Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Edukatorja e kopshtit në gjyq, çau me thonj fëmijën në fytyrë Empty Edukatorja e kopshtit në gjyq, çau me thonj fëmijën në fytyrë

Tue 28 May 2013 - 13:59
TIRANE - Për herë të parë një edukatore kopshti vihet përpara drejtësisë, pasi ka keqtrajtuar një nga fëmijët e kopshtit, pasi nuk pranonte të flinte gjumë. Historia që me shumë gjasë ndodh jo rrallë në kopshtet shqiptare, ka dalë në dritë pas denoncimit që ka bërë nëna e 4-vjeçarit, e cila ka vërejtur gërvishtjet në fytyrën e të birit. Prokurori Granit Shahu ka hetuar për disa muaj për të hedhur dritë mbi rastin dhe në përfundim ka ngritur ndaj edukatores Alma Toska, akuzën "keqtrajtim i të miturit".
Denoncimi i nënës
Më datë 31.12.2012, V.L. ka bërë kallëzim për faktin se fëmija i saj D.L., 4-vjeçar, është keqtrajtuar fizikisht në kopshtin Nr.xxxxx nga ana e edukatores së tij, Alma Toska. Gruaja pretendon se atë ditë djali është marrë në kopsht nga ana e mbesës së saj, M.L.. Kur ka shkuar në shtëpi, ka konstatuar që i biri ishte i trembur. Pas pyetjeve që ajo i ka bërë të birit, ka ardhur në dijeni të faktit që edukatorja e tij e ka kapur tek nofullat me thonj, pasi D.L. nuk po flinte gjumë. Pas kallëzimit, gruas i është dhënë një vendim nga organet kompetente për kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor për ekzaminimin e të birit.
Akti i ekspertimit
Në bazë të aktit të ekspertimit mjeko ligjor Nr.08, datë 30.12.2012, (pra vetëm tri ditë pasi ka ndodhur ngjarja), rezulton që tek i mituri D.L. konstatohet në faqen e majtë një dërmishtje me përmasa 0.3x0.1 cm, me kore kafe dhe me trajtë të çrregullt. Në faqen e djathtë konstatohet një dërmishtje me trajtë gjysmëhëne, me përmasa 0.5 x0.1 cm, me ngjyrë kafe. Këto dëmtime kanë sjellë paaftësi deri në 9 ditë.
Dëshmia e të miturit
Fëmija D.L. ka dëshmuar në prani të prindërve të tij dhe psikologëve. Ai është shprehur se dëmtimi në faqe është shkaktuar pasi është kapur nga edukatore Alma Toska. Para hetuesve ka dëshmuar dhe M.L., kushërirë e fëmijës, e cila ka marrë 4-vjeçarin atë ditë nga kopshti. Ajo shpjegon se dëmtimet e D.L. i ka konstatuar rrugës për në shtëpi (banesa e tyre me kopshtin është 10-20 metra larg). Më pas, menjëherë kur ka shkuar në shtëpi ka njoftuar edhe gjyshen e D.L., e cila i ka thënë që me këtë punë do të merrej nëna e D.L..
Verifikimet në kopsht
Nga verifikimet që janë bërë ditën kur pretendohet dëmtimi i fëmijës D.L. rezulton se: në atë ditë, pra më datë 27.12.2012, në turnin e dytë, në kopshtin Nr.xxx ka qenë edukatore Alma Toska, e cila, pasi ka marrë këtë grup fëmijësh në dorëzim nga edukatorja R.S. në orën 13.30 min, ka qëndruar me ta në orët në vazhdim. Gjatë këtyre orëve, fëmijët duhej të flinin gjumë, dhe më pas ka bërë dhe përcjelljen e tyre tek të afërmit për në banesa. R.S., e cila është edukatorja e të miturit D.L., është shprehur se atë ditë ka qenë turni i parë dhe në orën 13.30 min është larguar nga puna, pasi ka çuar në dhomën e gjumit të grupit të edukatores Alma Toska, grupin e vet, ku bën pjesë dhe D.L.. Kështu, ajo sqaron që është larguar pasi i ka vendosur në krevate fëmijët e grupit të saj, të cilët tashmë nga kjo orë, pra 13.30 deri në 16.00 apo edhe më pas (në varësi të rrethanave) do të ishin nën kujdestarinë e edukatores Alma Toska. Ajo u ka shpjeguar hetuesve se fëmija D.L. nuk ka pasur asnjë problem derisa është larguar në orën 13.30 min ajo vetë. Nëna e fëmijës, V.L., sqaron se më datë 27.12.2012 kur është kthyer në banesë, pas orës 16.00 min, është vënë në dijeni nga familjarët e saj për problemin në fjalë dhe ka parë se në të dyja faqet e djalit të saj kishte të gërvishtura thonjsh, dhe për këtë gjë, ajo e ka pyetur vetë të birin, i cili i ka thënë se e kishte kapur për faqesh edukatore Alma Toska, pasi nuk po flinte gjumë.
Mohimi i edukatores
E pandehura Alma Toska ka mohuar kategorikisht ta ketë kapur për faqesh duke i shkaktuar dëmtime fëmijës D.L.. Por sipas organit të akuzës, nga rrethanat e faktit në fjalë, si dhe nga tërësia e veprimeve hetimore në kuadër të procedimit penal, rezulton tashmë e provuar që e pandehura Alma Toska, e cila ka marrë në kujdesin e vet, grupin e fëmijëve në të cilin bën pjesë edhe fëmija D.L., në datën 27.12.2013, në orën 13.30 min dhe në vazhdim, deri në orën 16.00, ka ushtruar dhunë duke e kapur D.L. për faqesh, pasi ky i fundit po bënte zhurmë dhe nuk flinte gjumë. Me veprimet e saj e pandehura i ka shkaktuar D.L. dëmtime që sjellin paaftësi deri në 9 ditë dhe duke qenë me cilësinë e edukatores në këtë kopsht fëmijësh, që kishte për detyrë kujdesin ndaj tyre, ajo ka konsumuar veprën penale "keqtrajtim i të miturit", për të cilën dhe do të përgjigjet para drejtësisë.
/BalkanWeb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi