Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kinë, burri 66-vjeçar shkon tek mjeku dhe zbulon se është grua Empty Kinë, burri 66-vjeçar shkon tek mjeku dhe zbulon se është grua

Wed 5 Jun 2013 - 12:06
Kinë, burri 66-vjeçar shkon tek mjeku dhe zbulon se është grua 68736KINE -Një burrë kinez, i cili shkoi për t’u vizituar te mjeku, sepse kishte barkun e fryrë, rezultoi se në të vërtetë ishte grua.

66-vjeçari,
i cili ka edhe mjekër, e kishte jetuar tërë jetën e tij si një
mashkull, por mjekët në Hong Kong i thanë se fryrja e barkut shkaktohej
nga një kist ovarian.

Analizat e bëra zbuluan se pacienti pësoi dy çrregullime të rralla gjenetike që nuk mund të diagnostikoheshin te meshkujt.

Ata
treguan se pacienti vuante nga sindromi Turner, një çrregullim gjenetik
që prek rreth 1 në 2.000 vajza dhe nga hyperplasia kongjenitale në
veshkave. Ky çrregullim rrit hormonet mashkullore tek femrat.

Sindromi
Turner zakonisht shkakton probleme me çrregullimin e kromozomeve dhe
rrezikon që femrat që preken nga kjo sëmundje të mos lindin dhe të jenë
më të shkurtra se normalisht.

Hyperplasia kongjenitale e veshkave prek një 1 në rreth 15.000 femra pas lindjes, duke rritur kromozomet mashkullore.

Vajzat që vuajnë nga këto sindroma kanë organe normale riprodhues, por mund të vuajnë nga problemet e pjellorisë.

Mediat
në Kinë bëjnë të ditur se pacienti ishte rritur jetim dhe nuk ka një
gjatësi normale, sepse pas moshës 10-vjeçare ai nuk u zgjat më.
66-vjeçari gjithashtu nuk kishte asnjë nga testikujt dhe kishte një
mikropenis.

Sipas mjekëve, pacienti do të vazhdojë të jetojë si një mashkull dhe mund të trajtohet me zëvendësim të testosteroneve.

(er.nu/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi