Ishte menduar qe ishin burrat ata qe do vriteshin te paret, por ata ia mbathen. Femrat aktualisht po mbahen ne siguri te plote. Kam dërguar një ekip qe te kujdeset për to dhe pres te reja”- ka vazhduar te thotë ai.

Ne fakt gjithçka ka ndodhur si pasoje e një grindjeje ndërmjet dy fiseve. “Është një rivalitet ndërmjet dy fiseve. Videoja është montuar ne atë mënyrë qe te përgojohet njeri fis.”-ka deklaruar polici. Sipas Komisionit te të drejtave te njeriut ne Pakistan, ne vitin 2011 janë vrare rreth 943 vajza dhe gra për shkak se kane cenuar nderin e familjes.
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Denim me vdekje sepse kane kercyer e kane kenduar Empty Re: Denim me vdekje sepse kane kercyer e kane kenduar

Tue 29 May 2012 - 18:37
mesa kuptoj une ne foto po kercejne tango, pse keto fshataret pakistaneze tango kercejne ne dasma? Denim me vdekje sepse kane kercyer e kane kenduar 3631317773
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi