Eurovision, Emmelie de Forest: “Fitoren ia dedikoj familjes sime”
Sun 19 May 2013 - 20:33
E entuziazmuar, por edhe e prekur u shfaq 20-vjeçarja Emmelie de Forest nga Danimarka, kur mësoi se ishte fituesja e edicionit të 58-të të Festivalit Europian. Madje ajo tha se nuk e kishte kuptuar që vendi i saj fitoi Eurovision, derisa e njoftoi pjesa tjetër e ekipit danez. Emmelie falënderoi të gjithë ata që e votuan dhe tha: “Jam shumë e lumtur që kam fituar në Suedi, që është atdheu i babait tim, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë dhe nuk arriti dot të më shohë të marr pjesë në këtë festival, që kaq shumë i pëlqente. Fitoren ia dedikoj nënës dhe vëllezërve të mi, që gjithmonë më kanë mbështetur dhe më kanë shoqëruar në koncerte që nga mosha 14-vjeçare”.
20-vjeçarja shtoi gjithashtu se nuk ka plane se çfarë do të bëjë në të ardhmen, por beson se axhenda e saj do të jetë e tejmbushur me koncerte. Në fund, ajo u shpreh se edhe pse nuk e di se çfarë do sjellë e nesërmja, nuk do të merrte përsëri pjesë në Eurovision. /alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi