Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Krimi godet familjen, gruaja qëllon me thikë burrin Empty Krimi godet familjen, gruaja qëllon me thikë burrin

Fri 19 Jul 2013 - 11:07
Krimi godet familjen, gruaja qëllon me thikë burrin Thumb_250x150
Problemet e ndryshme ekonomike kanë shkaktuar incidentin e radhës në familje.

Një grua ka goditur me thikë bashkëshortin e saj duke e lënë të plagosur rëndë.

Mësohet se ngjarja u shënua në fshatin Vajkan të Fierit, ku mësohet se pas një sherri mes çiftit Besmir dhe Arlinda Asllani, 23-vjecarja ka marrë thikën dhe ka goditur disa herë burrin e saj.

Mësohet se burri është trasportuar në spital dhe gjendja e tij është shumë e rëndë./alb-obsrver.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Krimi godet familjen, gruaja qëllon me thikë burrin Empty Re: Krimi godet familjen, gruaja qëllon me thikë burrin

Sat 20 Jul 2013 - 16:58
Bashkëshorti 32-vjeçar: Gruaja më qëlloi me thikë kur po pinim raki
Krimi në familje është në kulmin e lulëzimit të vet në vendin tonë. Një nga arsyet kryesore është varfëria, që shoqërohet më pas me doza të mëdha xhelozie, e cila i çon familjarët në veprime ekstreme.

Një nga këto ngjarje të tmerrshme ka ndodhur edhe në fshatin Vajkan të Fierit. Por këtë herë viktima është bashkëshorti, që është qëlluar me thikë nga gruaja e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në familjen Asllani. 23-vjeçarja Arlinda Asllani, nënë e dy fëmijëve, ka qëlluar me thikë bashkëshortin e saj 32-vjeçar. Nuk ndodheshin në ambientet familjare, por në një lokal pranë autostradës Fier – Lushnje. Çifti ka debatuar ashpër lidhur me problemet e tyre ekonomike dhe në një çast, 23-vjeçarja ka qëlluar me thikë bashkëshortin.

Burimet policore, që bënë të mundur prangosjen e 23-vjeçares, thonë se Besmir dhe Arlinda Asllani ishin nisur për në qytetin e Fierit mëngjesin e të premtes. Ata kanë ndaluar në një lokal buzë autostradës. Besmiri porositi dopio raki, por të njëjtën porosi bëri edhe Arlinda. Këtu filloi debati i ashpër mes tyre, i cili degjeneroi në plagosje të 32-vjeçarit. Arlinda thikën e mbante me vete dhe me të plagosi rëndë Besmirin.

Për fat të mirë 32-vjeçari ka shpëtuar nga rreziku për jetën, por shpëtoi edhe veshka e tij, e cila rrezikonte të dëmtohej rëndë.

Besmiri ka pohuar se nuk e mban mend mirë ngjarjen se ishte i dehur, por shtoi se e dehur ishte edhe bashkëshortja e tij, pasi edhe ajo kishte porositur një dopio raki.

Çifti debatonte herë pas here dhe shkak bëhej gjendja e rëndë ekonomike. Ata kanë dy vajza, 7 vjeçe dhe 5 muajshe përkatësisht. Arlinda Asllani është prangosur nga policia nën akuzën e tentativës për vrasje me paramendim. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi