Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nënshtrati i lashtë dhe përshtatja mitologjike i emrit albanë e Albania Empty Nënshtrati i lashtë dhe përshtatja mitologjike i emrit albanë e Albania

Sat 25 May 2013 - 1:25
Nënshtrati i lashtë dhe përshtatja mitologjike i emrit albanë e Albania Albania%20okNga Agron LUKA Vijon Te Tit Livi, fshihej ish legjenda e lashtë e rindërtim-meremetimeve me tre vëllezër, ku pavarësisht interpretimit keqdashës e tendencioz kemi lidhjen e krushqisë me dardanët me bijën Etuta, të basileusit të Dardanisë. Mbase Genthi e kishte vrarë Platorin ashtu siç tregonte Livi, por kishte edhe mundësi ndryshe. Genthi, kishte zbatuar zakonin e lashtë, që kur vëllai vdiste, të fejuarën e tij duhej ta merrte vëllai tjetër. Ç’garanci kishte besa romake, kur pretori Anci e preu në besë e në bukë Genthin dhe të gjithë familjen mbretërore ilire?

Kështu mund të ngrihet edhe hipoteza se legjendës së vjetër shkodrane ia humbi, ia preu fillin e vazhdimësisë Roma, sepse i bënte hije dhe e konkurronte legjendën e Albës dhe të Romës. Qumështin e bardhë të një cingaleska bianka/dose të bardhë të flijuar me gjithë 30 gica gjijpirës në themelimin e qytesë Alba dhe qumështin e bardhë të ulkonjës ushqyese të dy binjakëve themelues të Romës, qytetit të shtatë kodrave e konkurronte “qumështi i bardhë natyror gëlqeror dhe i gjirit të nuses Fatije të flijuar në qytetin e shejtë të kodrave dhe shkamb-kodrës së Drinonit dhe Ujrave të pashterrshëm! Si kishte mundësi që Barleti ta kishte “harruar” Livin?!

Të vëmë në dukje edhe përshkrimin e kështjellës, me kullat, me muret rrethuese, me portë hyrje. Të vëmë re edhe monedhat ilire të argjendit dhe kushedi se çfarë pasurie kolosale deshifruese na ka humbur! A nuk na paskësh patur asnjë lloj origjine ndërtimore e rindërtimore fortifikuese, meremetimi dhe mirëmbajtje, Skodra ky kryeqytet ilir e kjo fortesë kaq e fuqishme që e mbronin të gjithë ilirët?! Por, vêni orôe: Ja ku e kemi edhe lidhjen e krushqinë antike midis ilirëve labiatanë dhe dardanë! Dhe akoma nuk kemi mbaruar, kemi emërtime ilire si, Teuta, Etuta, Triteuta në femërore ashtu siç kemi edhe Skodrina. Ndërkaq, nuk mund ta kuptojmë kurrsesi shën 58, f 46, ku “shpjeguesi kompetent”, theksonte: “autorët antikë nuk thonë gjë për shkatërrimin e Shkodrës prej Anicit”! A nuk ishte plaçkitje dhe shkatërrim kolosal ky”. Nuk ishte një prerje e shkulje e memories dhe e vazhdimësisë historike?!
Ja një sintezë se çfarë përfaqësonte ky qytet simbas Barletit: “Shkodra ka ekzistue shumë ma përpara se të lindte Aleksandri i Madh… Shkodra ishte qyteti ma i përmendun dhe kryeqendra e krahinës së Albanisë, ishte roja, syni, forca dhe mbrojtja e të gjithë mbretërisë, porta e detit Jon dhe e Adriatikut, mbrojtja e Italisë dhe e gjithë të krishtenëve… Shkodra asht syni e koka e mbarë provincës, asht selia dhe principata e të gjitha qyteteve të tjera… pa dyshim është epiqendra e të gjithë kësaj province të Albanisë e Epirit…“ (M. Barleti, “Rr. Sh.”, përkth. 1967, f 39; f 97) “e kishin pamë Zojën Shën Mëri, Nanën e Shpëtimtarit, tue ruejtë muret dhe fortifikimet …” (Rr. Sh. f 74)
Kush mundet ta kundërshtojë se këto simbolika përfaqësonin Orën/Rojzën Rojtëse të Ilirisë?! Si mundej të arrihej deri në një banalitet se legjenda shkodrane me flijim ishte një kopje nga fqinjët sllavojugorë veriperëndimorë me tre vëllezërit anakronikë Vukashini, Goiku e Ugleshi?! Si mundej t’i shkëputej Shkodrës fenomeni gëlqeror stalaktit, si rrjedhje, cirkim, rigim, piklim burbullim, siç e kishte shënuar studimi themelor i P. Marin Sirdanit. (M. Sirdani, HD, Nr. 10, 1930, f 541-560)
Tit Livi pohonte se Barbana derdhej në lumin Oriundi/Drini dhe jo e kundërta dhe kështu shkonte edhe Ptolemeu, i cili midis qytetit Ulkinion dhe Lissus, vendoste siç e thamë “Gryka e lumit Drilon”, dmth daljen në det, gjë e cila justifikonte edhe quajtjen e Gjiut të Drinit dhe të emërtimit antik të Detit Adria.

***
Albanologët dhe albanologjia e jonë e gjysmës së dytë të shek XX, si “më e këndueshme e kompetente” e hodhi poshtë krejtësisht këtë lloj konceptimi antik të albanëve e Albanisë, pa e analizuar fare se nga buronte dhe ku vlente diçka! Ideja e kësaj “vllezërie albane-evropoide/e bardhë” me lidhje gjaku gjenetike dhe afërsie gjuhësore”, sa mund ta ndjekim ishte modifikuar, një herë me epiqendër helene dhe më vonë pastaj mori një orjentim dhe përshtatje romake, Albanologët tonë autoritete i ranë shkurt si, “teoria fantaziste e origjinës kaukazike e Barletit”, kurse faktikisht kjo ishte pak më e sofistikuar, përfshinte si kushrini edhe një lidhje e origjinë italike, me albanët e Laciumit, me Eneun, që kalon nga Butrinti, me trojanët dardanë, me qytetin Alba = Qyteti i Bardhë, themeluar nga i biri i Eneut etj. Këtë lidhje fillimisht e kishin ngjizur e qepur autorët grekë, ndoshta qysh nga Homeri, por aty nga shek IV p.e.r., ajo gjendet më konkretisht. Pastaj u morën autorë si Dionisi i Halikarnasit dhe bashkëkohësi i tij Virgjili, pastaj Nevio, Ennio, Catoni e Varroni. Vigjili, i frymëzuar dhe i inkurajuar edhe nga motive ekspansioniste, hegjemoniste dhe politike, nga perandorët romakë e revizionoi dhe e manipuloi legjendën e lashtë, ku do ta paraqiste si një profeci, kur do të shkruante: “për dy qytetet motra, Roma e Buthroto, për dy popujt me përzierje gjaku epirotët dhe esperianët/dei due popoli consanguinei, l’Epiro e l’Esperia, të cilët kanë të përbashkët baba Dardanin dhe misionin e krijimit të një Troje të vetme, ku bashkimin e tokës së Albanisë dhe të Italisë, do ta përfundojnë nipat tonë” (Aenea, III, 500-505) Historitë fantaziste të fqinjëve tonë sllavojugor si, V. Pribojevic, M. Orbini, bashkë me ish manipulimet folklorike të eremitëve mesjetar dhe sunduesve feudale etj, filluan t’i bien shkurt: ilirët e maqedonët na paskëshin qenë pararoje të fiseve sllavojugore dhe kështu alban-shqiptarëve u mbetej pak gjë ose edhe asgjë. Historiografia e fqinjëve me të gjitha nëndisiplinat e saj, sapo fituan edhe pavarësitë, iu lëshuan alban-shqiptarëve me të gjithë oreksin kafshues.
“Albanët ishin një tribu ilirike gjysëm e romanizuar e zbritur poshtë nga matanë Danubit, aty rreth shek IV e VI, në vendet e tyre të sotme”, kështu shkruante filologu romun Parvan. (“Zeitschriften, fűr romanischen Philologie”, XXVI, 1910, f, 69)

***
Vijmë tashti konkretisht te përshkrimet e shkruara dhe te materialet e hartave të K. Ptomeut. Përsa i përket informatave dhe 27 hartave të Atlasit të K. Ptolemeut, në literaturë flitet se ai ishte bazuar edhe te Eratosteni, se kishte disa varjante të hartave etj. Historiani autoritet e multidisiplinor George von Stadtműller, me kohë tërhoqi vëmendjen se kishte diskutime se mbi ato harta ka patur edhe mbishtresa, redaktime dhe paraqitje hartografike të mëvonshme si përshembull nga Agathodaimoni i shek VI dhe nga Codex Urbinas i shek XI e ndoshta edhe më vonë. (“Forschungen zur Albanischen Früchgeschichte”, 1941, V, 9, “Krahina e Matit si qendër e hapësirës jetësore të albanëve të lashtë”, shën 219, ku jep edhe bibliografitë e autorëve që analizojnë Ptolemeun) Stadtmülleri e theksonte rëndësinë e kontinuitetit nga albanoit dhe Albanopolis i shek II dhe deri si emërtim i nacionalitetit dhe nacionit, por nuk shprehej në favorin e kontinuitetit të tij për shkakun e përdorimit dhe preferencës të formacion emrave të ri shkipetar-shqipetar.
Me këtë temë u mor edhe historiani e linguisti italian M. Gervasio, i cili shkruante: “Duket sikur burimet antike të gjeografit Ptolemeu të shek II (III, 13, 23) për tribunë Albanoi janë të rrejshme e madje edhe me kordinata pak më në lindje se sa Albania aktuale. Por, ekziston edhe mundësia që informata e Ptolemeut të jetë mbivendosur, mbasi këto emëra Albanoi e Albanopolis nuk gjenden në asnjë tekst tjetër dhe vetëm duke filluar nga shek XI fillon dhe çfaqet me një farë frekuence në dokumentet historike”. (L’Albania Antica, Bari, 1940, f 227-228)
Po citojmë materialet e shkruara nga Ptolemeu:
Geographia, Lib. II, 14, 1, Vendi që zë Panonia e Sipërme… Mali Albanon;
˚Lib. III, 12. Vendi që zë Maqedonia, 20. Në tokën e albanëve (albanoi): Albanopolis 46˚ 41˚5’
Më poshtë po paraqesim disa nga hartat e Atlasit të Ptolemeut. Në hartën e Dalmacisë kemi paraqitjen e plotë të liqenit të Shkodrës dhe hidroniminë, pak a shumë si gjendja e sotme. Vin re paraqitjen e e emrit Albania fill në faqen e prapme të malit Tarabosh! Në hartën III, kemi Scodra me liqenin por me mangësi. Nisur nga Dyrrahu kemi “rrugën e Albanisë”, e cila kalon nga via e Guribar = Petra Alba. Pra Guri i Bardhë duket një lloj përkthimi si Petra Alba! Por, kush na garanton ne se ky Guribar nuk është një mbivendosje e shekujve të mëvonshëm?
Duhet menduar se kjo rrugë lidhte Albaninë nga Iliria e deri te Albania e Kaspikut, ku Aleksandri i Madh vuri një postë roje me albanë. (?) Emri Petralba del te Barleti në HS, plot tetë herë, në f 80, 81, 86, 155, 245, 299, 367, 463. Por, arkeologjia e “shkencës albanologjike” flen gjumin e madh nargjyleizues!
Po ashtu edhe te emri Albule (në HS) kemi një përkthim latinishte të Ujit të Bardhë që realisht janë ujrat sulfuride me erë të keqe dhe me përzierje gëlqerore të Grykës së Matit dhe Fushë Krujës.

***
Një gjë është e qartë emri i fisit ilir albanoi me qytetin Albanopolis, i përfshirë brenda suazës së shtetit maqedon në shek IV p.e.r., u fut në proces konkurrence në proceset e nacionalitetit (dhe jo të kombit, sepse termi kom-komb nuk ka ekzistuar absolutisht fare aso kohe!). Ky emërtim e dominoi edhe procesin e kalimit si nacion, me të gjitha turbolencat dhe specifikat tona. Ky formacion emërtim vendi, gjuhe e populli nuk u zhduk, nuk doli jashtë përdorimit asnjëherë pavarësisht luftimit tendencioz që iu bë deri edhe artificialisht nga e ashtuquajtura Rilindje Kombëtare dhe nga të ashtuquajturit si autoritete të linguistikës dhe arkeologjisë albanologjike! Të arrihej deri sa të deformohej deri edhe forma themelore Albania si Arbëria artificialisht me rotacizmin dhe gjithkund të vendosej edhe fare arbitrarisht Arbëria e arbërishte?!

Sot Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka një paradoks kolosal, nuk ka asnjë fjalë, asnjë rresht ku të kushtetucionalizojë emrin tonë nacional me të cilin vetëprezantohemi në Organizatën e Nacioneve të Bashkuara! Ky cen i madh tregon për një hipokrizi e mendësi antishkencore, fakt që ulëritësit me fjalë të mëdha kujtojnë se munden ta kalojnë si ajo ngjala që rrëshqet nëpër llum apo nëpër zhavorishtet nëntokësore…
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi