- VizitorVizitor
Mediet gjermane mbi vrasjen e dy arinjve në Kosovë
Sun 2 Jun 2013 - 14:09
Mediet e huaja për vrasjen e dy arinjve në Kosovë Mediet ndërkombëtare i kanë kushtuar vëmendje të madhe lajmit mbi çlirimin para pak ditësh të 15 arinjve të mbajtur ilegalisht pranë restoranteve në Kosovë. Lajmi i radhës, ai për vrasjen e dy arinjve nga gjahtarët, ka bërë po ashtu jehonë të konsiderueshme në mediet në gjuhën gjermane.
Portalet e rëndësishme gjermane Spiegelonline dhe Focusonline merren gjerësisht me rastin.
“Qeveria e Kosovës flet për një ‘vrasje të tmerrshme’. Katër persona kanë vrarë dy arinj të murrmë, për ta marrë prej tyre fshikëzën e tëmthit. Kjo, sipas tyre mund të përdoret si ilaç kundër kancerit. Pakënaqësi mbretëron edhe sa i përket dënimit fare të ulët të dorasëve. Një gjykatë në Mitrovicë i ka liruar dy dorasit shumë shpejt pas arrestimit, duke u shqiptuar nga një gjobë prej 200 eurosh. Madje edhe qeveria në Prishtinë e ka konsideruar tepër të ulët këtë dënim.
“Do të përdoren të gjitha mjetet juridike për të realizuar një dënim më të rëndë për ‘vrasjen e tmerrshme’”, ka thënë ministri i ambientit, Dardan Gashi, transmeton Focusonline.
Autorët e vrasjes i kishin blerë të enjten arinjtë e kapur nga dy banorë të fshatit.
“Ata i kishin narkotizuar arinjtë, i kanë vrarë dhe ua kanë marrë fshikëzën”, ka thënë një zëdhënës i policisë. “Kufomat i kanë hedhur pastaj në deponinë e mbeturinave”.
Si motiv, ata kishin përmendur ‘ilaçin’ kundër kancerit. Sipas Ministrisë së ambientit, shitja ose vrasja e shtazëve të mbrojtura nga ligji, në Kosovë paraqet vepër penale që mund të ndëshkohet me burg dyvjeçar ose me gjobë prej 4000 frangash. /albinfo.ch/
- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Mediet gjermane mbi vrasjen e dy arinjve në Kosovë
Sun 2 Jun 2013 - 16:09
ou se ditkam une qe shurra ariut qenka ilac ???????????????
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi