Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Drama e dy miturave: Gjyshi i djeg me cigare në ballë për inat të nuses së djalit Empty Drama e dy miturave: Gjyshi i djeg me cigare në ballë për inat të nuses së djalit

Fri 17 May 2013 - 13:15
Drama e dy miturave: Gjyshi i djeg me cigare në ballë për inat të nuses së djalit CigareNjë 62-vjeçar ka djegur me cigare në ballë dy mbesat e tij, 5 dhe 4 vjeçe, për inat të nuses së djalit. Më 6 nëntor 2012, A. Almeta ka shkuar të takonte dy vajzat e saj të mitura në kopshtin e tyre në Yrshek. Në këtë kohë, të miturat jetonin me babain e tyre, i cili për shkak të një konflikti e kishte përzënë bashkëshorten nga banesa. Përballja ka qenë tronditëse për nënën, e cila ka parë shenja djegiesh në ballin e vajzave të saj. Ajo i ka pyetur vajzat e mitura për djegien dhe ato i janë përgjigjur se i kishte djegur gjyshi me cigare në pjesën e ballit kur ato kishin qenë në gjumë. Pas kësaj, shtetasja A. Almeta së bashku me vajzat është paraqitur në Policinë Gjyqësore dhe ka bërë kallëzim penal.

Gjatë hetimeve gjyshi ka pretenduar se i ka djegur pa dashje mbesat e tij ndërsa në gjykatë ai ka pranuar se i ka djegur qëllimisht për shkak të nuses së djalit. Më 7 maj 2013, Gjykata e Tiranës e dënoi atë me 3 vjet pasi e deklaroi të fajshëm për akuzën e “dhunës në familje”. Megjithatë për shkak të gjykimit të shkurtuar, i pandehuri Almeta përfitoi uljen e një të tretës së dënimit dhe dënimi u konvertua në liri me kusht për 2 vjet./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi