- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Zenel Neziri: "Pse nuk po vjen Hashim Thaçi në Medvegjë?
Mon 27 May 2013 - 16:02
Intervistë me presidentin e shoqatës humanitare “Medvegja”, me qendër në Fully të
Valisit Zvicër, z.Zenel Neziri
"E kam thënë dhe po e them përsëri, se indinjata jonë lidhur me këtë marreveshje, adresohet kryesishtë ndaj palës kosovare, e cila siç po shifet në asnjë segment, jo që nuk e shqyrtoi çështjen e Medvegjës, por as që e përmendi kund në draft marrëveshjen e siç kemi kuptuar, Medvegja, por as Presheva, e Bujanoci, as që kanë qenë në agjendën e bisedimeve. Konsiderojmë, se përfshirja sëpaku e Medvegjës, por
edhe e Bujanocit e Preshevës në bisedime, ishte shans historik, që u injorua si nga Bashkimi Europian, por edhe nga ana e Kosovës"-tha ndër të tjera z.Neziri.
Z.Neziri, siç dihet, jo më pak, se tre dekada, Shoqata Humanitare "Medvegja" në Zvicër, ka qenë aktive në të gjitha proçeset, që ka përjetuar atdheu ynë. Edhe kësaj here, do të flasim pa dorëza, ose me karta çelë, fillimisht, do na interesonte të dijmë nga Ju, me që jeni president i kësaj shoqate, që ka dhënë jo më pak se mbi 7 milion franga në të gjitha trevat shqiptare, se a jeni lodhur së vepruari?
Zenel Neziri: Shoqata jonë ndër vite, nëmes stuhive të shumta ka vepruar dhe po vepron, e do të veprojë, sepse rreth saj ka aktivistë që punojnë pandërprerë dhe për këtë janë krenarë dhe nuk duan të flasin për veten, pra në njëjës, por shoqata jonë gjithmonë fletë në shumës, sepse suksesi është i të gjithëve. Falënderimi Ju takon edhe Juve dhe mediave, që na kanë ndihmuar dhe të gjitha kryesive të shoqatës sonë,
që kanë qenë përpara, anëtarëve besnik, bashkatdhetarëve të të gjitha trevave shqiptare. Suksesi i një pune është i shëndoshë dhe jetë gjatë, kur punohet në mënyrë ekipore. Si popull njihemi botërisht, që jemi humanitarë dhe paqësorë, këtë e kanë vërtetuar shumë atdhetarë të mëhershëm. Nuk ka më kënaqësi, që të ndihmosh të varfërit, të ndihmosh jetimët, të ndihmosh studentët dhe të ndihmosh institucionet
tona kombëtare. Nuk i kemi numëruar sinqerisht, se sa kemi dhënë, por, e di, se kjo shifër është edhe më e madhe. Nuk jemi pishman, siç thotë populli, por, po duket, siç po shihet, se nga ata dikushat, Medvegja, ka mbetë e përbuzur, por edhe Presheva, e Bujanoci, por Medvegja, shumë më shumë. Kur serbët nga Beogradi vijnë në Mitrovicë, duke kaluar mbi 300 km dhe i përkrahin ata serbë që janë aty, e neve, jo
që nuk na kanë vizituar, por as që na përmendin. Kjo është e dhimbshme. Qeveritë vijnë e shkojnë, por historia mbetet... Nuk jemi lodhur, as që e kemi ndërmend të
lodhemi. Me plot modesti shpirtërore, fillimisht më lejoni të falënderoj bashkëshorten time, djalin dhe vajzën time, vëllezërit e motrën dhe të gjithë të afërmit, e pastaj bashkëvendasit e mijë, që më japin elan pune dhe pastaj nuk ndalem, vrapoj pas humanitetit dhe suksesi natyrisht shihet. Dihet, se në këtë shoqatë, nuk ka rroga, mërgata ka dhënë shumë për Kosovën, por qeveria e saj, nuk po
jep për diasporën.
E di, se jeni në kontakt me veprimtarët që janë në Medvegjë, apo në Kosovë. Si është situata aktuale në Medvegjë e rrethinë?
Zenel Neziri: Nuk është koha me i maru qef vetes, por besoj, se mjafton kjo përgjigje, se edhe nëse barin e kosisim në oborret tona, apo në varreza, atëherë, serbët shikojnë se çka po bëhet dhe rrinë duke shikuar se çka do të ndodhë. Mjerim i vërtetë. Situatë e brishtë dhe kemi mbetur të harruar. Kurrë hallall, mos i qoftë, mundi i jonë, që kemi bërë duke rrezikuar jetën në çdo sekond e minutë, atyre, që
munden të ngrejnë zërin për ato treva dhe nuk flasin. Kur përmendet Medvegja, thojnë, mirë jeni ju atje, rrini qaty, se bohet mirë, por çfarë mire allahile, kur
nuk ka mbet asgjë andej. Sigurisht, dy tre herë në dite flas, me disa veprimtarë andej, e sidomos me profesorin e nderuar, e të palodhur Rexhep Abazin, i cili, më
tregon, se as pranvera nuk e ka hijeshin e saj, sepse nuk ka zëra të fëmijëve, por, as zogjët nuk këndojnë, ashtu si duan ata, nga zhurma e kamionëve e xhipave të
ushtrisë e paramilitarëve serbë.
Si e shihni marrëveshjen e arritur nëmes Kosovës dhe Serbisë ?
Zenel Neziri: E kam thënë dhe po e them përsëri, se indinjata jonë lidhur me këtë marreveshje, adresohet kryesishtë ndaj palës kosovare e cila siç po shifet në asnjë segment, jo që nuk e shqyrtoi çështjen e Medvegjës, por as që e përmendi kund në draft marrëveshjen e siç kemi kuptuar, Medvegja, por as Presheva, e Bujanoci, as që kanë qenë në agjendën e bisedimeve. Konsiderojmë, se përfshirja sëpaku e Medvegjës,
por edhe e Bujanocit e Preshevës në bisedime, ishte shans historik, që u injorua si nga Bashkimi Europian, por edhe nga ana e Kosovës. Por, e di, se e dijnë të gjithë, se kjo nyje, po nuk u zgjodh, herë do kurë, do të ketë gunga...Shqiptarët e Medvegjës, nuk u shpërngulën nga trojet e veta me vullnetin e tyre. Marrëveshjen e Brukselit e konsiderojmë kontinuitet të tradhtisë ndaj Medvegjës dhe ju sigurojmë,
se asnjë çast nuk do të ndalen përpjekjet e shqiptarëve të dëbuar të Medvegjës për kthimin në trojet e tyre. Në kërkim të barazisë, ngelëm përjetësisht ne, shqipet e mëse gjysmës së Shqipërisë verilindore !
Zoti e bekoftë Shqipërinë verilindore, Zoti e bekoftë Medvegjën.
Hyjnë e dalin sa herë që dojnë pushtetarët serbë në Kosovë, e tek ne, as që ka provuar ndonjëherë të vijë kryeministri i Kosovës, por as të tjerët përreth tij, përveçse Ministri i Diasporës Ibrahim Makolli, për të cilin kemi shumë , sepse asnjëherë nuk na ka përjashtuar, sa herë që ka ardhur në Zvicër jemi takuar dhe nuk na ka shikuar, se ne jemi të një teritori tjetër.
Vjenë zëvendëskryeministri serb në Kosovë, presidenti, e kryetar partish e kështu me radhë, po, pse nuk po vjenë Hashim Thaqi në Medvegjë, të paktën, ta provojë, ose në Preshevë e Bujanoc. Për të tjerët që janë pas tij të mos i përmendi, por as ata, nuk e besoj, se ja kanë propozuar ndonjëherë, që të vijnë, në ato treva stërgjyshërore shqiptare. Sinqerisht, historia, do e dënojë, këtë heshtje, këtë, që po e bëjnë. Nuk
kemi asgjë personale me askend në qeveri dhe as që duam të jemi të përzier në politikë, por të harrohet këto treva, nuk është mirë. Nuk do me thënë mirë, nëse
përmendet nëpër salla diku dhe pastaj, të heshtet. Pse, të mos kërkohet nga BE dhe Serbia, që të mos përbuzet toka shqiptare dhe shqiptari në këto treva.
Shoqata humanitare “Medvegja” është apolitike?
Zenel Neziri: Po, ashtu është, por kjo nuk do të thotë, se ne nuk kemi zemër e shpirt. Shoqata jonë është apolitike, por kemi të drejtën tonë të gjykojmë aty ku shohim, se nuk është duke ecur puna mirë.
Duhet të ngritet zëri për Medvegjën, duhet të punohet më shumë për Medvegjën, si dikur, Kosova që i kishte sytë nga Shqipëria, tash ne i kemi sytë nga Kosova.
Të mos trajtohemi sikurse pakicë, por ne jemi autokton dhe këtë duhet ta themi troç. Përkulem me nderim dhe të veçantë para kujtimit të atdhetarëve të mëdhenj të
kombit tonë, nga të gjitha viset shqiptare, të cilët, në themelin e shtetit vendosën jetën, dijen, pasurinë dhe gjithçka që kishin, të atyre atdhetarëve që sakrifikuan
dhe luftuan me pushkë dhe me pendë për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Kujtojmë të gjitha luftërat dhe heronjtë e kombit tonë, ata njerëz që e bënë historinë tonë nga veprat e të cilëve jemi frymëzuar e do të frymëzohemi. Të gjithë e dijnë se në Medvegjë, flamuri kombëtar përdoret për të varrosur viktimat e politikës antishqiptare. Sot, kur e dijmë të gjithë që në Cepotin, në afërsi të Bujanocit dhe
pak kilometra nga Medvegja, u ndërtua para disa viteve, baza më e madhe ushtarake serbe, me shumë ushtarë dhe armatim të rëndë, tregon qartë para faktorit ndërkombëtarë, se Serbia ende është me ideologjinë e kryekriminelit Millosheviq.
Sa keni përkrahje nga bashkëkombasit tanë që jetojnë në Medvegjë?
Zenel Neziri: Përkrahja e bashkëkombasve tanë është është shumë e madhe. Këtu duhet përshëndetur dhe veçuar ndihmën shpirtërore nga Prof. ynë i respektuar Rexhep Abazi.
Sipas jush, qeveria e Kosovës e ka harruar Medvegjën, por ajo e Shqipërisë?
Zenel Neziri: Nuk është mirë të gënjej, sepse nuk e kam zakon të gënjej dhe më vjenë shumë rëndë ta pranojë, por po shihet se çka po bëhet në Mitrovicë, Graçanicë e
kështu me radhë. Liderët serbë, bashkë me popat e tyre, futen në Kosovë sa herë që duan, duke ditur se Kosova është tokë e huaj për ata, e tek ne ndodh e kundërta, nuk
vizitohet Medvegja. Nuk përmendet Medvegja edhe pse kanë shumë mundësi që të krahasohet. Sa shumë të drejta kanë serbët në Kosovë, ndërsa ne injorohemi dhe nuk e
ngrit zërin askush. Paramendoni sa të drejtë kanë serbët nga pakoja e presidentit Ahtisari dhe ne nuk gëzojmë as të drejat elementare.
Bashkësia ndërkombëtare, duhet të mos e harrojë këto treva, që janë autoktone dhe që kërkojnë liri, që po ngulfaten me lloj lloj maltretimesh, ndërtohen kazerma dhe malet mbushen me ushtarë, hiqet lapidari, burgosen djemtë e rinjë etj, etj.
Ne u drejtohemi SHBA-së dhe gjithë BE-së, që të mos e fundoset Lugina e Preshevës si Anija e Titanikut, ne kërkojmë liri, barazi dhe integrim në BE. Në Beograd para luftës kanë qenë 150.000 shqiptarë, flitet se 600.000 shqiptarë janë në tërë Serbinë. Atëherë, si ti harrojmë vëllezërit tanë ne. Nuk duhet të bëhet një demagogji politike. Është Rezoluta 1540 e cila thotë: “çdo popull që është i kolonizuar, ka të drejtë të luftojë me të gjitha mjetet, për ata arritur vetëvendosjen, pavarësinë, ka të drejtë të shkëputet prej shteteve të huaja”. Në Kosovë është derdhë gjak për këtë liri që e kemi dhe të jemi edhe më unik mes veti,
të kritikohemi, por të ecim me punë. Do ta them një shembull; në vitin 1980 kur u burgos grupi i parë i atdhetarëve në Shkup, me atdhetarin e madh Zaim Beqiri,
gjyqtari atyre u tha: ” juve nuk ju don Shqipëria, ju pse e doni Shqipërinë”?! Kjo po ndodhë edhe sot me ne të Luginës së Preshevës dhe të Malcisë së Malit të Zi dhe
herë pas here në Maqedoni. Ata, (atdhetarët) i ngritën grushtat lart, pra reaguan para kolegjit gjyqsorë dhe thanë: “nuk ka nënë që se don fëmiun e vet dhe nuk ka
fëmijë që se don nënën e vet”! Pra, këtë ide madhështore, sllavët atëbotë s´arritën dot ta mposhtnin! Në muajin prill, ishte diçka e pazakontë. Edhe ne po themi me
shpirt e vaj, se nuk na harron Shqipëria dhe Kosova. Por gjumin e tyre, që e kanë në dorë politikën nuk po e marrim vesh. Nëse nuk ndërrohet qasja e qendrave të
vendosjes shqiptare ndaj Luginës, në një periudhë jo shumë të largët në fjalorin e politikanëve tanë do të përdoren shprehjet: “Na ishte njëherë e një kohë një
Medvegjë, një Bujanoc e një Preshevë” ashtu siç na ishin dikur një Masuric, Surdulic e Molla e Kuqe! Nëse nuk ndërrohet qasja e qendrave të vendosjes shqiptare ndaj
Luginës, kufijtë shtetëror të Kosovës të kufizuara me tokat shqiptare të Karadakut të Preshevës, Malësisë së Bujanocit dhe Medvgjës, nuk do ta kenë një shpinë të fortë
etnike, por barku i saj i butë dalëngadalë do të rrudhet e sakatoset etnikisht. Nëse nuk ndërrohet qasja e qendrave të vendosjes shqiptare ndaj Luginës, mjerisht nuk do
të ketë shqiptarë për t’i plotësuar fabrikat, minierat e burgjet serbe, të cilat janë mësuar me shqiptarët “problematikë”, “lokalë” e “vasal.
Shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë janë të diskriminuar.
Serbia ka më shumë shqiptarë sesa serbë në Kosovë. Tash, sipas disa mediave, që i lexuam, kryeministri Hashim Thaqi, do të takohet përsëri me kryeministrin serb më 21
maj, pra, ia bëjmë me dije edhe njëherë, që të prek problemin e Medvegjës, Preshevës e Bujanocit. E Tiranës zyrtare, gjithashtu, ia rikujtojmë, se Medvegja, Bujanoci dhe
Presheva, ishin shqiptare, janë dhe do të mbeten. Të mendojmë e të veprojmë se si të dalim nga kjo rrugë e verbër, nga kjo status quo, a kohë zero e ekzistencës. Për më
tepër, s’ka çka të korruptohet e s’ka çka të vidhet, por ka çka të konsultohet derisa i kemi qeveritë e dy shteteve tona amtare. Shteti shqiptar nuk ka pse të
ngurojë dhe të mos shprehet hapur për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të bashkëkombësve, aq më shumë që ata nuk janë emigrantë por janë popullsi shqiptare në
trevat e saj historike që fatkeqësisht fuqitë e medha i ndanë nga trungu i kombit të vetëm shqiptar. Koha ka ardhur që më shumë se kurdoherë, Shqipëria duhet të
diskutojë, negociojë dhe të këmbëngulë që popullsisë shqiptare në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc, t’i jepet statusi i nevojshëm, i cili nëse aktualisht nuk e bashkon me
Prishtinën t’i jepet statusi i krahinës autonome.
Asnjë shtet tjetër, sado i vogël që të jetë, nuk mund të rrije kaq indiferent ndaj të drejtave dhe lirive të bashkëkombësve të tij, aq më tepër kur ata jetojnë në
trevat e kombit shqiptar.
Lugina e Presheves po përdoret si Thembra e Akilit për Sërbinë. Ata po hiqen sikur duan të ndajnë Kosovën, për të marrë pjesën veriore të saj, por në fakt gjithë
qëllimi është që të ruajnë Luginën e Preshevës, që është një nga pikat më strategjike në Ballkan. Ata bëjnë të njejtën lojë që bëjnë dhe grekët, që duan
Vorio-Epirin, që shqiptarët mos të kërkojnë Çamërinë. Ndërkohë serbët nuk rrinë pa punë e në gjum, ministrat e tyre po rrinë vetëm në aeroplan duke lobuar kundër
Kosovës. Lugina e Preshevës po zbraset nga shqiptarët në heshtje, dhe as Tirana e as Prishtina, nuk protestojnë për këtë, kurse për minoritetin serb në Kosovë kërkohen
superstandarte nga ana e ndërkombëtarëve.
Shkoni shpesh në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë?
Zenel Neziri: Po, të paktën dy herë në vjet, me që jemi në mërgim. Por, me ato treva kemi qenë dhe jemi gjithnjë, edhe kur punojmë, edhe kur bijmë në gjum. Nuk jemi
ndalur së punuari për ato treva e as që do të ndalemi, do të vije ora e së mirës, pa dyshim, ndoshta vonon, por dita e mirë do të vije një ditë. Presheva dallon shumë
nga Medvegja, apo nga Bujanoci, edhe pse, edhe atje, hiq sështë më mirë. Kujtoni, se në vitin 2010, gjyqi i Preshevës është reduktuar në një njësi gjyqësore. Në vend të
Gjykatës Komunale, Gjykata Themelore ka shkuar në Vranjë. Në Preshevë aktualisht është vetëm njësia gjyqësore ku shqyrtohen lëndët civile e jo ato penale. Këto
shqyrtohen në Vranjë, ndërsa vetëm njëri prej katër gjykatësve merret me lëndët penale, prej 43 gjykatësve të Gjykatës Themelore të Vranjës. Edhe Presheva, po
ndërtohet me ndërtesa të ndryshme, e shtëpi private, por ka qenë dhe është një provincë, ose një katund i madh, që ka kanalizim dhe telefon. Bujanoci me më shumë
serb, është më ndryshe, pak më mirë. Atje, edhe nëse dëshiron të punosh, të pengojnë, të qesin fjalë. Këto vitet e fundit, ishte punuar mirë në Preshevë dhe kjo
na ka gëzuar. Do të shkojmë, së shpejti, përsëri në Medvegjë dhe kemi projekte të ndryshme për ato treva, edhe pse nuk do të rrijmë atje, mendojmë, se një ditë do ti
kthehemi atyre vendeve, donë apo nuk donë dikushi. Tokat i kemi dhe kurrën e kurrës nuk do ti shesim.
Kemi lexuar edhe opinionet tuaja dhe të shoqatës për Lapidarin e UÇPMB-së, që u hoqë në Preshevë. Mendoni, se do të rikthehet?
Zenel Neziri: Po, është folur për ate lapidarë. Kryesore, u vendos, më 28 nëntorë, mu në 100 vjetorin e shtetit shqiptarë. E meriton të flitet edhe më shumë, por jo të
gjuhen gurë, nga ata, që mendojnë, se po luajnë lojën e famshme të fëmijëve "PILE". Nuk luhet "Pile", me gjëra të mëdha kombëtare. Ai lapidar, zgjoi nga gjumi, ata që
janë mësuar të flasin dhe të pijnë makiato me ujë të gazuar. Dikushi u habit, se si u bë, kaq i famshëm ai lapidar, ka qenë dhe do të mbetet, sepse aty ishin emrat e
dëshmorëve, që dhanë jetën për ato treva. Nuk ka më keq, se të shikohet të përfitohet nga situata të ndryshme. Ishte projekt i madh dhe historikë, e këtu,
padyshim, se ka meritë edhe kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, i cili, nuk ju tremb syri, por mbështeti projektin. Kemi lexuar disa analiza, të dikushave,
ishin të çuditshme, shumë të idhëta, por, ne i kuptuam, sepse, dëshironin të përfitojnë, apo të lyejnë gishtin me pushtet... Nuk vidhen meritat, nuk vidhet
guximi, shpirti dhe zemra, është e pamundur. Të mos përçahemi nëmes veti, por të bashkëpunojmë, se përçarja, e dijmë, se ku e çon ujin. Të mos bëhemi armiqtë e
vetes. Ta respektojmë njëri tjetrin dhe ti nderojmë edhe më shumë familjet e dëshmorëve.
Për këtë lapidar, u zgjua edhe Tirana zyrtare, Kosova, shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi, e gjithë diasporën e në SHBA, por edhe faktori ndërkombëtarë, e pa edhe
njëherë, se si e çka po bëhet atje. Nuk është momenti të flitet më shumë për lapidarin, por është ideuar dhe punuar me kujdes deri në pikën finale.
Është konsultuar mirë e mirë dhe ajka e intelektualëve shqiptarë, e vlerësuan lart. Ishte në vendin më të mirë të mundshëm, në qendër të qytetit, në zemër të qytetit,
sepse ata, pra dëshmorët, ishin dhe do të mbeten në zemër të historisë sonë kombëtare. Kemi reaguar menjëherë, kur është hjekur nga gjithë ajo ushtri e polici e
madhe e serbisë, e kemi parë, por, do të vije dita, që do të jetë edhe më e madhe, sepse, tokën e gjuhën shqipe, nuk munden ta hjekin, ato ishin me mijëvjeçare të
ndryshme dhe u pa edhe njëherë, se si është ky pushtet aktual, që ka mbet po i njejti, nga i kryekriminelit Millosheviq, që vdiq turpshëm, në gjygjin e nderuar
ndërkombëtarë të Hagës. Sa mirë do të ishte, që të mos çojnë pluhur, disa pseudo analista, që jemi mësuar kohëve të fundit ti shohim me disa shkrime dhe gjuajnë
hithëra, të rrijnë ta shikojnë veten. Edhe pse reagoi Prishtina zyrtare për heqjen e lapidarit, nuk ishte e mjaftueshme, ajo është dasht të ngrej zërin e fuqishëm të
arsyes, lirisht po e them, se aspak Prishtina zyrtare nuk na ka ndihmuar, por ne falënderojmë vëllezërit tanë shqiptarë në Kosovë, Tiranë, Maqedoni, e diasporë, që u
protestua. Lapidari, është hequr me "kujdes", apo vjedhur nga ai pushtet serb, kjo tregon, se do të rikthehet, por ata dëshirojnë në vende të tjera, por nuk e besoj,
se do ti plotësohet dëshira e tyre, që të vendoset, aty ku thonin, apo ku propozonin, sepse dëshmorët nuk kanë dhënë jetën për xhamia apo kisha, por për
flamurin kombëtarë. Faktori politikë shqiptarë atje, duhet të jetë më unikë nëmes veti, t`ia japin dorën më punëtorit.
Është përmendur, se diaspora e ka financuar Lapidarin?
Zenel Neziri: Nuk dua të ndalem në këtë pyetje. Nuk e besoj, se është e momentit të flitet. Diaspora, gjithmonë ka qenë afër atdheut, edhe është e do të jetë. Dhe
ndoshta nuk jam unë personi adekuat që jap përgjigje.
Arteria kryesore e luftës në Kosovë e Maqedoni, ka qenë diaspora jonë shqiptare, kjo diasporë, që ka dhënë e nuk ndalet për tokën shqiptare, edhe paranë, pasurinë, por
edhe jetën. Duhet të krenohet çdo shqiptarë në atdhe, me punën që ka bërë mërgata jonë, kjo mërgatë, që sot, nuk është në vendin e merituar.
Të mos kemi asnjë deputet nga diaspora, në Parlamentin e Kosovës apo të Shqipërisë, nuk e besoj, se është e hijshme. Kurrë nuk është friguar gurbetçari, e as që e ka
ndërmend të frigohet. Ka mbledhur për një ditë, gjatë luftës në Kosovë me qindra mijëra franga dhe është në gjendje përsëri, të bëjë gjithçka, për atdheun e tyre.
Padyshim, se falënderojmë shtetin më mik të kombit tonë, pas amerikanëve, e gjermanëve, vijnë zviceranët, që na kanë ndihmuar, na kanë mundësuar, të ruajmë
gjuhën tonë, duke na dhënë shkollat e tyre për shkollë plotësuese shqipe e kështu me radhë.
E ne krenohemi edhe me gjeneratat e reja, që po lindin e rriten në diasporë, por, zemra e tyre i rrah për atdheun e të parëve.
Lapidari, e ka bërë të veten, dëshmorët janë në flamurin tonë kombëtarë, duhe të bëhet edhe më shumë, që dëshmorët, gjithmonë të kujtohen. Ai lapidar, nuk është
dashur të hiqet nga ai vend i bekuar, por, ja që pushteteve të njohura serbe, i pengojnë edhe varrezat e të mos flasim lapidaret. Ai lapidar, është në zemrat e çdo
shqiptari patriot, sepse u dëshmua edhe me përkrahje, e ka tek tuk, që kanë folur e flasin, por, mjafton të shikohen se kush ishin ata... Propagandat nuk janë të mira
dhe të flasin njerëzit pa fakte. Kemi qenë dhe jemi shumë unik më shoqatën humanitare "Lugina e Preshevës", e sidomos me kryetarin e saj, Fazli Musliu, dhe do
të vazhdojmë edhe në të ardhmen, kjo i jep leksione edhe atyre në Preshevë, Bujanoc, se të bashkëpunojnë më shumë, me veprimtarët në Medvegjë dhe jo vetëm të përmenden.
Pse sipas jush nuk u mbrojt lapidari?
Zenel Neziri: Është qesharake të përmendet kjo pyetje. E drejta juaj të më pyesin, sepse bëni punën tuaj profesionale, por, i gëzohemi fatit, se nuk u dedh gjakë.
Lapidari nuk është vendos pa projekt. Gabojnë, përsëri ata që thojnë, apo që kanë thënë, se është vendosur pa mendim. E keni parë, se sa trupa të serbisë ishin aty. E
ata, që kanë thënë dhe që thonë, se është dashur të mbrohet, ta mbrojnë Mitrovicën, e të shkojnë në Mitrovicë të pijnë kafe, apo të vijnë vet në Preshevë dhe ta
shikojnë Medvegjën. Presheva, Bujanoci, e Medvegja dhe e gjithë shqiptaria, ka djemë që kishin dhënë jetën e japin, por, e them me shpirt, se më mirë, që nuk është
derdhur gjakë, sepse provokimet e kësaj natyre, i ka dashur pushteti serb, që të ketë arsye, për ti realizuar skenaret e tyre, që janë të shumta dhe që nuk dua ti
përmendi tash, por çdo kokë e shëndosh e dinë. Me rëndësi, që edhe bota demokratike, e pa, se edhe dëshmorët i pengojnë atyre, që janë me mentalitet të regjimit
millosheviqian. E vëllezërit tanë në Preshevë, e dijnë ndoshta edhe më mirë përgjigjen.
Z.Neziri, a do të ketë pasoja, mos përfshirja, e çështjës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në dialogun politik në mes të Kosovës dhe Serbisë?
Zenel Neziri: Po ja kujtoj, se çka thotë, një mik i madh i kombit tonë, në këtë pyetje, pra, ish-shefi i misionit të OSBE-se në Kosovë, William Walker, mendon se
çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të duhej të përfshihej në dialogun politik që po zhvillohet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se qeveria serbe
nuk po i trajton qytetarët në Luginë si të barabartë me pjesën tjetër të vendit.“Po, absolutisht! Nëse të dy palët ulen në tavolinë dhe bisedojnë për marrëdhëniet
ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve aty natyrshëm duhet të bisedohet edhe për shqiptarët që jetojnë nën kontrollin serb. Do t''u sugjeroj që në bisedime të
shtrohet në tavolinë edhe çështja e Luginës së Preshevës. E ardhmja jonë është në drejtim të zgjidhjes apsolute të të gjitha drejtave tona. Sipas disa informatave, që
i kemi, mbi 70 % e popullisë në Preshevë, janë të papunë, paramendoni, vetëm ekonomikisht, se në çfarë gjendje janë ata vëllezër atje, e shtoja edhe shkeljet
tjera të të drejtave të njeriut. Në Medvegjë, nuk po hyjmë, se nuk kanë mbet shqiptarë. Vërtet, nuk kam komente.
Medvegja, Bujanoci dhe Presheva, janë një "Bombë e kurdisur", që kur të doje, pushteti aktual e plas dhe i fajëson shqiptarët, si zakonisht, që ka luajtur me
skenare të kësaj natyre. I lutemi SHBA-së dhe BE-së, të shikojë dhe të reagojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Për këto treva është dashur shumë më herët të flitet,
por nuk është folur, është tejkaluar dhe po tejkalohet.
Cili është bashkëpunimi i shoqatës suaj me SHHLP me qendrën e saj në Gossau të St.Gallenit?
Zenel Neziri: Shumë mirë. Ky bashkëpunim është forcuar edhe më shumë. Kur kemi aktivitete, kryesia e kësaj shoqate, vijnë enkas tek ne, ashtu edhe ne shkojmë tek
ata dhe çdo ditë dëgjohemi e konsultohemi nëmes veti. Shoqata jonë me tridhjetë vjet veprimtari, ka një përvojë të gjatë dhe ne nga kjo përvojë, e dijmë, se të bashkuar
jemi më të fortë. Ka disa vite që bashkëpunojmë edhe për Akademinë Përkujtimore të UÇPMB-së, që është i vetmi përkujtim për ta në diasporë.
Jeni pra, kryetar i kësaj Akademie Përkujtimore jo më pak se dy vjetë, sa po gjeni mbështetje nga veprimtarët e tjerë që janë në Zvicër?
Zenel Neziri: Ky është viti i dytë, që po e mbaj këtë detyrë, detyrë të shenjtë, e falënderoj Fazli Musliun, kryetarin e SHHLP-së, që është edhe xhaxhai i dëshmorit
Mitat Musliu, i cili, po jep një kontribut të pazëvendësueshëm në këto Akademi dhe veprime të tjera në të mirë të atdheut, pastaj me mësuesin e veprimtarin Murat
Avdiu, etj, etj. Me një fjalë, për çdo vjetë apo në dy vjet, kryesia e kësaj Akademie, e zgjedhin një personalitet, që të jetë prijës i kësaj Akademie, për disa
vjetë me radhë ishte Murat Avdiu nga Tërnoci i Bujanocit e tash unë nga Medvegja dhe së shpejti, do të jetë një person nga Presheva. Kjo tregon, se ne jemi unikë dhe do
të mbesim kështu. Më lejoni, që përmes kësaj interviste, ti drejtohem të gjithëve, pra, të nderuar vëllezër e motra, kudo që gjendeni, pavarësisht nga cila trevë e
atdheut vini, kemi nderin dhe kënaqësinë, që t`ju ftojmë, në emër të familjarëve të dëshmorëve dhe këshillit organizativ, që të merrni pjesë në Akademinë përkujtimore e
vetmja, që mbahet në diasporë, kushtuar 29 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB-së), e cila do të mbahet të dielën më 26 maj
2013, duke filluar nga ora 13:30 në Winkeln të St.Gallenit, në restaurant “Kreuz”, përballë stacionit të trenit, në këtë adresë: Letzistrasse 3, 9015. Prezenca Juaj,
do ta madhështojë këtë Akademi Përkujtimore dhe do të nderoj edhe gjakun e dëshmorëve, që dhanë për liri, duke mbrojtur flamurin kombëtarë. Për këtë Akademi
Përkujtimore, është e përgaditur një program kulturo-artistikë, kushtuar dëshmorëve, luftës për liri dhe pritet, që të marrin pjesë edhe disa veprimtarë, që janë në
diasporë dhe nga atdheu, si Jonuz Musliu kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, etj. Për më hollësisht mund të kontaktoni: Z.Zenel Neziri, kryetar i SHH “Medvegja”
tel-cel.: 079 637 66 48, Fazli Musliu, kryetar i SHHLP tel-cel: 079 617 15 62, me dhe sinqeritet Ju mirëpresim.
Na thoni drejt, a është rritur numri i anëtarëve në shoqatën tuaj, apo është ai që ka qenë edhe në vitin e kaluar?
Zenel Neziri: Rreth shoqatës sonë, janë thuajse të gjitë medvegjasit mërgimtarë në mbarë Zvicrën, ka vëllezër edhe nga Kosova, Shqipëria e Presheva, Bujanoci, por edhe
nga Shkupi, Tetova, Gostivari e Kumanova. Numri është konstant, për çdo vjet rritet, asesi nuk bje. Ne i falënderojmë nga zemra dhe perendia i shpërbleftë për
kontributin që e japin.
Jeni duke e përgaditur Monografinë e Shoqatës Humanitare "Medvegja", deri ku keni arritur?
Zenel Neziri: Ka disa vjetë që e kam menduar dhe një ditë, ia dhashë këtë ide, kryesisë së shoqatës sonë, të gjithë e mirëpritën mirë. Vërtet është një punë
kolosale, që kemi bërë në këtë shoqatë, jo vetëm kjo kryesi, por prej ditës së parë. Kryesitë e shoqatës sonë, nuk kanë kursyer asgjë, që ndihmat të shkojnë aty ku
kërkohet. Nuk janë pak tridhjetë vjet punë në bëmirësi, por, jemi shumë të lumtur, që kemi dhënë diçka për atdheun tonë. Puna rreth monografisë është duke shkuar mirë,
por, kemi shumë materiale dhe po frigohemi, se pa dashje, pa ndonjë qëllim të keq, po na ikë diçka nga puna madhore, që është bërë rreth shoqatës, por, një bëmirës, e
veprimtarë, nuk do ti mbetet hatri, që nëse harrohet, apo nuk shkruhet sa e meriton për te, sepse, me rëndësi, diçka po shkruhet dhe mbetet për gjeneratat e reja, që do
të vijnë. Shumë dosie kemi, e këto dosie një ditë munden edhe të humbin, e libri, do të jetë nëpër biblioteka të ndryshme. Presim, që shumë shpejt të jetë gati, ose më
mirë në turnirin tonë tradicional, pra në qershor të këtij viti, aty nga data 15 dhe 16. Por, nëse, nuk arrijmë me e rrumbullaksu gjithë punën, atëherë, do ti njoftojmë
të gjithë me kohë, se kur do ta sheh dritën ajo monografi. Ta keni parasysh, se është një dokument shumë i madh, me dosie, që kanë kaluar rreth gjithë këtyre
viteve, jo më pak se mbi 7 milion franga, në forma të ndryshme, për në atdheun tonë.
Me miqtë zviceranë, si po ju shkon bashkëpunimi?
Zenel Neziri: Shkëlqyeshëm, duke u nisur nga kryetar komunash, e deri tek deputetët, e ministra e drejtorë shkollash dhe qyetarë të tjerë zviceranë. Të mbash koncertë
natën në natyrë dhe të vijnë të gjithë zviceranët përreth, e të vallëzojnë me ne shqiptarët. Në manifestimet tona, i keni parë edhe Ju, vijnë personalitetet më të
larta zvicerane, si presidenti i partisë CVP z.Christoph Darbellay, etj, etj. Ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen dhe ne u jemi shumë mirënjohës të
gjithëve, që na kanë përkrahur dhe na përkrahin.
Shoqëria Kulturo Artistike "Medvegja", që është pjesë e kësaj shoqate, apo që ka dalur nga zemra e kësaj shoqate, është bërë ambasadore e denjë e Medvegjës. Po afrohen edhe të rinjtë të tjerë rreth kësaj shoqate?
Zenel Neziri: Nuk mundem ti iki pa e përmendur vëllaun tim Musa Nezirin, i cili ishte ideator që të hapet kjo shoqëri dhe deri sot, është treguar shumë e mirë, jo
vetëm që ka marrur pjesë në manifestime të ndryshme në Zvicër, në mesin e bashkëkombasëve tanë, por, ka përfaqësuar edhe kombin tonë, kulturën tonë, nëpër
manifestime të zviceranëve. Rreth saj, ka të moshuar, mosha e mesme, të rinjë dhe fëmijë. Sa e lezetshme, kur sheh fëmijët, që sapo kanë filluar të flasin, ata
mundohen ti këndojnë Ismail Qemajlit, Adem Jasharit e Kosovës si dhe Medvegjës. Në këtë shoqëri, bëhet një punë shumë e madhe, me orë të tëra e ditë, por të gjithë nuk
pritojnë. Nga kjo shoqëri, tash ka emra të njohur të valltarëve, këngëtarëve dhe instrumentistëve. Natyrisht, se do të rrisim edhe më shumë numrin e të rinjëve dhe
ka shumë të interesuar. E gjithë puna, bëhet vullnetarisht, vetëm e vetëm, që të prezentohet kultura jonë si duhet. Veshjet i kemi tradicionale, të medvegjës sonë,
por edhe të të gjitha trevave të tjera shqiptare. Bashkëpunojmë edhe me prindërit, e bëmirësit e tjerë, që janë rreth shoqatës sonë. Kjo shoqëri, i ka dhënë edhe më
shumë shpirt, shoqatës sonë dhe ne do të ecim pa u ndalur. Nuk mundem ti përmendi të gjithë anëtarët e kësaj shoqërie, por nga shpirti i falënderoj të gjithë, prej më të
voglit e deri tek më i moshuari. I lumtë dhe gjithmonë marrin lavdërata nga shumë personalitet që i përcjellin programin e tyre të mirëfilltë shqiptarë, e jo me
ngjyra të tjera, që nuk na takojnë neve shqiptarëve. Kjo domethënë shumë, në vend, se të largohet rinia jonë nëpër klube të tjera të natës, ata vijnë në shoqëri,
mësojnë dhe kështu kalohet një vikend i mrekullueshëm dhe ne krenohemi sinqerisht me punën që kanë bërë dhe që po bëjnë.
Ju përkrahin mediat që janë në Zvicër?
Zenel Neziri: Nëse e keni fjalën për mediat shqiptare, do ju jap përgjigje menjihere, ndërsa mediat zvicerane, po, shpeshë herë, jemi pasqyruar dhe kanë marrur
pjesë gazetarë me zë, në manifestimet tona, dhe është shkruar gjithmonë mirë, e kjo na ka gëzuar shumë. Ndërsa, sa i përket mediave shqiptare, jo sa duhet dhe sa e
meritojmë, ndoshta edhe jemi shoqata më e vjetër në Zvicër, që kurrë nuk jemi ndalur, do të shihni edhe në monografinë tonë me fakte, se sa është punuar.
Sinqerisht, ua them, se TV Diaspora, me producentin e saj Esat Husaj, ka dhënë shumë kontribut, pastaj presheva com, e medvegja.net, gazeta "Bota sot", e tash kohëve të
fundit edhe ditorja "Zëri", por kontributin më të madh, nuk mundemi ta fshehim dhe dua që ta shkruash, e keni dhënë ju, sepse, asnjëherë nuk je ndalur së shkruari për
shoqatën tonë dhe ne u jemi falënderues përgjithmonë, prandaj, edhe të kemi shpallur qytetarë nderi të Medvegjës nga diaspora. E dimë modestin e publicistit të
mirënjohur me vepër z.Llukman Halili, por nuk mundemi ta anashkalojmë pa e përmendur, i cili është afër nesh me të gjitha mundësitë dhe ne u jemi mirënjohës
për kontributin që ka dhënë dhe që po jep. Ne presim bashkëpunim edhe me mediat tjera që janë në Zvicër dhe nuk e di, pse nuk shkruajnë, a ju siguroj, se kanë për
çka të shkruajnë, e nuk e besoj, se kanë pengesa nga dikushi që të mos shkruajnë.
Po afrohet kuvendi zgjedhor i kësaj shoqate, a do të kandidosh përsëri?
Zenel Neziri: Ndoshta nuk e dini, apo ju gazetarët jeni mësuar ti shikoni partitë politike, që kanë kandidatë, sepse marrin lekë dhe presin, mos po i fitojnë
zgjedhjet dhe bëhen kryeministër apo ministra dhe pse jo, fitojnë pasuri, e te shoqata jonë, nuk ka opozitë, por vullnetarë e bëmirës. Puna jonë bëhet pa asnjë
shpërblim monetarë, por shpërblimi vjenë nga dikush tjetër, që është më i madhi i të gjithëve Perendia. Kurrë nuk kam vrapuar pas karrikes, e pozitës, por më kanë
zgjedhur dhe jam munduar, të jem gjithmonë me vepër bëmirës, këtë besoj, se e kam dëshmuar. Ma kanë thënë thuajse të gjithë, se edhe një mandatë duhet të jem, sepse
kemi ca projekte e ti çojmë deri në fund. Jam për bashkim edhe asnjëherë për thyerje. Ja them nga del shpirti, se, në këtë shoqatë, jo vetëm unë që jam gjithnjë,
por e gjithë familja. Asnjëherë nuk jam ndalur dhe nuk do të ndalem, ndales ime, është vdekja. E pak ka rëndësi, se a do të jem unë apo jo edhe pse do të jem
gjithsesi, sepse shoqëria po e donë këtë. Nuk e kam zakon të flas për veten time, shumë e rëndë, por të dhashë përgjigje, për hirë të opinionit. Jam apolitikë dhe kjo
domethënë shumë, sepse derën e kam hapur, si te Sali Berisha, Edi Rama, Hashim Thaqi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli, Ragmi Mustafa, Riza Halimi,
etj, etj, nuk jemi partiakë dhe kur flasim, mundohemi, ta tregojmë me vepër. Nuk ka brum, që dikushi, mundet të na thotë, se jemi me një parti, asesi, e ju siguroj, se
një parti ndoshta e mundim me vota, sikur të kishim parti, sepse ne jemi vërtet shumë të fortë si në kryesi ashtu edhe në anëtarësi.
Sa po keni kohë për familjen, kur dihet, se gjatë ditës jeni në punë, e shtuna e diela, në aktivitete?
Zenel Neziri: Nuk jam ndalur, e as që do të ndalem. I mungoj shumë familjes, por, më kuptojnë dhe unë i kërkoj falje publikisht për mungesën time.
Nëse të afrohet ndonjë post në politikë, a do të kishe provuar?
Zenel Neziri: Tek zviceranët kam pasur oferta, por edhe tek ne shqiptarët. Më duhet përsëri ta them, se nuk futem në politikë në partitë tona shqiptare për momentin,
sepse po qëse futem, nuk mundem të shkeli në parimet e mia, e frigoj, se shoh gjëra jo të mira, që më duhet të protesoj e të mos pajtohem, prandaj, po i shikoj punët e
mia më mirë, ka të tjerë, që merren me politikë.
Cili është bashkëpunimi juaj me LAPSH-in në Zvicër?
Zenel Neziri: Shumë i mirë. Jemi takuar disa herë me kryetarin e LAPSH-it z.Hamzë Morina dhe me koordinatorin e LAPSH-it për kt.Argau z.Riza Demaj. Marrim pjesë në
manifestimet, që organizohet nga shkolla shqipe dhe i përkrahim në maksimum. Edhe ata kanë marrur pjesë tek ne disa herë dhe i kemi miqë të mirë, e sidomos,
veprimtarin e dalluar të diasporës sonë z.Riza Demaj, i cili është gjithnjë afër nesh. Edhe LAPSH-i, është duke bërë një punë të madhe.
Po me ambasadën e Shqipërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë?
Zenel Neziri: Me ambasadorin e Shqipërisë z.Mehmet Elezi, kemi bashkëpunuar që moti,prandaj, edhe e kemi shpallur me plot meritë qytetarë nderi të Medvegjës, me të
Kosovës kemi filluar, si dhe me të Maqedonisë. Ata bëjnë punën e tyre dhe ne tonën. Kanë marrur pjesë në manifestimet tona, që të tre ambasadorët dhe ne u jemi
mirënjohës. Edhe na i nderojmë me pjesmarrjen tonë sa herë që na ftojnë dhe lirisht e them, se gjithmonë na ftojnë, sepse e dijnë ata, se shoqata jonë, ka kontribuar
hiq më pak se tridhjetë vjetë për ato treva.
Ministri Makolli, ju ka vizituar dhe presni që edhe në të ardhmen, të mos jeni të harruar nga kjo ministri?
Zenel Neziri: Ministri i Diasporës z.Ibrahim Makolli, është treguar një mik i madh i Medvegjës, ai është shpallur njëzëri qyetarë nderi i Medvegjës nga ne mërgimtarët.
Kemi shumë dhe e çmojmë punën që ka bërë dhe që po bënë. Disa herë na ka pritur në Kosovë dhe na nderuar në programe të ndryshme, por edhe na ka ardhur në
mesin tonë në Fully të Valisit, për të parë punën tonë, gjë, që na ka frymëzuar edhe më shumë.
Në çka do të përqendroheni në vitet në vazhdim?
Zenel Neziri: ABC-ja jonë është humaniteti. Nuk kemi rrahur gjoks asnjëherë dhe as që do të rrahim. E gjithë kryesia jonë dhe anëtarët e shoqatës, janë të betuar, që
të mos ndalen së vepruari, ne ia bëjmë me dije të gjithë, se mbahu Medvegjë, se ke plot bëmirës në diasporë, mos ke frikë, se nuk të harrojmë. Kemi shumë projekte, por
do të vije dita që do ti hedhim në pah. Jemi të kënaqur me rininë tonë që po rritet në diasporë dhe sivjet kemi edhe ca plane tjera, përveç monografisë, kemi edhe ca
manifestime tjera, por si duket ka ardhur koha, që të jemi mbi 50 % për Medvegjën tonë, sepse tash Kosova është shtet dhe më mirë do të ishte, të shikojmë ne vet
Medvegjën më shumë, se nuk ka kush të na shikoj neve. Do ta vizitojmë SHBA-në dhe atje, kemi ca takime të nivelit të lartë dhe do të ngrejmë zërin e Medvegjës me
fakte, se Medvegja, ka mbetë e harruar dhe me politikën përbuzëse të serbisë, ka bërë, që ai vend, të jetë sot, me një numër të vogël të shqiptarëve.
Z.Neziri, faleminderit për këtë bashkëbisedim. Sigurisht, se na kanë mbetur edhe shumë tema pa prekur, por shpresojmë, se në një të ardhme të afërt, do të kemi
përsëri se për çka të flasim, që opinioni ynë, të jetë i informuar nga i pari i kësaj shoqate, ndër më të vjetrat në Zvicër dhe më e afirmuara me vepër në ndihma të
ndryshme.
Zenel Neziri: Ishte kënaqësi që bashkëbiseduam. Ndoshta dikujt edhe mundet ti mos i pëlqej e drejta, por, ne rreth vetes, kemi bëmirës shumë dhe ai numër e kalon 3.000,
prandaj, kur ti kesh në shoqatë, jo më pak se mbi 500 familje, nuk është pak, nuk ndalet Medvegja, nuk ndalen medvegjasit, mos i ikni Medvegjës, afrohuni me
Medvegjën, ajo tokë është shqiptare, ka qenë shqiptare dhe do të mbetet përgjithmonë ashtu. Punë të mbarë dhe gjitha të mirat.
Intervistoi: Dashnim HEBIBI /presheva.com 2013/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi