Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Dënim me vdekje për babain që torturonte të bijat me hekur të nxehtë? Empty Dënim me vdekje për babain që torturonte të bijat me hekur të nxehtë?

Fri 6 Jul 2012 - 18:32
Dënim me vdekje për babain që torturonte të bijat me hekur të nxehtë? Image-300x22429 vjeçari Hamad Saod Al Sherawi nga Dubai akuzohet për vdekjen e vajzës së tij 8 vjeçare dhe për torturimin e vajzës tjetër një vit më të vogël duke përdorur hekura dhe armë paralizuese.

Fatkeqja Wadiyma nuk i përballoi dot torturat dhe mbylli sytë përgjithmonë. Ndërsa motra e saj, Meyra, mbeti invalide, si pasojë e keqtrajtimit të babai të saj, por edhe të së dashurës së tij Al Anood Mohammad Al Ameri, e cila ishte edhe shtatzënë!

Çifti akuzohet se përdori hekur të nxehtë, ujë të nxehtë dhe armë paralizuese në trupat e njomë të vogëlusheve. Gjithashtu, ata i mbyllnin në banjë, në dollap apo i linin shumë orë pa bukë e ujë.

27-vjeçarja Al Ameri e pranoi fajin e saj. Ndërsa babai i dy vajzave tha se është i pafajshëm, duke këmbëngulur se i vetmi faj që bëri, ishte të fshihte trupin pa jetë të së bijës, kur i mbeti në duar.

Sipas prokurorisë, dy vogëlushet u torturuan për plot gjashtë muaj… Ndaj, prokuroria do të kërkojë dënim me vdekje! /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi