Një në tre shqiptarë ka një borxh pa shlyer
Sun 5 May 2013 - 14:04
Kreditë e këqija arrijnë në 24. 5 %. Bizneset e mëdha nuk investojnë, heqin dorë edhe për kërkesa për kredi. Hua vetëm për pagat dhe shpenzimet operative
Ornela Manjani
-Bizneset në Shqipëri nuk gjenerojnë të ardhura as për të shlyer pagat e punonjësve dhe shpenzimet operative. Kreditë e këqija kanë arritur në 24. 5 % të totalit të portofolit të kredisë, ndërsa rreth 33 % e shqiptarëve kanë një borxh për të shlyer. Kjo është pasqyra ekonominë në vend, sipas raportit të Bankës së Shqipërisë mbi Stabilitetin Financiar për 6 mujorin e dytë të vitit 2012. Nga totali i kredisë së marrë nga biznesi, 37.3 % e saj është kredi për shpenzime korrente dhe 30.2 % është kredi për investime. Për 63.7 % të kredisë biznesi ka lënë si kolateral pasuri të paluajtshme. Nga vrojtimi i Bankës së Shqipërisë, i publikuar një ditë më parë, në 727 biznese të mëdha, 83.7 % e tyre kanë deklaruar se nuk do të marrin kredi vitin që vjen. Afro 53.6 % e biznesit të pyetur pohojnë se kanë një hua për të shlyer. Biznesi ka depozituar në banka më pak para si depozita, se sa niveli i huasë që ka tërhequr, duke krijuar një debi prej 288.4 miliardë lekë ndaj sistemit bankar. Ndërkohë, edhe kredia për individët është ulur në këtë periudhë. Shumica e individëve kanë marrë hua për të blerë pasuri të paluajtshme, çmimet e së cilës në 2012 rezultojnë më të ulëta. Vrojtimi mbi 1210 individë në 16 rrethe, nxjerr në pah se 33 % e tyre kanë deklaruar se kanë një hua për të paguar. Burimi i huamarrjes për 54 % të këtyre individëve është informal, çka do të thotë se kanë marrë para borxh tek njëri-tjetri. Kredia e marrë nga individët është në vlerën 674.3 miliardë lekë. Vihet re se kredia e individëve është afatgjatë në 79 % të saj. Përsa i përket nivelit të depozitave ato janë rritur, por ritmi i rritjes është më i ulët se 6-mujori i parë. Depozitat u rritën me 3.1 %. Depozitat janë në valutë dhe në lekë në nivele thuajse të njëjta, secila 500 miliardë lekë. Në gjysmën e dytë të vitit 2012, për skenarët e supozuar nga Banka e Shqipërisë, niveli i kapitalizimit të sektorit mbetet mbi nivelin minimal të kërkuar prej 12%. Skenari bazë i ndërtuar nga Banka e Shqipërisë supozon një rritje ekonomike prej 1.43%, një mbiçmim të lekut me 1.7% dhe një rritje të totalit të kredisë me 4%. Faktorët me kontributin kryesor në shtrëngimin e standardeve të kredisë për bizneset ishin: problemet specifike të sektorit ku zhvillon aktivitetin ndërmarrja, gjendja e huave me probleme në sistemin bankar dhe situata makroekonomike në vend. Nga ana tjetër, ashtu si dhe në tremujorët e mëparshëm, gjendja e likuiditetit dhe konkurrenca në sistemin bankar kanë ndikuar në lehtësimin e standardeve të kredidhënies për bizneset. Niveli aktual ose i pritshëm i likuiditetit të bankës, konkurrenca në sistemin bankar dhe vendimet e Bankës së Shqipërisë, përfaqësojnë faktorë me ndikim në kahun lehtësues të standardeve të kredisë për individë. Huatë me probleme, zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe gjendja financiare e individëve kanë vijuar të kontribuojnë në kahun shtrëngues të standardeve të kredidhënies për individët.
Opinion/Ermelinda Meksi
Anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë
Kredia e re nuk ekziston
Kreditimi është në minimumet historike, ku kredia e re po shkon drejt zeros. Kjo ka ardhur për një sërë faktorësh, të cilët kanë sjellë edhe frenimin e rritjes ekonomike. Efekti i i parë i krizës në Shqipëri u ndje me rënien e remitancave, të cilat ishin një faktor i rëndësishëm për familjet dhe për biznesin. Më pas filluan të bien të ardhurat për biznesin si pasojë e rënies së konsumit, u rritën kreditë e këqija bankat shtrënguan kushtet e kreditit dhe ajo që shikoj unë sot si efekt i krizës janë treguesit shumë të qartë të rritjes ekonomike të cilat nga 7. 8 %, sipas INSTAT që ishte në vitin 2008, në vitin 2012 ky tregues ishte 1. 6 %. po kështu kemi edhe rënien tashmë jo të rritjeve të rritjes së të ardhurave, por rënien nën nivel të të ardhurave reale të cilat për vitin 2012 ishin rreth 3. 78 % në raport me vitin 2010. Një tjetër tregues tjetër që shfaq treguesin e krizës, që jep efekte është që shtesa e kreditimit, ndërsa ishte rreth 100 miliardë lekë, vetëm shtesa në vitin 2008, po të shikojmë nga maji i vitit 2012, shtesa e kreditit nuk ekziston, nga maji deri në shkurt kemi stanjacion. Janë këto faktorë që tregojnë krizën, që tashmë është evidente
Forcohet euro, shkak rritja e kërkesës
Gjatë javëve të fundit, monedha e përbashkët Evropiane është forcuar lehtë në kursin e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, në ditët e fundit të muajit Prill, euro arriti edhe vlerën më të lartë për këtë vit, me 140.8 lekë. Ekspertët e këmbimit valutor shprehen se forcimi i euros në këtë periudhë të vitit është një fenomen pak a shumë i zakonshëm sezonal, që lidhet me kërkesën e lartë për valutë në treg. Kjo periudhë e vitit përkon me mbylljen e bilanceve të korporatave të huaja dhe me transferimin e fitimeve për tek aksionerët e tyre jashtë Shqipërisë. Fitimet konvertohen në euro në tregun valutor, çka sjell rritje të kërkesës dhe forcim të monedhës së përbashkët Evropiane ndaj lekut.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi