Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ndahet nga bashkëshortja, e ekzekutojnë njerëzit e gruas për hakmarrje Empty Hipin në të njëjtën taksi për Përmet, pasagjeri qëllon për vdekje pasagjerin tjetër

Mon 13 May 2013 - 22:44
Ndahet nga bashkëshortja, e ekzekutojnë njerëzit e gruas për hakmarrje 92I hipën të njëjtës taksi dhe po udhëtonin për në Përmet por papritmas njëri prej pasgjerëve qëllon për vdekje pasagjerin tjetër dhe largohet në drejtim të paditur.

Burime nga policia thanë për alb-observer.com se se viktima është shtetasi Andi Naci 27-vjeç.
Ndërkohë nga hetimet paraprake mësohet se ai udhëtonte në të njëjtën mjet me autorin e krimit. Viktima dhe autori kanë hipur si pasagjerë në të njëjtën taksi tek Ura e Leklit.
Menjherë pas ngjarjes policia është vënë në kërkim të autorit si dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjareje./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ndahet nga bashkëshortja, e ekzekutojnë njerëzit e gruas për hakmarrje Empty Ndahet nga bashkëshortja, e ekzekutojnë njerëzit e gruas për hakmarrje

Tue 14 May 2013 - 13:29
Duket se janë zbardhur arsyet e ekzekutimit në taksi të 28 vjecarit Andi Naçi, inspektor i Agjencisë së Mjedisit në Gjirokastër. Sipas taksistit, Robert Çoka, pasi kanë kaluar Grykën e Këlcyrës , shumë afër qytetit te Permetit, pasagjeri i panjohur i ka kërkuar atij që të ndalonte taksinë me pretekstin se do të kryente nevoja personale . Ndersa 46 vjeçari ka ndalur makinën, vrasësi ka hapur derën , dhe kur nuk kishte dalë ende nga makina plotësisht, ka qëlluar me armë zjarri drejt 28 vjecarit.
Në shkrepjen e parë pistoleta nuk qëlloi. Por ai e shkrepi për së dyti me një shpejtësi të madhe , aq sa unë dhe viktima nuk patëm mundësi reagimi”, ka dëshmuar taksisti në polici.

Mësohet se 28 vjeçari ishte baba i një fëmije një vjeç e gjysmë dhe ishte ndarë nga bashkëshortja e tij me origjinë nga Burreli. Ata nuk ishin divorcuar ende ligjërisht, megjithatë nga hetimet paraprake dyshohet se të afërm të bashkëshortes e kanë ndjekur viktimën dhe e kanë vrarë./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi