Gjendet i vdekur në shtëpi 40-vjeçari, ishte rrethuar nga 46 gjarpërinj gjigantë
Thu 30 May 2013 - 12:43
Një 40-vjeçar gjerman është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij i rrethuar nga më shumë se 40 gjarpërinj gjigantë. Në momentin kur polici arriti në banesë pjesa më e madhe e reptilëve shëtisnin të lire, përfshirë këtu edhe një anakonda rreth 10 metër të gjatë dhe një piton 11 metër të gjatë.
Njëri prej zjarrfikësve që mbërritën atje për të kapur gjarpërinjtë u shpreh për mediat se të paktën njëri prej gjarpërinjve kishte trashësinë e një trupi mesatar të njeriut. Megjithatë sipas mjekëve 40 vjecari nuk kishte vdekur si pasojë e gjarpërinjve por kishte pësuar një infarct. Gjithashtu ekspertët thanë se nuk është gllabëruar nga gjarpërinjtë për dy arsye, e para sepse gjarpërinjtë preferojnë ta hanë të gjallë viktimën e tyre, dhe e dyta sepse trupi i tij ishte në përmasa pak më të mëdha nga sa mund të përballonin reptilët.
Zjarrëfikësit pasi i kapën 46 gjarpërinjtë, i dorëzuan ata tek ekspertët për t’u kujdesur./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi