- VizitorVizitor
Fëmijët që luajnë jashtë, më pak probleme me të pamurit
Sun 26 May 2013 - 14:03
Sipas një studimi britanik, fëmijët që ekspozohen në dritën e ditës zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të çrregullimeve vizuale.
Për shëndetin e shikimit të fëmijës tuaj leni të dalin ata jashtë: kjo mund të jetë vështrimi i ri për të ndihmuar frenimin e ngritjes së shpejtë të miopisë në botë, sidomos kur dihet se në Francë 25-30% e të rinjve të moshës 16 deri 24 vjeç dhe 40% e popullsisë së përgjithshme janë të prekur nga kjo anomali.
Në të vërtetë, fëmijët që kalojnë shumë kohë jashtë janë të mbrojtur më mirë ndaj miopisë dhe kjo shpjegohet falë dritës natyrore, thuhet në këtë studim shkencor. Dr. Jeremy Guggenheim dhe kolegët e Bristol’s School of Social and Community Medicine si dhe të Universitetit Cardiff kanë ndjekur testet vizuale të 7000 djemve dhe vajzave në qarkun e Avon-it (Angli), prej moshës shtatë deri në 15 vjeç.
Prindërit u kanë dhënë studiuesve numrin e orëve javore të kaluara jashtë shtëpisë të fëmijëve të tyre të moshës 8 -9 vjeç, një periudhë e rëndësishme, sepse është mosha kur miopia zakonisht fillon.
Rezultati i këtij studimi i botuar në revistën Investigative Ophthalmology & Visual Science thotë se fëmijët që kanë luajtur (tre orë në ditë të paktën në verë, një orë apo më shumë në dimër) ishin më pak të prekur nga miopia në moshën 15-vjeçare se ata që kanë kaluar me kohë brenda shtëpisë, pavarësisht nga niveli i tyre i aktivitetit fizik gjatë kohës kur luajnë jashtë apo brenda.
Siç e shpjegojnë studiuesit, rrezet e diellit shkaktojnë një efekt mbrojtës duke stimuluar prodhimin e dopamines në retinë, një substancë e nevojshme për zhvillimin e duhur të të parët të fëmijëve.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi