Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Var Veten 20-Vjeçarja, E Fejuan Pa Dëshirë Me Emigrantin Empty Var Veten 20-Vjeçarja, E Fejuan Pa Dëshirë Me Emigrantin

Wed 29 May 2013 - 13:14
Vetëvarja e 18-vjeçares në kasollen e bagëtive, babai:Një ditë më parë i premë ditën e dasmës
Var Veten 20-Vjeçarja, E Fejuan Pa Dëshirë Me Emigrantin 108
18-vjeçarja e vetvarur ditën e premte një ditë para se të merrte vendimin fatal kishte prerë ditën e dasmës.
Babai i vajzës është shprehur për një të përditëshme se ai nuk e di pse vajza e tij mori një akt të tillë.
“Allahu e di se pse vajza ime vrau veten. Shpirti i saj e di se çfarë kishte”. Këto janë fjalët e babait të 18-vjeçares Sirie Gjana, e cila, mesditën e së premtes vendosi që të vetëvarej duke u larguar përfundimisht nga kjo jetë.
Babai i vajzës Lavdërim Gjana tha se: . “Ata shkonin mirë me njëri-tjetrin, nuk kishin konflikte. Ne i kishim prerë edhe ditën e dasmës”.
Në gjendje shoku është edhe nëna e vajzës, e cila nuk ja fal vetes faktin që nuk e kuptoj që vajza ishte aq rëndë psikologjikisht.

18-vjeçarja i dha fund jetës së saj duke u vetëvarë gjatë ditës së premte në një fshat të Tiranës./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Var Veten 20-Vjeçarja, E Fejuan Pa Dëshirë Me Emigrantin Empty Re: Var Veten 20-Vjeçarja, E Fejuan Pa Dëshirë Me Emigrantin

Wed 29 May 2013 - 13:14
TIRANE - “Ju nuk më pyetët kur më fejuat. Nuk ishte dëshira ime që të martohem. Më mirë preferoj të vdes”. Sipas Policisë, këto kanë qenë fjalët e fundit që shkroi në letër një vajzë 20-vjeçare, e cila u vetëvar në Lundër të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur të shtunën, në momentin kur viktima Sirie Gjana ndodhej vetëm në shtëpi dhe i ka dhënë fund jetës duke u varur në kasollen e bagëtive. Letra e lamtumirës që familjarët kanë gjetur në dhomën e saj sapo janë kthyer në shtëpi ka qenë një tronditje e rëndë për ta dhe menjëherë kanë nisur ta kërkojnë rreth shtëpisë, derisa e kanë gjetur të pajetë. Babai i 20- vjeçares, duke e pasur të vështirë të besonte se e bija ishte vetëvarur, ka lajmëruar menjëherë Policinë e kryeqytetit, duke dyshuar se kjo ngjarje ishte vepër e dikujt tjetër dhe jo e vajzës së tij. Por, ekspertët kriminalistë të mbërritur në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se ngjarja ishte vetëvarje.shqip.net
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi