Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kuvendi, rezolutë për Kosovën Lindore Empty Kuvendi, rezolutë për Kosovën Lindore

Mon 27 May 2013 - 19:39
Kryesia e Kuvendi pritet që të hënën të vendosë për mbajtjen e një debati parlamentar lidhur me të drejtat elementare të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Ky debat pritet të mbahet sipas kërkesës së deputetit Lutfi Haziri, i mbështetur edhe nga 20 deputetë të tjerë nënshkrues të kërkesës. Iniciatori i këtij debati parlamentar, deputeti Lutfi Haziri mendon që pas debatit që do të zhvillohej Kuvendi i Kosovës do të nxjerrë një rezolutë në mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Qëllimi i këtij debati është që Kuvendi si organi më i lartë kushtetues në Kosovë t’i diskutojë drejtat elementare dhe drejtat politike të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në rrafshin e implementimit të marrëveshjes së Konçulit dhe të drejtave tjera që nuk janë realizuar.
Duhet të diskutojmë edhe për të drejtat civile në Kosovë për shqiptarët e Luginës që janë zhvendosur dhe larguar nga Kosova lindore brenda Kosovës. Besoj që në fund të debatit do të del një rezolutë e qartë e Kuvendit”, ka thënë Haziri.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi