Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqipëria, miqësore me Slloveninë më 9 shkurt Empty Shqipëria, miqësore me Slloveninë më 9 shkurt

Thu 16 Dec 2010 - 15:22
Shqipëria ka siguruar kundërshtarin e parë për vitin 2011. Përfaqësuesja e futbollit do ta hapë vitin e ri me miqësoren kundër Sllovenisë, e cila do të zhvillohet më 9 shkurt.Ndeshja do të luhet në shtëpi, edhe për faktin se ajo do të shërbejë si një test për kuqezinjtë përpara ndeshjes kualifikuese në Grupin D të Euro 2012 me Bjellorusinë, më 26 mars. Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit në Federatën Shqiptare të Futbollit.Për të gjetur akordin me homologen e saj sllovene (NZS), FSHF-së i janë dashur vetëm disa ditë negociata, të cilat nisën menjëherë pas dështimit të bisedimeve me Letoninë. Kjo do të jetë hera e pestë në histori që Shqipëria luan kundër Sllovenisë. Deri më tani, përfaqësuesja jonë ka regjistruar dy humbje përballë këtij kundërshtari, në Euro 2000 (0-1 në Tiranë dhe 2-0 në Lubjanë) dhe dy barazime pa gola në Euro 2008 (0-0 në Shkodër dhe rezultat të njëjtë në Çelje).Sllovenia është një ekip me mjaft prestigj në arenën ndërkombëtare, ndërsa suksesi i tyre më i fundit është pjesëmarrja në Kupën e Botës 2010 të zhvilluar gjatë verës që kaloi. Ata siguruan një “biletë” në evenimentin më të rëndësishëm botëror, pasi kaluan Rusinë në “play-off”: humbje 2-1 në ndeshjen e parë në Moskë dhe fitore 1-0 në Maribor.Rezultati i përgjithshëm i sfidës ishte 2-2, por të besuarit e Matjazh Kek u kualifikuan falë rregullit të golit në fushën kundërshtare. Në Afrikën e Jugut ata ndodheshin në Grupin C, së bashku me Anglinë, Algjerinë dhe SHBA-në. Sllovenët fituan 1-0 ndeshjen hapëse me Algjerinë, me golin e Koren, ndërsa barazuan 2-2 në takimin e dytë me SHBA-në, edhe pse fillimisht kryesonin 2-0.Në ndeshjen e fundit në grup u mposhtën 1-0 nga Anglia, një rezultat që i kombinuar me fitoren e SHBA-së përballë Algjerisë shkaktoi eliminimin e tyre nga turneu. Prezenca në Botërorin 2010 ishte vetëm njëri prej sukseseve të përfaqësueses së re në moshë. Edhe pse është njohur zyrtarisht nga FIFA dhe UEFA vetëm në vitin 1992, Sllovenia ka marrë pjesë edhe në Euro 2000 dhe Kupën e Botës 2002. Aktualisht kjo skuadër ndodhet në pozita të mira edhe në Grupin C kualifikues të Euro 2012 (7 pikë në 4 ndeshje), ku renditet pas Italisë kryesuese, ndërsa ndiqet nga Estonia, Irlanda e Veriut, Serbia dhe ishujt Faroe. Lojtarët më të spikatur të kësaj skuadre janë portieri Handanoviç i Udinezes, mbrojtësit Sezar e Jokiç të Kievos, Iliç i Lokomotivës së Moskës e Breçko i Këlnit, mesfushorët Koren i Hull Sitit, Baçinoviç e Iliçiç të Palermos dhe Birsa i Okserit, si edhe sulmuesit Dediç i Bokumit e Novakoviç i Këlnit.

Shqipëria do të paraqitet në miqësoren e muajit shkurt me një ecuri mjaft pozitive në ndeshjet testuese: kuqezinjtë nuk njohin humbje në 10 ndeshjet e fundit (prej sfidës 27 majit 2008 me Poloninë, ku u mposht 1-0 në Reutlingen të Gjermanisë). Pjesën më të madhe të meritës për këto rezultate e ka padyshim trajneri Josip Kuzhe. Në tetë miqësoret që skuadra ka zhvilluar me teknikun kroat ajo ka regjistruar 5 fitore dhe 3 barazime. Seria pa humbje ka nisur në qershor 2009, me barazimin 1-1 përballë Gjeorgjisë në “Qemal Stafa”. Ky rezultat është shoqëruar nga triumfi i bujshëm 6-1 me Qipron (gusht 2009) dhe barazimin pa gola në Estoni, ndërsa ka vazhduar me katër fitoret (gjithmonë me rezultatin 1-0) me Irlandën e Veriut, Malin e Zi, Andorrën e Uzbekistanin. Miqësorja e fundit për Kombëtaren shqiptare ishte ajo që u luajt më 17 nëntor në Korçë me Maqedoninë, që u mbyll në barazim 0-0.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi