Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dilte me një djalë shqiptar, babai qëllon me thikë vajzën Empty Dilte me një djalë shqiptar, babai qëllon me thikë vajzën

Sat 15 Mar 2014 - 23:25
Një 49-vjeçar italian ka plagosur me thikë vajzën e tij, pasi nuk donte që ajo të lidhej me një shqiptar
Dilte me një djalë shqiptar, babai qëllon me thikë vajzën Maroi%20italiani
ITALI - Një 49-vjeçar italian ka plagosur me thikë vajzën e tij, pasi nuk donte që ajo të lidhej me një shqiptar. Ngjarja ka ndodhur rreth 4 vite më parë, kur Mario Matarazzo mori vesh se vajza e tij, Evelina po dilte me një djalë shqiptar dhe i kërkoi që ta linte.

Por, vajza dukej e vendosur në zgjedhjen e vet, dhe në një moment grindjeje me të atin, ky i fundit e qëlloi me thikë, duke e lënë të plagosur rëndë. Vajza u dërgua në spital, ndërsa babai i saj Mario u arrestua nga policia, dhe më pas u dënua me tre vjet burg.

Tani pas 4 vitesh, pasi Mario ka vetëm pak ditë që ka dalë nga burgu, duket i penduar për veprimin që ka bërë, madje e mohon ta ketë bërë një gjë të tillë vetëm se, djali që vajza e tij donte ishte shqiptar.

Mario sqaron se vajza e tij ishte lënduar një herë më parë, nga një djalë tjetër, i cili e kishte lënë shtatzënë dhe më pas e kishte braktisur.

“Fëmijën e rritëm ne. Madje tani ajo më thërret babi”, tregon Mario, teksa shton se, nuk dëshironte që t’i ndodhte e njëjta gjë me shqiptarin.

Sipas Marios kjo ishte arsyeja pse ai e kundërshtoi vajzën e tij, që të dilte me Leon, djalin nga Shqipëria, me të cilin Evelina tashmë bashkëjeton dhe madje ka edhe një fëmijë.

Pas 4 vitesh, Evelina e ka falur babanë e saj, ndërsa ky i fundit thotë se ka mësuar shumë gjëra nga qëndrimi në burg, madje edhe profesione të tilla si kopshtar dhe mekanik. Apeli i tij është: “Njoh mekanikën dhe elektronikën. Nëse dikush ka nevojë për këto dy profesione, mendoni për mua”.

/Shekulli Online/ E.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi