Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Qemaj Mustafa, kryetari i parë që komunikon me qytetarët në Twitter Empty Qemaj Mustafa, kryetari i parë që komunikon me qytetarët në Twitter

Fri 31 May 2013 - 20:02
Kryetari Mustafa u përgjigj në të gjitha pyetjet, duke thënë se Komuna ka kapacitete për zbatimin e këtij ligji, por megjithatë edhe vet qytetarët janë monitorues të zbatimit të tij.

Komuna e Gjilanit dhe projekti i UNDP-së “Mediat sociale për fuqizim inovativ lokal” shënojnë Ditën Botërore Kundër Pirjes së Duhanit, duke bashkëbiseduar me qytetarë për “TweetChat me Kryetarin e Komunës Qemajl Mustafën”, Kundër DuhanitGl, raporton rajonipress.

Mjellma Doli zyrtare e këtij projekti tha se kryetari i Komunës së Gjilanit është i pari prej kryetarëve të Komunave të Kosovës, që sot përdori këtë formë bashkëkohore të komunikimit me bisedën online në TweetChat, për Ditën Botërore Kundër Pirjes së Duhanit, duke filluar nga ora 16:00 deri në orën 17:00.

Të interesuar ishin një numër i madh i qytetarëve, të cilët biseduan me kryetarin drejtpërdrejtë përmes rrjetit social të cilët u interesuan rreth pirjes së duhanit, ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, gjobat për personat që nuk e respektojnë ligjin etj.

Kryetari Mustafa u përgjigj në të gjitha pyetjet, duke thënë se Komuna ka kapacitete për zbatimin e këtij ligji, por megjithatë edhe vet qytetarët janë monitorues të zbatimit të tij.

Në fund kryetari i Komunës ka falënderuar qytetarët që ishin në numër të shumtë, të cilët ishin bashkëbisedues për zbatimin e ligjit kundër pirjes së duhanit në vendet publike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi