Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kanada, i riu ka jetuar për 3 vite me thikë të ngulur shpinë Empty Kanada, i riu ka jetuar për 3 vite me thikë të ngulur shpinë

Thu 16 May 2013 - 14:54
Kanada, i riu ka jetuar për 3 vite me thikë të ngulur shpinë Knife-in-back2

Kanada, i riu ka jetuar për 3 vite me thikë të ngulur shpinë Knife-in-back%20-%20Copy

Kanada, i riu ka jetuar për 3 vite me thikë të ngulur shpinë Knife-in-back1%20-%20Copy
Një i ri kanadez po mendon seriozisht për të denoncuar mjekët, pasi zbuloi se për tri vite me radhë kishte pasur të ngulur majën e një thike në shpatull.

Billy McNeely, aktualisht 32 vjeç, kishte rënë pre e një agresioni tre vite më parë, teksa po kthehej në shtëpi, kur u qëllua me pesë thika.

U dërgua në spitalin më të afërt, ku mjekët i mjekuan plagët, por me sy të lirë nuk kishin pikasur gjë dhe nuk i kishin kryer analiza më të hollësishme.

Por njëra nga plagët në shpatull dukej se nuk po shërohej mirë, ndërsa mjekët i kishin thënë se kjo gjë vinte për shkak të “dëmtimit të nervave”.

Sa herë që kalonte në pajisjet e sigurisë që lokalizonin metalet, sinjali binte gjithmonë, çka bëri që Billy, nga një shenjë në shpatull të ndjejë një dhimbje më të thellë, ku pasi iu nënshtrua ekzaminimeve të mëtejshme, iu gjet dhe më në fund iu nxor një thikë.

“Jam më shumë se i mërzitur me sistemin shëndetësor. Duhet të mi kishin bërë rrezet X qysh në moment. Mund të kishte pasur infeksione më të renda”, shprehet McNeely.

/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi