Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çfarë zbulojnë këpucët për femrat dhe meshkujt?  Empty Çfarë zbulojnë këpucët për femrat dhe meshkujt?

Thu 16 May 2013 - 21:45
Më thuaj çfarë këpucësh ke veshur, të të them kush je. Këpucët zbulojnë personalitetin e atij që i ka veshur, thonë studimet.Sipas një studimi të mëparshëm të Universitetit të Kansasit, pjesëmarrësit ishin në gjendje që të përcaktonin saktë të dhënat e personave vetëm duke parë këpucët e tyre. Nuk ishte aspak e vështirë për të anketuarit të gjenin gjininë, moshën, të ardhurat, madje edhe mënyrën sesi personat i ndërtonin marrëdhëniet e tyre shoqërore dhe dashurore.Këpucët e shtrenjta u përkisnin personave me të ardhura të mëdha, këpucët që binin shumë në sy dhe me ngjyra u përkisnin personave që shqetësohen më shumë për pamjen e jashtme sesa për ndjenjat dhe këpucët jo të reja, por të pastra, u përkisnin personave me ndërgjegje të lartë.

“Pavarësisht të dhënave që lëshojnë këpucët, ato nuk munden kurrsesi të përcaktojnë shkallën e bukurisë dhe tiparet e fytyrës së një personi”, u shprehën studiuesit e Universitetit të Kansasit.

Çfarë tregojnë këpucët për femrat?

Këpucët balerina. Këto lloj femrash preferojnë të mos rriten shpejt, ato dëshirojnë të jenë akoma fëmijë dhe “princesha e babait”. Këto vajza janë përgjithësisht romantike.

Sandalet me takë të lartë. Keni përpara jush një vajzë që mendon se këpucët janë një objekt më i shtrenjtë nga ç’duken për shumicën e njerëzve. Ka shumë mundësi që ajo të ketë një koleksion të pafund këpucësh në shtëpi. Femrat që veshin sandale me taka të larta janë të organizuara mirë.

Çizmet me qafa të gjata dhe me taka të larta. Femrat që i veshin këto lloj çizmesh nuk janë edhe aq “të pafajshme”, ka shumë mundësi që ato të kenë përvoja të shumta seksuale.

Këpucët e sheshta. Këto vajza mund të mos jenë edhe shumë të dhëna pas modës, atyre u pëlqen më shumë rehatia e trupit dhe këmbës. Janë të thjeshta, por mund të shndërrohen papritur në “vajza të këqija”.

Sandalet me taka të larta dhe me rripa. Këto femra nuk janë edhe aq të lehta për t’u kuptuar. Atyre u pëlqen të ndjekin modën dhe kanë shumë vetëbesim. Në mjedise normale këto vajza nuk janë shumë të dhëna pas meshkujve, por në festa kalojnë një kohë të këndshme me ta.

Atletet. Tregojnë se keni të bëni me një vajzë të shtruar, që po i merr gjërat ngadalë, shumë e dhënë pas muzikës dhe shumë origjinale në marrëdhëniet me meshkujt dhe femrat. Kushtojini rëndësi këtyre vajzave, ato janë një surprizë e llojit femëror.

Këpucë leopard, me majë dhe takë. Këto femra e dashurojnë modën, por nga ana tjetër janë shumë të dhëna pas lojërave seksuale. Ndonëse në dukje të vështira, ka mundësi që të mos bëjnë jetën e shtrenjtë që pretendojnë.

Çfarë tregojnë këpucët për meshkujt?

Çizmet. Mashkull me qëndrim të ngurtë, i guximshëm dhe serioz. Çizmet janë të përshtatshme jo vetëm për punë, por edhe në fundjava. Ato japin një pamje shumë mashkullore, ndonëse duhet të vishen në motin e duhur. Çizmet me pak qafë janë një kombinim i mirë për meshkujt, që dëshirojnë të përziejnë pamjen e punës me atë të modës dhe fundjavës.

Shapkat. Janë një tregues i mirë për një mashkull, që kërkon të çlodhet dhe të duket i shkujdesur. Edhe këtë verë sandalet dhe shapkat e hapura do të jenë shumë të përhapura mes të rinjve. Stilisti Xhuljan këshillon që të zgjidhni ngjyrat e duhura për të qenë sa më pranë gjendjes tuaj shpirtërore.

Kambalet. Mashkulli që vesh kambale është me këmbë në tokë. Atij i pëlqen të jetë serioz dhe të ruajë origjinalitetin, pa e ndjekur shumë modën, por edhe pa e lënë atë pas dore. Meshkujt që veshin kambale janë përgjithësisht shumë mashkullorë dhe me një sjellje të ngurtë.

Këpucët. Meshkujt që veshin këpucë, tregojnë se janë shumë të informuar në lidhje me botën dhe se janë të zgjuar e në njëfarë mënyre edhe të pushtetshëm. Këpucët për një mashkull janë si fustanet për një femër. Ato tregojnë shumë për të dhe i japin atij një pamje sa serioze, aq edhe të moderuar.

Atletet. Në kohët e sotme, atletet nuk janë thjesht simbol i një personaliteti sportiv. Meshkujt që veshin atlete janë bashkëkohor, trendi dhe tipa interesantë. Stilistët këshillojnë që të gjeni formën dhe ngjyrën e duhur, për t’ju afruar sa më shumë mesazhit që doni të përcillni përmes tyre.Express
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Çfarë zbulojnë këpucët për femrat dhe meshkujt?  Empty Re: Çfarë zbulojnë këpucët për femrat dhe meshkujt?

Thu 16 May 2013 - 22:21
Elegancen
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi