- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Mediet maqedonase kritikojnë Haxhinaston
Sat 17 Mar 2012 - 12:10
- Medeat maqedonase kanë komentuar vizitën e ministrit të jashtëm shqiptar Edmond Haxhinasto, duke shprehur kritika ndaj qëndrimeve të tij lidhur me zhvillimet dhe incidentet e fundit në Maqedoni.
Gazeta më e madhe “Dnevnik” shkruan sot se Tirana zyrtare përmes ministrit të jashtëm nuk dënoi as 2 për qind përdhosjen dhe djegien e flamurit maqedonas.
Sipas gazetës, nga ana tjetër, ministri shqiptar në emër të Qeverisë kërkoi që të zbardhet vrasja e dy të rinjve shqiptarë në Gostivar dhe incidentet e fundit ndëretnike në Maqedoni, transmeton INA.
“Unë kam edhe incidentin ku është djegur flamuri shqiptar, dhe ato janë incidente që nuk duhet të ndodhin, për shkak se simbolet kombëtare janë të shenjta për çdo komb, por jemi dakorduar që këto incidente nuk rrezikojnë marrëdhëniet e mira”, citohet deklarata e ministrit të jashtëm shqiptar, duke komentuar mediet maqedonase dhe duke pyetur se në cilin incident ishte djegur flamuri shqiptar, apo sipas tyre, bëhet fjalë për një videomaterial në youtube ku shihet djegia e flamurit.
Edhe mediet e tjera kanë bërë komente mbi vizitën, duke drejtuar kritika edhe ndaj qëndrimit të shprehur se Tirana zyrtare nuk do të njoh Shkupin me emrin kushtetues, derisa nuk do të zgjidhet kontesti i emrit me Athinën zyrtare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi