E qëllon me thikë në zemër 15 vjeçarin pasi e mund në një luftë virtual në internet
Tue 14 May 2013 - 13:31
15 vjeçari Fatos Daçi, i cili u qëllua me thikë në zemër ditën e djeshme, ka humbur jetën për shkak të një loje virtual në internet.
“E vrava pasi u zumë për lojën në internet se kush e kishte vrarë njëri –tjetrin. Më shau. Nuk mund t’i duroja fyerjet , ndaj e vrava’’, u shpreh 18 vjeçari Xhulio Xheka, autor i krimit. Edhe dëshmitarët okularë shprehen se dy adoleshentët që ishin banorë të një lagjeje, e kanë nisur sherrin pas lojës virtuale që kanë bërë në intermet teksa kanë luftuar me armë.
“Isha duke biseduar me një shokun tim këtu në anë të rrugës, vetëm kur dëgjuam një të bërtitur. Kthejmë kokën dhe pamë një fëmijë ishte shtrirë në tokë dhe po e mbulonte gjaku, ndërsa një tjetër disi më i madh dhe më i bëshëm, po vraponte përmes pallateve me thikë. Shkuam për të ndihmuar fëmijën. Na kapi paniku, pasi plaga nga po rridhte gjaku ishte në zemër. Kërkuam ndihmë nga personat që kishin aty pranë bizneset dhe e transportuam për në spital’,shprehet një dëshmitar okular./alb-observer.com/

Re: E qëllon me thikë në zemër 15 vjeçarin pasi e mund në një luftë virtual në internet
Tue 14 May 2013 - 13:34
Ah mjere ne me keta te priturit ne koke thuaj...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi