Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çfarë puthjesh dëshirojnë meshkujt, çfarë femrat? Empty Çfarë puthjesh dëshirojnë meshkujt, çfarë femrat?

Mon 17 Mar 2014 - 1:48
Puthjet janë njëra ndër gjërat më të bukura në botë, mirëpo pak dimë për to
Çfarë puthjesh dëshirojnë meshkujt, çfarë femrat? 18F0264F3D668A6F990F318D13EECBAC
Puthjet janë njëra ndër gjërat më të bukura në botë, mirëpo pak dimë për to.
Meshkujt dhe femrat dëshirojnë puthje të ndryshme
Siç tregojnë hulumtimet, meshkujt më shumë i dëshirojnë puthjet e lëngëta që përfshijnë edhe gjuhën dhe gojën e hapur. Femrat shpesh ankohen për shkak të puthjeve të tilla të lëngëta. Ekziston arsyeja përse meshkujt dëshirojnë puthje të tilla: goja e hapur mundëson që femrave t’u “dozojnë” sasi të vogla hormonesh të cilat ngrenë libidonë që barten me anë të pështymës. Nëse mashkulli puth femrën me javë apo muaj, libidoja e saj ngrihet pikërisht falë puthjeve të tij.
Puthja e parë gjithmonë mbahet në mend
Deri në fund të jetës mbahet në mend puthja e parë. Shumicës së femrave më lehtë u kujtohet puthja e parë se sa seksi i parë, transmeton Telegrafi. Nuk dihet saktë përse është kështu, mirëpo disa ekspertë besojnë se kjo ka lidhje me faktin që puthja e parë është akt i cili njeriun e fut në botën e seksualitetit.
Kimia nuk është kryesorja për puthje të mirë
Edhe pse midis dy individëve krejtësisht të huaj mund të nxitet kimia shumë intensive, puthjet më të mira krijohen në lidhjen në të cilën është e zhvilluar lidhja emocionale dhe siguria. Madhështia e puthjes përmban në vete mirëkuptimin dhe nevojën e personit të dashur. Kjo deri diku është e kuptueshme, sepse personi i cili ju njeh më së miri, shumë mirë e di se çka dëshironi. /Telegrafi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi