Kalendarët e shqiptarëve, ja kuptimi i datave, muajve dhe festave që nga lashtësia
Sat 25 May 2013 - 1:17
Nga Genc KASTRATI Në këtë punim të shumëfishtë do të flasim për kalendarin e lashtë shqiptar, që populli e ka trashëguar nga kohërat prehistorike dhe më pas disa kalendarë tjerë të përdorur nga populli shqiptar.
Kalendari i lashtë shqiptar
Kalendari i lashtë siç po e quajmë në këtë punim ka qenë një kalendar origjinal të cilin populli shqiptar e ka praktikuar deri vonë, e mbahet mend dhe sot. I vetmi deri më tani ka qenë studiuesi Rrok Zojzi që mori shënime nga populli për këtë kalendar. Duke qenë se Rrok Zojzi e ka publikuar njëherë ne nuk po ndalemi shumë gjatë të përsërisim ato që thotë ai. Në këtë punim fillimisht do të merremi me një problem që ka të bëjë me vendosjen e datave, pastaj do të paraqesim kalendarin në skicë dhe në fund datat e sakta të festave të lashta. Një kalendar i tillë tradicional, mijëra vjeçar, ka vlerë të madhe, kur rekonstruktohet sepse pastaj mund të botohet si çdo kalendar tjetër dhe të jetë në dispozicionin tonë të paktën si vepër e artit popullor shqiptar. Ky kalendar është edhe dëshmi e një qytetërimi të veçantë shqiptar që dallon nga të tjerët.
Kalendari siç na e jep Rrok Zojzi është ky:
Viti është baraz me 365 ditë, të ndara kështu: 3 ditë janë festat për fillimin e vitit ("kryet e motmotit"), 180 ditë janë të verës, 2 ditë janë festat e mesit të vitit dhe 180 ditë janë të dimrit. Secila nga dy gjysmat e vitit (stinë) ndahej në 4 pjesë me nga 45 ditë secila, të cilët mund t'i quajmë muaj.Në këtë punim do të japim datat që i ka dhënë Rrok Zojsi, i cili ka gabuar në një vend, të cilin gabim do t'a përmirësojmë mu në këtë punim, duke i gjetur datat e sakta për festat dhe muajt e këtij kalendari. Qëllimi Ynë është që ky kalendar të vazhdojë të jetë i gjallë, e i njohur për popullin, dhe në fund më i kapshëm e më përdorshëm. Prandaj bëhet rregullimi i tij, duke i kthyer festat dhe periudhat e vitit në datat zanafillore, sepse pikërisht gabimet e ndryshme, lëvizja e datave, etj. shkaktojnë mos-interesim të njerëzve. Ndërsa të dhënat që Rrok Zojzi i merr nga terreni janë të sakta, kalkulimet e tij përkundrazi e shpiejnë atë në gabime gjatë përpilimit të kalendarit. Ajo që na jep gabim Rrok Zojzi është vendosja e këtyre festave dhe muajve. Ai fillon me Mesdimrin i cili është më 5 shkurt, por të cilin Rrok Zojzi e vendos 45 ditë (një muaj) më herët, pra më 22 dhjetor, pastaj gabimi shkon zinxhir me të gjitha festat dhe muajt tjerë. Festën e kryevitit apo Kryet e Motmotit që njihet edhe si Shëngjergj e vendos në ekuinoksin pranveror më 21 mars, gjë që nuk ndodh askund në asnjë krahinë shqiptare. Shëngjergji gjithmonë ka qenë më 6 maj, dhe vetëm kisha katolike në emër të reformës gregoriane e pat vendosur më 23 prill, por të vendoset Shëngjergji më 21 mars, duket zhvendosje shumë e madhe për të mos thënë e tepërt. Edhe tek Mark Tirta i cili ka shkruar gjerësisht për festat popullore, Dita e pranverës dhe Shëngjergji dalin si dy festa të ndryshme.
Me atë radhitje gabimet vazhdojnë: Shmitri apo Shmarti si fillim i dimrit vendoset më 23 shtator, por Shmitri në të vërtetë është shumë më vonë, afro 45 ditë më vonë, dhe i bie zakonisht kah fillimi i nëntorit; festa e Kerstovit apo e Shënkollit, nga ana e Rrok Zojzit vendoset më 5 nëntor, kur në realitet kjo festë gjithkund tek shqiptarët festohet më 6 dhjetor; Dita e pranverës vendoset më 5 shkurt, kur është acari më i madh.
Edhe muajt e vjetër 45-ditësh pësojnë zhvendosje që bie në sy, me këtë radhitje të Rrok Zojzit: "Pranvera" fillon më 5 shkurt pra në kohën e acarit të madh dhe përfundon më 21 mars, pikërisht atëherë kur do të duhej të fillonte; "Korriku" fillon më 6 maj dhe përfundon më 22 qershor kur ende nuk kanë filluar të korrat; "Vjeshta" fillon në vapën e madhe më 7 gusht dhe përfundon më 21 shtator, në kohën kur do të duhej të fillonte. E përmendëm se kalkulimet janë të gabuara, pra gabimi fillon në rastin kur Rrok Zojzi e barazon Buzmin me mjedisin e dimnit.
Tash që ne t'a përmirësojmë këtë gabim dhe të gjejmë rregullimin origjinal të kalendarit të lashtë, do të bëjmë vetëm një hap: të luajmë datat e dhëna nga Zojzi për 45 ditë më vonë, në mënyrë që të kthehen në vendin e tyre. Madje edhe vetë Rrok Zojzi thotë: "Fillimi i vjetit, simbas shënimeve të mbledhuna, asht Shëngjergji ase në shkurtim Shnjergji." Dhe siç e dimë të gjithë, Shëngjergj në muajin mars nuk ka, por shumë më vonë në fillim të majit.
Kështu sipas radhitjes që i bëjmë ne, Buzmi mbetet më 22 dhjetor, por nga ky ndahet mjedisi i dimnit i cili vendoset më 5 shkurt. Në këtë rast edhe emri "mjedisi i dimnit" është kuptimplotë, sepse në këtë datë ai gjendet pikërisht në midis të stinës së dimrit duke qenë 90 ditë larg nga Shmitri dhe po aq ditë larg nga Shëngjergji. Më pas muaji "Pranverë" vendoset nga 21 marsi deri më 6 maj. Pastaj Shëngjergji mbetet më 6 maj, siç ka qenë gjithmonë. Muaji i parë i verës përfundon më 22 qershor, kur fillon "Korriku". Ky i fundit sërish ka emrin me plot kuptim sepse të korrat në trojet shqiptare bëhen kryesisht gjatë kësaj kohe. Muaji "Djegagur" fillon në vapën më të madhe më 7 gusht. Muaji "Vjeshtë" fillon më 21 shtator, pra krejt afër ekuinoksit vjeshtor dhe kur bëhen të vjelat e pemëve. Dimri fillon në Shmitër më datat 6 dhe 7 nëntor. Ky pra ishte rregullimi që ne i bëmë kalendarit.
Sa i përket emrave të dy muajve që Rrok Zojzi nuk ka arritur të gjejë, ne nuk kemi asnjë të dhënë por do ishte mirë t'i gjenim emra të natyrshëm këtyre dy muajve në ndonjë mënyrë. Kështu shohim që "Korriku" dhe "Djegaguri" të kalendarit të lashtë, kanë shërbyer si emra për muajt në kalendarin e ri, duke zëvendësuar muajt latinë 'jul' dhe 'august'. Sipas këtij parimi, pasiqë muaji i parë i dimrit në kalendarin e lashtë ka shtrirje pjesërisht në nëntor dhe pjesërisht në dhjetor (nga tri javë secili), atëherë do ketë patur emrin e njërit prej tyre, ndonjë emër jo-kristian të gurrës shqipe. Kështu nëntori ndryshe quhej brymor, vjeshtë e tretë, britëm i tretë, ndërsa dhjetori quhej edhe dimëror. Por termi brymor nuk mund të ketë qenë ndonjëherë emër i këtij muaji sepse do të shkaktonte konfuzion në popull, duke qenë i ngjashëm me "Brymës" që gjendet menjëherë pas tij. Termi "Vjeshtë" nuk bën sepse si muaj 45-ditësh gjendet para tij, e nuk mund të bëjmë dy muaj me një emër. Britëm ndoshta edhe bën por ky në ditët e sotme ka kuptimin e vjeshtës, është sinonim me të. Kështu na mbetet e lirë shprehja dimëror / dimnor, me të cilin në kalendarin e ri quhej dhjetori deri vonë. Tri javë të dhjetorit bëjnë pjesë në këtë 45-ditësh, prandaj emri i tij dimëror mund të ketë qenë emër i këtij 45-ditëshi, njëjtë sikurse tri javë të gushtit bëjnë pjesë në djegagur, prej nga edhe gushti e mori këtë emër shqip. Në analogji me "Dimërorin", muaji i parë i verës mund të quhej "Veror", ndonëse Rrok Zojzi dyshon se mund të ketë qenë "Qershor", mundësi të cilën as ne këtu nuk e rrëzojmë. Ndoshta edhe ka ndonjë krahinë ku ruhen ende emrat e pavjelur të këtyre dy muajve.
Kalendari siç na e jep Rrok Zojzi:
Ky kalendar ka qenë i përhapur edhe në Kosovë dhe gjurmë të tij vërehen edhe në ditët tona. Kështu dimri i ka dy pjesë karakteristike: arbain dhe hamsin. Sipas të vjetërve në fshatrat e vendit tonë: arbaini është pjesa e dimrit nga 22 dhjetori deri më 4 shkurt, ndërsa hamsini nga 5 shkurti deri më 21 mars kur fillon pranvera. Emrat arbain dhe hamsin janë numërorë në gjuhën arabe. Por ndërsa emrat janë ndikim i huaj nga koha osmane, përkundrazi muajt janë pjesë e kalendarit të lashtë shqiptar. Janë po këta muaj që në vise tjera njihen si bryms dhe ngrijs. Edhe legjenda e plakës tek ne tregohet me këta dy muaj. Pjesa më e rrezikshme e dimrit janë ato tri ditë që arbaini i dha hua hamsinit, kur e ngriu plakën "me çka ka". Ai iu lut: "Arbain o vëlla, më jep tri ditë hua, t'a ngrij plakën me çka ka". Nuk po e japim legjendën e plotë meqenëse nuk ka ndonjë veçanti tjetër përveç që ndërrojnë emrat e muajve. Tri ditët e ftohta sipas legjendës janë tri ditët e para të "Ngrijsit" (hamsin). Si duket nga kjo edhe e merr emrin pasiqë pjesa e dytë e këtij muaji, më afër pranverës, njihet si kohë e ngrohjes graduale të motit.
Ka pasur tendenca që disa nga këto festa të vendosen 13 ditë më herët se që janë, në emër të reformës gregoriane. Këto tendenca janë të hershme që nga koha kur papa Gregori XIII e bëri reformën. Për këtë na informon Marin Bici më 1610:
"Tash gjatë dasmës, gjatë bisedave që i bëmë në tavolinë, unë vërejta që njerëzit aty kishin qenë të pakënaqur me korrektimin e kalendarit, përkatësisht me reduktimin e dhjetë ditëve të bëra nga Gregori XIII. Ata pohuan se ata besojnë se kjo është thjesht një kapriço dhe kishin përshtypjen që ata do të vuajnë shumë dëme dhe në veçanti humbje në të korra, të cilat që nga kohëra të lashta kishin qenë të mjafta." (M. Tirta)
Pra siç shihet malësorët në Mirditë për të cilët flet Marin Bici, nuk kanë pasur ndonjë bestytni, por kalendari i tyre ka qenë bazuar pikë së pari në dukuri astronomike të cilat fshatari i asaj kohe ka ditur t'i vëzhgojë shumë herë më mirë e më saktë se sa qytetari i ditëve tona. Po të zbatohej reforma gregoriane, fshatarët do ti bënin punët bujqësore gjithnjë disa ditë më herët, dhe kështu do të kishte pasoja në rendimente.
E vërteta është se reforma gregoriane nuk ka të bëjë asgjë me kalendarin e lashtë shqiptar por është ndërmarrë vetëm për kalendarin julian. Kjo reformë nuk e përfshin kalendarin islamik, kinez, hindus, e kuptohet që nuk e përfshin as kalendarin shqiptar. Siç thotë edhe Rrok Zojzi shqiptarët matnin kohën me anë shenjash duke shfrytëzuar diellin, prandaj ndërrimet e herë-pas-hershme i bënin vetë duke u bazuar në këto dukuri të natyrës.
Pastaj nëse ne i lozim disa data për 13 ditë më herët, atëherë ato nuk do të përfaqësojnë dukuritë e natyrës të cilat i kanë përfaqësuar deri tani. Si mundemi p.sh. ta vendosim Shëngjergjin më 23 prill, kur ai në të vërtetë sipas traditës gjendet në largësi të barabartë mes ekuinoksit pranveror dhe solsticit veror? Pra i bie në datat 6, 7 e 8 maj, dhe nuk mund të vendoset më 23 prill siç ka bërë kisha katolike.
Prandaj ne mendojmë se festat duhet të mbesin ashtu siç kanë qenë në kalendarin e lashtë shqiptar, duke mos iu nënshtruar reformës së panevojshme gregoriane.
Një pamje e dy kalendarëve të vendosur paralel me njëri tjetrin, ku vërehet dallimi: Ditët e javës, rëndom thuhet se janë shpikur në Babiloni. Mirëpo, java duke qenë një e katërta e muajit hënor, është dukuri astronomike dhe si e tillë është shpikur si njësi kohore në vende të ndryshme pavarësisht nga njëri tjetri. Deri te java është arritur lehtë. Cikli hënor prej 29 ditësh është ndarë në dy pjesë, njëra nga hëna e re tek e plota, dhe tjetra nga hëna e plotë tek hëna e re. Më pas edhe këto dy pjesë janë ndarë përgjysmë duke marrë për pikë ndarjeje gjysmëhënën. Kështu ka ardhur deri tek java shtatë ditëshe (7 x 4 = 28), që nuk përputhet plotësisht me ciklin hënor, por që është më së afërmi me të. Këto gjëra duhet të jenë kryer herët, kur nuk kishte shkrim.
Fakti se në Babiloni kishte shkrim më herët se në vende tjera nuk do të thotë se kishte edhe kalendar më herët se vendet tjera. E vërteta është se si në Babiloni ashtu edhe tek popujt tjerë semitë, ditët e javës emërtohen me numra rreshtorë. Ndërsa të vetmit popuj që emrat e ditëve të javës i emërojnë sipas planetëve apo perëndive, janë: shqiptarët, romakët, grekët antikë, keltët, gjermanikët dhe indusët. Madje në të gjithë këta kalendarë ditët e javës kanë të njëjtën radhitje dhe përputhshmëri në kuptimin e emrave mes ditëve të javës sa që duket sikur janë përkthyer nga njëra gjuhë në tjetrën. Kështu e hëna në shqip vjen nga 'hëna' pra dita që i kushtohej hënës; në latinisht 'dies lunae', në gjermanisht 'montag', në anglisht 'monday', në greqisht 'hemera Selenes'. E marta i kushtohet perëndisë së luftës (Areo-Martis-Dienstag-Tuesday), e mërkura perëndisë Mërkur (Hermeo-Mercuris-Odin-Mërkur), e enjtja perëndisë së rrufeve (Dios-Jovis-Thor-Enji), e premtja perëndeshës së bukurisë (Afrodite-Veneris-Freya-Prenda), e shtuna Saturnit (Kronou-Saturni-Saturday-Shtun), dhe e diela Diellit (Heliou-Solis-Sonntag-Sunday-Diell).
Përdorimi i parë i ditëve të javës me emra planetësh evidentohet tek dijetarët ballkanas në Aleksandri, pas pushtimeve të Lekës së Madh. Më pas Romakët hoqën dorë nga nundinet e veta (periudhë 9-ditëshe), dhe huazuan javën shtatë-ditëshe nga bota helenistike. Kjo ndodhi me futjen e kalendarit julian nga dijetari e Jul Cezarit, Sosigeni. Më pas romakët, ua shpërndanë të tjerëve javën së bashku me emrat. Gjermanët i përkthyen, pra i huazuan në formë kalkesh. Popujt neo-latinë dhe keltët po ashtu i trashëguan ditët e javës nga latinishtja, si derivate fonetike (E. Zerubavel). Kështu emërtimet e ditëve të javës nuk u morën nga babilonasit apo ndonjë popull tjetër semit, meqë siç thamë semitët i emërtonin ditët me numra. Por a janë përdorur këto emërtime ditësh nga populli iliro-shqiptar edhe më parë, para kohës helenistike apo i morën nga bota helenistike më vonë kur kishte kontakte mes popullit ilir dhe asaj bote të zhvilluar (p.sh. Pirroja gjendej sa në pallatin e Glaukut sa në Aleksandri)? Ndryshe do të pyesnim: a ishte kjo traditë e lashtë pellazgo-ilire që maqedonët me pushtimet e veta e bartën në Aleksandri, apo i shpikën vetëm pasi shkuan atje? Që ka ndikime nga koha romake kjo shihet si në emrat e ditëve (martë, mërkurë, shtunë) e ndoshta edhe tek emri "javë" si derivat fonetik nga latinishtja i fjalës "jovis", por kjo nuk vulos asgjë më shumë. Kjo çështje do një studim më të thellë, por ne vetëm do të japim disa fakte që e lënë hapur mundësinë që këto emërtime të ditëve të javës të jenë një traditë e hershme ballkanike.
Në favor të origjinës ilire të emrave të ditëve të javës flet bestytnia e fortë që kanë shqiptarët në lidhje me ditët e javës. Robert Elsie tregon se dita e martë konsiderohej si dita më terse ndër ditët e javës, se të enjteve ishte zakon të bëheshin dasmat; dikush parapëlqente të priste thonjtë në këtë ditë por askush nuk guxonte të qepte ndonjë gjë sepse mund të verboheshin nga krijesa të mbinatyrshme. Profesor Ukë Xhemaj tregon për "tri të enjte të bardha" para Shëngjergjit, gjatë të cilave nuk punonte askush; këto mbaheshin si ditë pushimi. Spiro Shkurti thotë se konsideroheshin terse ato ditë jave që përmbanin shkronjën 'r' brenda emrit të tyre si e martë, e mërkurë dhe e premte. Sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, kumbaria dhe vëllazërimi nuk mund të lidheshin as të martën as të premten vetëm në ditët tjera të javës. Mark Tirta citon relatorin e Papës, Kerubinin të ketë shkruar më 1638: "... në çfarëdo dite tjetër që u ndodhte ndonjë rrezik, po n'atë ditë mbanin dhe mbajnë festë, dhe thonë: në këtë ditë më ka ndodhë kjo e keqe etj; dhe kështu shumë ditë të tjera të javës i mbanin dhe i mbajnë festë si të martën, të enjten etj". Edhe Anton Çeta ka vjelur në Drenicë një legjendë me "tri të Martet" dhe "Martin e madh", të cilët shitojnë ata që punojnë ditën e martë. Këta ishin vetëm pak shembuj që ne sollëm këtu. Një pasuri kaq e madhe me tradita dhe misticizëm në lidhje me ditët e javës, lë të hapur mundësinë për një origjinë pellazgo-ilire (ballkanike) të emrave të ditëve të javës. Edhe Edvin Zhak (Edwin Jacques) ua mvesh pellazgëve shpikjen e emrave të ditëve të javës në shqip. Po këta emra të ditëve të javës kanë arritur edhe në Indi gjatë periudhës helenistike ku janë përkthyer në gjuhën vendëse (E. Zerubavel).
Emrat e muajve 45-ditësh që janë ruajtur në popull, kanë këto kuptime: "Korrik", do të thotë muaji i të korrave; "Djegagur", shpjegon vapën e madhe që bëhet gjatë këtij muaji, sidomos në gjysmën e parë të tij, vapë që djeg gurin; "Vjeshta", vjen nga fjala të vishtat, të vjelat; "Brymsi" nga fjala brymë; "Ngrijsi" nga ngricat; dhe "Pranvera" apo siç quhet në formën origjinale 'prendvera' është "vera e Prendës", muaji i hyjneshës së dashurisë. Nga të dhënat e Rrok Zojzit del se i kemi tetë festa kryesore dhe disa festa të tjera më të vogla. Këto tetë festa i nxjerrim nga fakti që viti kishte tetë muaj dhe siç dëshmon Rrok Zojzi, secili fillonte e përfundonte me ndonjë festë apo me ndonjë datë të caktuar astronomike, ashtu që të parët e shqiptarëve festonin në intervale të barabarta kohore, prej 45 ditësh. Vijon...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi