Xhamia e parë nën ujë në Arabinë Saudite
Mon 6 May 2013 - 23:54
Një grup zhytësish privat nga Arabia Saudite ia dolën ta ndërtojnë xhaminë e parë nën ujë Konstruksionin e xhamisë e punuan nga tubat plastike të mbushura me rërë nën ujin e brigjeve veriperëndimore të qytetit të Tebukut, në afërsi të kufirit me Jordaninë.
“Një nga kolegët tanë erdhi në këtë ide verën e kaluar, prandaj ne vendosëm të provojmë që ta bëjmë atë.
Në momentin kur e përfunduam ndërtimin e xhamisë ishte koha e namazit të ikdindise kështu që ne e falëm namazin e parë nën ujë në botë.”, tregon zhytësi Hamadan bin Salim Al Masoudi.
Trendi për strukturat nënujore vjen disa ditë pasi janë bërë të ditur planet për ndërtimin e një seri hotelesh nënujore në emirate. Në një deklaratë të lëshuar më 2 maj, Drydocks World tha se ka nënshkruar një marrëveshje me një kontraktues zviceran për zhvillimin e një World Discus Hotel, i cili do të jetë pjesërisht i zhytur nën det.
“Në të ardhmen do të ndërtojmë pesë hotele nën ujë. Secili prej tyre do të kushtojë mes 50 dhe 120 milion dollarë, varësisht nga dizajni”, tha njëri nga konstruktorët e hoteleve nënujore.zhurnal-al

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi