Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Punon kali, ha gomari, kjo është meritokracia tek shqiptarët…! Empty Punon kali, ha gomari, kjo është meritokracia tek shqiptarët…!

Sun 12 May 2013 - 14:11
Punon kali, ha gomari, kjo është meritokracia tek shqiptarët…! Faik3-300x177
Punon kali, ha gomari, kjo është meritokracia tek shqiptarët…!
Nga Faik KRASNIQI
…Punon kali, ha gomari…sa herë ndodh ta verifikojmë diçka të tillë?
Është një përvojë e cila nuk mungon tek askush, por shumë rrallë na shkon mendja për to, vetëm në ato raste kur e konsiderojmë si një padrejtësi, (që… na… më shumë se sa …i… bëhet…përndryshe as që na shkon nëpërmend diçka e tillë…Se mos ajo që na shkon ndërmend është e programuar!!! Jo, thuajse nuk varet prej nesh, dua të them se përgjithësisht, mendimet tona janë të pavarura prej nesh, sikur të bëhet fjalë për një qënie brenda qënies!!! Ose ndoshta është vetvetja që na ve në lojë! Padrejtësia zbulon meritat dhe natyrën e ndryshueshme të tyre), pra, konceptohet si padrejtësi vetëm në kushtet e vlerës reale. Shpesh të indinjuar themi se nuk ishte i denjë për këtë apo atë gjë. Në rastin më vulgar për notën që mori sepse kopjoi. Dhe ajo që na indinjon nuk është fakti i kopjimit, por kur dëgjon se pikërisht iksi ose akshi, kapi një vend pune të mirë. Atë çast në kujtesë troket ajo që ka ndodhur realisht dhe mendojmë se ishte rezultat i kopjimit, ndaj e gjykojmë të pamerituar.
Punon kali, ha gomari, kjo është meritokracia tek shqiptarët…! Gomar-300x255
Shpesh meritat janë vlera që ndahen me të tjerë, në ato raste kur realizimi i diçkaje kërkon mbështetjen e një ose më shumë të tjerësh. Në këtë rast kemi dallim, ndërthurje dhe kundërshti midis meritash.
Dallim; shikojmë Merita individuale dhe Kolektive.
Ndërthurje; domosdoshmëri për të realizuar qëllimin.
Kundërshti; kontributi jepet ose dhurohet në bazë të aftësive të secilit.
Dominojnë individët e aftë, por jo gjithmonë meritat janë të tyret. “Punon kali, ha gomari”, thotë një fjalë e urtë. Merita individuale duke qënë në folenë asaj kolektive, jo gjithmonë ushqen dëshirë (dikush merr pjesë sepse ndjehet i detyruar, por në fund të realizimit “gëzon” të njëjta merita).
Duke iu rikthyer idesë fillestare të shkrimit, ne thuajse asnjëherë, në kushte normale, nuk futemi në meritë të Meritave. Është njëlloj mbrojtje instiktive? Ja një pyetje tjetër që mbetet enigmë. Sidoqoftë, qetësohemi duke menduar se nuk kemi as meritë as edhe faj për gjithë sa ndodh. Indiferencë apo jo?! Mbetet një problem për t’u zgjidhur.
Aristoteli dallonte katër nga format më të rëndësishme, por vetëm dy prej tyre i quante të vërteta:
- Ai që është i denjë për gjëra të mëdha e që beson në diçka të tillë.
- Ai që meriton pak dhe e di pikërisht këtë gjë.
- Ai që duke merituar pak, beson se meriton shumë.
- Ai që duke merituar shumë beson se meriton pak.

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë së”ALEANCA KUQ E ZI”)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi