Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Kuvajti i gatshëm të ndihmojë Kosovën aty ku ka nevojë më së shumti Empty Kuvajti i gatshëm të ndihmojë Kosovën aty ku ka nevojë më së shumti

Tue 7 May 2013 - 12:24
Kuvajti i gatshëm të ndihmojë Kosovën aty ku ka nevojë më së shumti Ekuiliber1585-300x198

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga nënkryetarët: Sabri Hamiti e Glauk Konjufca dhe deputeti Nait Hasani, në kuadër të vizitës zyrtare në Kuvajt, është pritur sot në takime të ndara nga Emiri i Kuvajtit, Sheikh Sabah al-Ahmed al-Jaber al-Sabah, kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Ali Fahad Rashed Al-Rashed dhe kryeministri Sheikh Jaber Al-Mubarak Al-Hamad Al-Sabah.

Duke i uruar mirëseardhje kryetarit Krasniqi dhe delegacionit që e shoqëron, udhëheqësit kuvajtianë shprehën kënaqësinë për vizitën, për të arriturat e Kosovës dhe për njohjen e saj ndërkombëtare. Duke shprehur dëshirën dhe gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve e bashkëpunimit midis dy vendeve, ata theksuan theksuan se kjo vizitë është një mundësi e mirë për tu njohur me zhvillimet në të dyja vendet dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet parlamenteve respektive.

Emiri i Kuvajtit theksoi se marredheniet midis vendit të tij dhe Kosovës do të vazhdojnë të thellohen edhe më shumë në të ardhmen në të gjitha fushat.

“Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën aty ka nevojë më së shumti. Fondi për Kuvajt është i gatshëm të ndihmojë në çdo projekt qeveritar të studiuar mirë”, theksoi Emiri i Kuvajtit Sheikh Sabah al-Ahmed al-Jaber al-Sabah.

Krymenistri kuvajtian, Sheikh Jaber Al-Mubarak Al-Hamad Al-Sabah, ndërkaq, theksoi se vizita delegacionit nga Kosova është mundësi e mirë e njohjes nga afër me zhvillimet politike dhe ekonomike në të dy vendet dhe shtroi nevojën që në të ardhmen të shkëmbehen edhe më shumë vizita zyrtare. Kryeministri i Kuvajtit tha se ekzistojnë mundësi të shumta të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Ali Fahad Rashed Al-Rashed, i cili delegacionit nga Kosova i uroi mirëseardhje në aeroport, falenderoi kryetarin Krasniqi për vizitën dhe theksoi gatishmërinë për të komunikuar edhe me vendet e tjera islamike për njohjen e Kosovës.

Kryeparlamentari Krasniqi falënderoi mikpritësit për pritjen e ngrohtë e miqësore dhe shprehu kënaqësisë për vizitën që po i bënë Kuvajtit mik, për njohjen e Republikës së Kosovës e për mbështetjen e vazhdueshme në institucionet kryesore ndërkombëtare, sidomos në OKB dhe në OKI (Organizatës së Konferencës Islamike ) nga ana e Kuvajtit.

“Unë jam këtu për të shprehur edhe njëherë gjithë mirënjohjen e vendit dhe popullit tonë për miqësinë e sinqertë dhe për mbështetjen e pakursyer që na keni dhënë, si dhe për të rikonfirmuar ndjenjat tona të larta të miqësisë së përhershme me Kuvajtin dhe popullin e tij të mrekullueshëm. Republika e Kosovës dëshiron të thellojë marrëdhëniet me Kuvajtin mik në të gjitha fushat, si partnerë strategjikë, në dobi të interesave e të bashkëpunimit reciprok dhe të miqësisë midis dy vendeve dhe popujve tanë. Presim që Kuvajti të vazhdojë mbështetjen për njohjen e Kosovës edhe te vendet e tjera arabe e islamike që ende nuk e kanë bërë këtë”, theksoi kryetari Krasniqi.

Kreu i Kuvendit të Kosovës i njoftoi udhëheqësit shtetërorë kuvajtianë me zhvillimet aktuale në vendin tonë, duke theksuar se Kosova ka arritur zhvillim të rëndësishëm në procesin e fuqizimit të pozitës së saj ndërkombëtare, njohjen e pavarësisë nga shumica e vendeve anëtare të OKB-së, synimet perspektive drejt integrimeve evropiane, anëtarësimin e saj në familjen e madhe të Kombeve të Bashkuara dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Kryeparlamentari Krasniqi paraqiti të arriturat e Kosovës, sidomos pas shpalljes së pavarësisë, siç është ndërtimi i institucioneve demokratike, vendosja e një rendi kushtetues demokratik e modern, ngritja ekonomike dhe stabiliteti shoqëror e politik, njohja ndërkombëtare e pavarësisë, anëtarësimi në FMN, BB, e BERZH, vendosja e marrëdhënieve miqësore me shumë vende etj.

“Në këto vite kemi krijuar marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e rajonit, përveç Serbisë, me të cilën, së fundi janë duke u bërë përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve”, vlerësoi kryeparlamentari Krasniqi.

Në vazhdim, Krasniqi theksoi se Republika e Kosovës është shumë e interesuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Kuvajtin, si partnerë strategjikë, në dobi të interesave e të bashkëpunimit reciprok dhe të miqësisë midis dy vendeve , duke inkurajuar kështu investitorët kuvajtianë që të vijnë dhe të zhvillojnë biznese në Kosovë.

Krasniqi inkurajoi mikpritësit edhe për hapjen e një banke të Kuvajtit në Kosovë, e cila do të ndikonte pozitivisht në zhvilimin ekonomik të Kosovës.

Kreu i legjislativit të vendit i njofoi ata edhe me punën dhe përbërjen e Kuvendit, funksionet e tij dhe aktivitete të ndryshme parlamentare.

Me qëllim të thellmit të bashkëpunimit paralmentar, kryetari Krasniqi iu shprehu udhëheqësve të Kuvajtit dëshirën dhe gatishmërinë për të formuar së shpejti Kuvendin i Kosovës grupin e miqësisë me Asamblenë Kombëtare të Kuvajtit, hap ky që do ta begatojë frymën e bashkëpunimit dhe të miqësisë ndërmjet dy parlamenteve dhe shteteve.

Delegacioni nesër do të takohet me përfaqësues të Fondit të Kuvajtit për Zhvillim./ekuiliber/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi