- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Në përkujtim të dy kolosëve patriot të mërgimit: Enver Hadrin e Gani Azemin - Agim Gashi
Wed 29 May 2013 - 16:51
Në përkujtim të dy kolosëve patriot të mërgimit:
ENVER HADRIN E GANI AZEMIN
Mos ti harrojmë!
Ai popull që i harron bijtë e Tij-ska ardhmëri!
Agim Gashi
Enver Hadri, Lulja e Kosovës
Janë ngrysë malet tona, kodrat e Rugovës
E qajnë Enverin Hadrin, Lulen e Kosovës,
Po e vajtojnë Zanat dhe tronditin malin
Gjakun e Kosovës Jo nuk do ta falim.
Rrjedhen ngadalson Drini për Kosovë
Valët lot Kosove diç seç turbullon,
Hej! Seç po qahet toka e Dukagjinit
Kur po shuhen jetnat nga krismat e krimit.
Kur u shkrepen plumbat Brukseli plot me gjak
Dhe vranë Enver Hadrin, trimin fjalëpak,
U trondit Evropa, u këndell shqiptari,
“Gjaku im nuk falet”, një kujtim te varri.
Fjalët tua ishin vulë në parlament
Tundej Beligradi kund s´mund zinte vend,
Smund i thente faktet që fliste shqiptari
Andaj kriminelët flasin me armë zjarri.
Kaluan shumë vite kujtimi ska tretun
Për Kosoven trime Ti kurrë ske me vdekun,
Se ishe pishtar´ n´ball t´Demaokracisë
Na e tregove rrugën e drejtë të lirisë.
Kosova ashtë gjaku im që kurr nuk falet
T´hijshme janë dhe vorret, të lartë lapidarët,
Duhet t´shtrihen duert, t´bashkohet shqiptari
Amanet kto fjalë na i la Hero Enver Hadri.
Sa herë në Kosovë zbrazet pushka e krimit
Qahet n´tkater anët toka po e Dukagjinit!
11.06.05 Düren
*****
Miku im!
(Gani Azemit)
Nën kambë m’u rrokullis bota,
Kumt të zi më solli Brukseli,
Paske ikun nga kjo jetë,
Miku im, Gani Azemi.
Ty të lindi Kosova jote,
E t’shkoi jeta n’mërgim t’zi,
N’dhena t’huja ku kalove,
Flamurin mbajte t’futun n’gji.
Ke tremb serbin n’Beligrad,
Dhe themelet ia ke dridhë,
Ti, shqiptar, Gani Azemi,
Plumb as fjalë ty nuk t’ka lidhë.
Ke lanë pas ti shumë kujtime,
e ne s’mundemi dot me t’pyet,
Veç po t’flasim me njat grue,
Që s’pushon tuj i fshi sytë.
Ke lane mbrapa dy sokola
Si bijtë tanë ne do ti kemi,
Në rrugën tande do të ecin
Ardiani dhe Arbeni.
Kur të shkosh në atë botë t´amshueshme,
E takon Ibrahim Rugovën,
I tregon dhe Bacë Ademit,
Se jo bash mirë e le Kosovën.
Miku im, Gani Azemi,
Ike e na le n‘mërzi,
Për t’iu bashkue në festë dëshmorve,
Të 100 vjet t’nanës Shqipni.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi