Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Përleshje në mes të rinjve të PDK-së? Empty Përleshje në mes të rinjve të PDK-së?

Mon 27 May 2013 - 17:52
Nga kuvendi zgjedhor në Rininë Demokratike të Kosovës, në lagjen “Arbana” në Prizren, është duke qarkulluar informacioni se ka pasur përleshje në mes kryetarit aktual të të rinjve të kësaj partie dhe kandidatit për kryetar të ardhshëm.
Në këtë rast i dëmtuari thuhet të jetë Nexhmedin Krasniqi, anëtar i RDK-së në Prizren.

Krasniqi thotë se është kandidat për kryetar të RDK-së në Prizren, por kryetari aktual, Samir Hoxha, thotë se për këtë kandidatur është njoftuar përmes mediave dhe se për këtë çështje janë disa procedura që duhen ndjekur.

Megjithëse Krasniqi thotë se posedon certifikatën nga mjeku për lëndimet e marra nga Hoxha, Sami Hoxha mohon ta ketë goditur dhe se, sipas këtij të fundit, kanë qenë disa metra larg njëri tjetrit.

Krejt këto fjalë, thotë Hoxha, kanë filluar pas përfundimit të kuvendit zgjedhor të kësaj dege, i cili sipas tij ka rrjedhur normalisht. Përveç kësaj, Nexhmedin Krasniqi thotë të ketë bërë edhe kallëzim penal për këtë çështjem , transmeton Kosovapress.

Në një reagim për medie të Rinisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren thuhet se Dega e RDK-së në Prizren,distancohet nga deklarimet e Krasniqit se gjoja dikush brenda kryesisë së degës, ka për qëllim manipulimin e zgjedhjeve rinore.

“Gjithashtu pretendimet e z. Krasniqi se gjoja ai ka rivalitet me kryetarin aktual të Rinisë Demokratike dega në Prizren, nuk qëndrojnë, sepse kryetari Hoxha është deklaruar me kohë se ai nuk do të jetë kandidat për kryetar të rinisë e as për kryesinë e degës”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi