Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Edhe të vdekur nuk po e lënë rehat: “Michael Jackson më ngacmoi seksualisht” Empty Edhe të vdekur nuk po e lënë rehat: “Michael Jackson më ngacmoi seksualisht”

Thu 9 May 2013 - 12:05
Message reputation : 100% (1 vote)
Edhe të vdekur nuk po e lënë rehat: “Michael Jackson më ngacmoi seksualisht” KorDuket se yllin e muzikës pop Michael Jackson nuk po e lënë të qetë edhe pas vdekjes. Kështu, Wade Robson, një koreograf i njohur, deklaron se mbreti i pop-it e ka ngacmuar atë seksualisht që në moshën 7 vjeç në Neverland Ranch, ku ai ftohej shpesh në festa. Sipas, Robson ngacmimet kanë zgjatur deri në moshën 14 vjecare ndërsa ai vetë ka vuajtur nga ndrydhja e kujtesës.
“Robson pati mungese oreksi, ankth dhe kjo nisi në vitin 2010 për të shpërthyer në vitin 2011. Shpërthimet e tij nervore ishin kaq të mëdha sa la përgjysëm karrierën dhe u mbyll në shtëpi. U bë i paaftë për punë dhe të përmbushte detyrimet e tij. Më pas i tregoi familjes së tij se Michael Jackson e kishte ngacmuar seksualisht”, shprehet një burim nga familja e të riut.
Familja e tij shton se Robson nuk po e bën këtë për para, pasi “ka pasuri mjaftueshëm” ndërsa avokati i familjes Jackson, Howard Weitzman theksoi se kjo që po bën koreografi është e papranueshme dhe gënjeshtër.
“Dy herë në gjyqe është betuar që Michael nuk ka bërë kurrë gjë të keqe kundër tij. Tani 4 vjet pasi ai është ndarë nga jeta kemi dëgjuar gjëra të çuditshme sa dhe kjo deklaratë.”, u shpreh avokati./alb-observer.com/
Edhe të vdekur nuk po e lënë rehat: “Michael Jackson më ngacmoi seksualisht” Kor1
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi