- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Erdogan zemërohet nga krahasimi me Pranverën Arabe(Video)
Tue 4 Jun 2013 - 8:43
Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan ka hedhur poshtë me zemërim, krahasimet që u janë bërë protestave në rrugë në Turqi me kryengritjen e Pranverës Arabe. Ai ka reaguar kështu, ndërsa për të katërtën ditë me radhë po vazhdojnë protestat, e rrjedhimisht edhe përleshjet në mes të policisë dhe protestuesve. Erdogan tha të hënën se protestat antiqeveritare në Stamboll, Ankara dhe në qytetet tjera janë organizuar nga ekstremistët, transmeton rel.
“Sa iu përket këtyre incidenteve, si kryeministër dhe si banor i Stambollit, dëshiroj të them se nëse nuk përfshijmë ata që u janë bashkuar protestave nga ndjenjat naive dhe emocionet pas thirrjeve të bëra në mediat sociale(do ta shohim këtë), ata që organizojnë këto
protesta janë elemente ekstremiste, dhe fatkeqësisht njerëzit iu bashkuan”, u
shpreh Erdogan
Ai ka bërë këto komente në Stamboll para se të largohej për një turne në Afrikën Veriore, ku përfshihet Tunizia- djepi i revoltës së Pranverës Arabe- tha se ata që i quajnë protestat aktuale- ‘Pranverë turke’, nuk e njohin Turqinë.
Ndaras, presidenti turk Abdullah Gul ka bërë thirrje të hënën për qetësi dhe ka thënë se demonstratat paqësore janë pjesë e demokracisë. Gul ka shtuar se “mesazhet e protestuesve për qëllime të mira janë shpërndarë”.
Ndërkohë, policia turke ka hedhur gaz lotsjellës edhe të hënën në Ankara, në ditën e katërt të protestave kundër qeverisë së Erdoganit.
Në Izmir, protestuesit kanë hedhur gjatë natës bomba ndaj zyrave të Partisë Për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Erdoganit.
Demonstratat kanë nisur të premten pas forcës së tepruar të policisë, që përdori ndaj protestuesve që kundërshtonin ulur shkuljen e pemëve në sheshin Taksim të Stambollit. Që atëherë janë përshkallëzuar.
Shtetet e Bashkuara janë shprehur të shqetësuara me trajtimin e protestave në Turqi.Protestuesit akuzojnë AKP-në me rrënjë islamike të Erdoganit, se gradualisht po imponon sundim islamik në shtetin sekular të Turqisë.
Një javë para protestave, Turqia ndaloi reklamimin e alkoolit dhe vendosi kufizime në shitjen e tij.
Thirrjeve për përmbajtje ndaj protestuesve të aleatëve të Turqisë në NATO, Britanisë, Francës dhe SHBA-së, i është bashkuar edhe Bashkimi Evropian, përmes shefes së diplomacisë, Catherine Ashton, e cila dënoi “përdorimin disproporcional të forcës” nga policia.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi