Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Më bën të ndihem si një Paris Hilton” Empty “Më bën të ndihem si një Paris Hilton”

Sat 11 May 2013 - 13:24
Daniela Pajaziti, 17-vjeçarja durrsake e shpallur “Miss Durrësi”, ka folur pa doreza për lidhjen e saj me këngëtarin Noizy. Kështu, një prej vajzave më të përfolura në botën e miss-eve dhe shoëbiz-it shqiptar ka rrëfyer se është njohur me këngëtarin në një set fotografik të fotografit Armand Sallabanda ku ai i bëri ftesën për të qenë vajza që do ta shoqëronte gjatë setit për një kopertinë reviste.
“Ai është njeriu më i ëmbël që kam takuar, të dhuron dashuri pafund… Ai do të mbetet i veçantë për mua, sepse është një njeri me zemër të madhe dhe plot energji pozitive.”, thotë ajo në një intervistë mediatike.Më tej thotë se nuk është aspak e vërtetë ajo që thotë për femrat se gjoja i do vetëm për të shkuar në shtrat: “Noizy e vlerëson në maksimum femrën, një gjë të tillë bën edhe me mua… Të bën të ndihesh si një Paris Hilton në Shqipëri… Vërtet, ka cilësi të një djali që rrjedh nga një familje me vlera dhe jo kështu siç thuhet. Ne s’kemi këtë lloj degradimi me njëri-tjetrin, kemi një raport për t’u pasur zili.”

Në harkun e një viti Daniela ka pasur fatin të jetë modele nëpër sfilata në Shqipëri, Kosovë, Fashion Ëeek Milano në dhjetor etj, ndërsa sot ajo është një nga 20 pretendentet për kurorën e “Miss Albania 2013”./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi