Nëse kërkoni përmes zërit në Google Chrome, shfletuesi do t’ju përgjigjet
Mon 27 May 2013 - 2:38
Tashmë mund të flisni me kompjuterin ashtu siç do të bënit nëse do të ishte njeri, por kjo vetëm nëse përdorni shfletuesin Google Chrome.
Opsionet për të kërkuar përmes një “bisede” me të u shfaqën për herë të parë javën e kaluar në konferencën I/O të Google. Edhe pse kërkimi përmes zërit në Chrome qarkullon prej disa kohësh, përditësimi i fundit bën që ai t’ju përgjigjet realisht.
Për shembull, nëse e pyesni në anglisht se cili është kryeministri i Kanadasë, ai do t’ju thotë Stephen Harper ("Who is the prime minister of Canada? – "The prime minister of Canada is Stephen Harper.")
Teorikisht, këto lloj kërkimesh ju mundësojnë të pyesni për fjali të thjeshta në gjuhët natyrore si ato të tipit “Ku jeton?” apo “Në çfarë viti u emërua?” ("Where does he live?"; "What year did he take office?"). Gjithsesi për momentin platforma mund të mos ju ofrojë gjithçka që dëshironi.
Për këtë duhet të bëni vetë testimet tuaja dhe të shihni se cilat janë realisht ato pyetje të cilave u përgjigjet më saktësisht Chrome. Për momentin pyetjet që mund t’i bëhen, të cilat garantojnë se shfletuesi do ta kuptojë atë që po pyesni, janë të thjeshta.
Ndërkohë, janë edhe disa pyetje të tjera standarde si ato të tipit “Sa është masa atomike e plutoniumit?” dhe Chrome do të përgjigjet “244u.” Të gjitha karakteristikat funksionojnë për momentin vetëm në anglisht. gazetatribuna
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi