Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

EX TIRANA LUX? Ose arroganca e të vonuarve Empty EX TIRANA LUX? Ose arroganca e të vonuarve

Sun 19 May 2013 - 23:45
Musa LLAMALLARI – TIM SHKUPI

“Të përkujtojmë: me 17 tetor u rrëzuan shtëpitë në Dizhon, me 17 tetor në plenumin, gjithashtu të 17, të PKJ-së u rrëzua komunizmi i Vllasit. Kosova u la në duar të Serbisë. Ruajna, o Zot, nga dita e 17 tetorit…!!!” – shkruar në vitin 1992.

Kurse me 17 maj 2013, pas 21 vjetëve, në Tiranë, Arian Cani, me grupin e tij, sipas shijes se një mikroborgjeze, Zina Kondi, që duhet të ndiqet nga ligjet laike shqiptare për keqpërdorim të rinisë shqiptare, të studentëve të Tetovës, pasi që asnjë prej tyre nuk ka të nënshkruar kontratë sfilate me këtë mikroborgjeze, ofendojnë shqiptarët e Maqedonisë, stigmatizojnë një shoqëri të ndarë nga trupi kombtar, por që gjithnjë kombit i ka dhënë emra të mëdhenjë, ndërsa sot nga të përndjekurit e djeshëm të Kosovës shtrembërohen faktet duke e treguar veten se janë shumë më përpara se shqiptarët e Maqedonisë.

Turp… Nuk kanë edhe faj, derisa kur vijnë në Maqedoni, u duket sikurse janë në Paris, pasi atje ku janë, jetën e kanë vetëm Main Stream Media, asgjë tjetër reale…

Shkojmë me rend.

Në Tetovë organizime të llojit të Zina Kondit ka pasur kur ajo ka bërë përpjkje për t’u shëruar nga mendësia e Enver Hoxhës. Ose kur Arian Cani ka mbajtur ninulla plastike në gojë për t’u arratisur në Greqi.

Zanatin e Arian Çanit, zanat me punë orgjish, gjithashtu secili shqiptar i Maqedonisë, mund t’i mbaj leksion, pasi i kanë pasur para hundëve çdo ditë. I vonshëm je shumë Arian Çani… ani kënaqu, më mirë vonë se kurrë…

Shumë është keq me të përqesh ata qe deri dje kanë ngrënë vetëm flija dhe kërlana, që deri dje edhe tomatet e kuqe i kanë hudhur bërrllog, kurse bananet i kanë ngrënë me lëvore. Kurse të vetmet sfilata për gratë e tyre i kanë pasur kulet me uçkur dhe pa uçkur deri para pak viteve.

Disa personalitet publike nga Shqiperia, edhe 23 vjet pas thyerjes së komunizmit, kur vijnë në Tetove dhe Shkup, mendojnë për përfitimet personale, asgjë më tepër.

Disa nuk njohin askend me përjashtim të Arben Xhaferit, Menduh Thaçit dhe Ali Ahmetit dhe i shohin shqiptarët përmes tyre, tmerr i vërtetë. Pikërisht edhe Altuna Sejdiu, u desht të painformuarit Arian Çani, t’i thotë: “Jam shqiptare nga Maqedonia dhe jo nga Kosova”

Kjo valë filloi në vitin 1993 me përzierjen e Tiranës zyrtre në politikën e shqiptarëve të Maqedonisë, instaluan Arben Xhaferin dhe Menduh Thaçin, që sot i quan tetovarët pleh… Edhe këtu faji nuk është i yni, por i atyre në Tiranë. Nota Festin e sulmuan suitat partiake të Arben Xhaferit para syve të amabasadores amerikane, dhe jo ndonjë person që dilte nga xhamia.

Për disa analistë të Kosovës nuk ia vlenë as me folë, një pjesë e tyre që nxjerrin dhëmbët nëpër Media, janë e keqja e vetvetes, janë bërë eksperiment i krejt botës me luajt koçe me to. Mos me qenë atdhetarët e devotshëm shumica shpirtin e kanë në Beograd, jo me meatfora bombë nukleare por me stafeta do të kishin vrapuar para këmbëve të Nikoliçit dhe Daçit.

Vipat as në Tiranë e Prishtinë nuk kanë liri më shumë para qytetarëve të tyre sesa në Tetovë dhe Shkup. Atëherë për çfarë flitni? Turp… Tmerr…

Dhuna në familje është shumë më e lartë në Shqipëri dhe Kosovë, sesa te shqiptarët e Maqedonisë. Më tepër ka frikë një vajzë nga Tirana të mirret me sfilat mode sesa një vajzë nga Tetova ose Shkupi, por thjesht disa nuk e bëjnë pse janë besimtare të devotshme. Kurse pse është votuar Teuta Arifi, është një fakt tjetër që ju e fshihni dhe e lidhni me Arben Xhaferin dhe jo për të dënuar pupetat e Tiranës, ndaj tani e ka radhën pupeti tjetër Ali Ahmeti.

Me një gjë pajtohem, altruizmi për të tjerët, nuk kemi shtetin tonë, na mungojn mediat tona, institucionet tona, ngase liderët që ju i forconi, i mbani, janë pupetat e juaj, kurse ata që nuk ua varin, as emrat s’keni dëshirë t’ua dëgjoni.

Ka ardhur koha që shqiptarët e Maqedonisë të mos mbajn shpresa as në Tiranë e Prishtinë, por t’i kthehen vetvetes dhe diasporës së tyre, ngase vetëm po humbim kohë, përkundër që meritojmë, “e mira të kthehet me të mirë, ose, së paku, të presin një respekt”, pasi kem kontribuar shumë, kem sakrifikuar shumë, deri sa, jo më larg se një dekadë, thonim Kosova është e robëruar, atje duhet të përqendrohemi, Kosova duhet të jetë shtet, e ata i harruan të gjitha, e sillen si snobistë të egërsuar mbi çdo gjë shqiptare që vjen nga Maqedonia.



***

Të painformuarve ua sjelli shkrimin tim të botuar si kozeri në vitin 1992, kur në Maqedoni bënim përpjekje të kemi shkolla të mesme, fakultete, kurse atëherë mikroborgjezia shqiptare organizonte spektakle me mashtrime, për të shpërqendruar vëmendjen e kërkesave të rinisë shqiptare për shkollim në univerzitetin e Tiranës.


Nga do të ecish, vogëlushe?


“Në shenjën tënde ka një përzierje të madhe. Tranzistojnë edhe planetet e shpejta dhe, merhaba – vjen edhe Jupiteri dhe atë me 17 tetor, dhe në shenjën tënde do të rri pothuajse një vit. E para çka mund të thuhet për ju, si dhe për të tjerët që e kanë shenjën tënde me nënshenjen TA HA është: Mos shkel Tetovën e mallkuar, moj vogëlushja ime. Largohu dhe ik nga Tetova e kafexhinjëve, e tuxharëve. Shpejt dhe rrëmbyeshëm, femërisht – burrërisht, me ferexhe apo pa të, ik dhe mos ju nënshtro veseve të të shfrenuarve: mos lejo që, ty, moj vogëlushja ime, në Tetovën e stripterëve – pornokracisë, aty ku nuk ka kurrgjë të sigurtë për ardhmërinë tënde, as foshnjore, as shkolla, as fakultete, as punësim të ndershëm e, ne fund të fundit, as liri elementare njerëzore, që ty dikush apo, thënë troç, mikroborgjezia e re të ta cenojë moshën, peshën, lartësine që ty Zoti t’i dha me emrin Shqiptare.

Në Tetovë “Miss Dardania 92″, moj vogëlushja ime. Babi këndon: “…s’u gëzova kurrë…se armiku i zi…na dërmoi me gurë…na e vodh lirinë…e na la pa pune…” Zëri i vogëlushes buçet:”Babi, pse brengosesh…kur unë jam krenare…që jam bija jote…e që jam shqiptare”. Qofsh e bekuar dhe e lumtur, moj vogelushja ime. E kam ditur se ti edhe në këtë kohë të robërisë, të skamjes, me idealin e krenarisë kombëtare, do t’ia ruajsh nderin babës dhe nuk do t’i përgjigjesh ftesës së mikroborgjezëve të pangopur, karunistëve të Tetovës.

Në Tetovë “Miss Dardania 92″, moj vogëlushe ime. Thirr: (se nuk është vonë kurrë) o byrokratë, o deputetë, o lidera, o efendilerë, o bakllavamena…a vetëm atëherë kur unë të arrij të hyj në dhjetëshin “Miss Dardania 92″ mund të regjistrohem në Universitetin e Tiranës; e harruat, vallë, peticionin që e nëmshkruam dhe e publikuam në të gjitha mjetet e informimit në gjuhën shqipe? A mos doni që, me “Miss Dardania 92″ të më hidhni hi syve e të mos pyesë kur do të hapet fakulteti pedagogjik në Shkup? Pse heshtni? Pse i duartrokitni mikroborgjezisë? Pse? Ky ështe akull shekullor, oj e uruar. Rrezet e ngrohta të diellit këtu na zënë në thua, na ngrihen e na bëhen akull, si prekja e vdekjes. Vallë Zoti na i ka mbyllur zemrat, veshët dhe në sytë na ka rënë një perde, andaj edhe vetë çuditemi si mund t’i zgjidhni 10 kandidate për në spektaklin “madheshtor” “Miss (varferia) Albania 92″.

Në Tetovë “Miss Dardania 92″, moj vogelushja ime. E une nuk e di si rri shtrirë në shtratin e thikave. Dy gropat e syve më janë mbushur plot lotë. Trokitjet e zemrës me janë shpeshtuar dhe s’po i duron dot as krahrori. Dëgjoj zë besnikësh. Degjoj vogëlushen – drenushën. Dhembjen e saj…”ne vdeksha e re, të mos qaj askush për mua. Dhe ne me mbetshin sytë hapur. Mos m’i mbyllni, lërimi ashtu!! Me mbesin nga malli… Që Kosovën shtet ta shoh për së gjalli!” Kush i shkroi këto vargje lirike? Hanife Neziri. “Veç trupi im i njomë, me dhe LIRIE të jetë mbuluar”. Në cilën gazetë lexova: “Për idealet Republikë – Kosovë – liri e dritë, duke qenë agjërueshëm, ra dëshmore Ylfete Humolli” Dhe ti, oj e uruar, mos thuaj se ajo nuk është më ndër ne! Ajo është gjallë. Ajo nuk vdes. Ajo jeton. Por, ti dhe kompania yte, nuk kuptoni gjallerinë e saj…

Në Tetovë “Miss Dardania 92″, moj vogëlushja ime. Në fatin tënd ka një grimë shprese – jete. Do të kthehesh në shkollë – universitet, me një ritëm të shpejtë, me një simbol shkëndije, me një dritë lirie dhe për fatin tënd do të thuhet:”Shkele Tetovën e Bekuar, moj vogëlushja ime. Aty ku fryn era e lehtë e Sharrit. Ec dhe fluturo në Tetovën e Rexhep Vokës, në vatrën e traditës fetare dhe kombëtare, shkel në KBI, ne PPD, në PDP, në PAD – rruga islame dhe ua përkujto se Voka ka theksuar edhe ndjenjën e përgjegjësisë morale të inteligjencisë…”Prej nesh kërkohet që shumë të kujtohemi…dhe ta dimë e ta kemi shumë të qartë…se për këtë komb do të përgjigjemi, do te vijë një ditë që do të pyetemi”. R. Voka edhe mllefin e kishte shkruar në vargje – amanet tetovarëve:”veshë kemi por nuk ndijmë, sy kemi e nuk shohim, mend kemi e gjë s’dijmë”. Jo!- vogëlushja ime, ende ka burra sa për t’u bërë ballë punëve të mbrapshta të kohës së re.

Aty, në shenjën e zjarrit, ku pushon dreçi, politikanëve u preferohet:”mos shkoni në këtë spektakël “madhështor”, se mund t’ju gjejë ajo më e keqja, si Ebu Xhihadin kur zanat – misset e mallkuan me dy helme në Tunis!? Se 17 tetori është ditë baksuze për shqiptarët dhe kjo ditë sivjet bie në ditën e shtunë, në ditën kur çifutet nuk punojnë, është më se e vërtetë. Të përkujtojmë: me 17 tetor u rrëzuan shtëpitë në Dizhon, me 17 tetor në plenumin, gjithashtu të 17, të PKJ-së u rrëzua komunizmi i Vllasit. Kosova u la në duar të Serbisë. Ruajna, o Zot, nga dita e 17 tetorit…!!!
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

EX TIRANA LUX? Ose arroganca e të vonuarve Empty Re: EX TIRANA LUX? Ose arroganca e të vonuarve

Sun 19 May 2013 - 23:45
Një shkrim teper i bukur qe ja ka thyer hundet një gruaje qe ofendoi tetovaret qe quhet Zina Kondi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi