Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kujdes, pemët nuk rriten pranë WiFi ! Empty Kujdes, pemët nuk rriten pranë WiFi !

Sun 26 May 2013 - 18:09
Kujdes, pemët nuk rriten pranë WiFi ! Bimet-300x159Pesë vajza të klasës së nëntë në Danimarkë, krijuan pak kohë më parë një eksperiment shkencor i cili ka shqetësuar gjithë komunitetin shkencorë në mbarë botën!
E nisën eksperimentin e tyre me një vëzhgim dhe pyetje. Vajzat vunë re se nëse flinin me telefonin celular pranë kokës gjithë natën, ditën tjetër e kishin shumë të vështirtë të përqendroheshin në mësimet në shkollë.
Kështu vendosën të zbulojnë ndikimin e valëve të telekomunikacionit, në rastin konkret të celularit, mbi njeriun, por shkolla ku ato mësonin nuk dispononte një teknologji të tillë. Kështu, në vend të kësaj, vajzat hartuan një eksperiment që do të vërtetonte masën e ndikimin të rrezeve mbi bimët.
Studentët vendosen gjashtë tabaka të mbushura me një lloj të lakërishtë, në një dhomë pa dritë, dhe gjashtë tabaka me fara në një dhomë tjetër me dy përcaktues/shpërndarës, ku sipas llogaritjeve të vajzave, ata lëshojnë të njëjtin lloj rrezatimi si një telefon normal celular.
Gjatë12 ditëve në vazhdim vajzat vunë re, matën, peshuan dhe fotografuan rezultatet e tyre. Edhe pse deri në fund të eksperimentit rezultatet ishin të dukshme – farat që ishin mbjell pranë router nuk ishin rritur aspak. Madje, shumica prej tyre kishin dështuar. Ndërsa farat në tabakët e lakërishtës të mbjellura në dhomën tjetër, larg routers lulëzuan.

Eksperimenti doli me sukses, për këtë vajzat u dekoruan dhe u kompensuan me një shumë të hollash në nivel global duke fitua kështu dhe interesin e madh të shumë shkencëtarëve në gjithë botën.
Sipas Kim Horsevad, profesor në Hajllerup Skole (ku dhe mësojnë pesë vajzat e eksperimentit) në Danimarkë, për eksperimentin me kardamom u interesua një profesor i neuroshkencës në Institutin Karolinska në Suedi, për të përsëritur eksperimentin në mjedis të kontrolluar profesional shkencor./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi