Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

MEHMET KRILEVA-NJERIU I IDEALIT Empty MEHMET KRILEVA-NJERIU I IDEALIT

Thu 6 Jun 2013 - 18:00
Njeriu i idealit Mehmet (Cakolli) Krileva


Shaban Cakolli
Përpjekëjet serbo-malazeze për shfarosjen,kolonizimin dhe serbizimin e tokave shqiptare nuk kanë pushuar nëpër shekuj dhe sot kanë të njejtin synim.Dihet se nga mesjeta e deri më 1912,trevat shqiptare kanë pasur një sipërfaqe prej 115.000 km,katrore.Aleancat ballkanike kundër shqiptare,me vendimin e Kongresit të Berlinit ia grabitën kombit shqiptar mbi 25mijë kilometra katrore tokë,ku banonin me popullsi shqiptare mbi 96% e popullatës.Me nxitejen e Rusisë cariste,sllavo malazezët dhe sërbët,për të pushtuar tokat tona,bënë dinakrisht diplomaci dinake,si duke përfaqësuar popullin serbo-malazez të përndjekur,ata po mbushnin tokat tona me kolon serbo-malazez,shqiptaret i ndiqnin për në Turqi një pjesë,pjesën tjetër i burgosnin,torturonin dhe i likuidonin.Greqia shkëputi 51300 km,tokë të Shqipërisë. si dhe likuidoj mbi gjysmë milioni shqiptar,aq sa likuiduan sllavo sërbet në Kosovë.Aleanca Ballkanike kishte për qëllim zgjërimin teritorial,sigurimin e daljes në det dhe shfarosëjen e shqiptarëve.

Pavarësia e Kosovës do të vonohej edhe më,sikur të mos ishin bijë dhe bija ndër më të mirët,që të kenë guxuar aq shumë,që të kenë luftuar aq shumë,që të kenë treguar aq shumë trimëri e mençuri,për të dalur kryelartë para historisë,me pushkë e penë,me jetë e gjak të hudhen kundër pushtuesit,për të shporrur këmbën e tyre pushtuese nga trojet tona,që populli ynë të jetoj i lirë e sovran.

Për këto merita të mëdha flet historia,e ndër ata që hynë në histori ishte veprimtari ynë i shquar kombëtarë

Historia jonë pasqyron veprat e strategëve të shquar të popullit tanë të cilët me guximin dhe mençurinë e tyre i dhanë nderë Shqipërisë dhe vetës emrin shqiptar.Njëri nga këta strateg ishte edhe Mehmet(Cakolli)Krileva


Mehmet (Cakolli) Krileva
I lindur në fshatin Krilevë të Dardanës Mehmet Cakolli,si i ri u shqua për arsim dhe atdhedashuri dhe u bë njeri i afër dhe i ngrohët i popullatës së kësaj ane.Burrat me emër atë botë nuk thirreshin sipas mbiemrave po sipas rrethit ku jetonin,andaj Mehmetin e famshëm e thërrisnin sipas emrit të vendlindjes:Mehmet Krileva.

I lindur në një familje atdhedashëse,Mehmeti shpejt u mësua të kuptoi qka është të duash atdheun,çfarë do të thotë pushtues,si ishte rexhimi Jugosllav që po uzurponte të drejtat shqiptare me burgje,kërbaç,vrasëje dhe përndjekëje.I ri filloi të frymëzohej dhe të merrte çështje të mëdha mbi supe.Ajo që po e brente më së tepërmi Mehmetin ishte mashtrimi që u bëhej shqiptarëve nga rexhimi dhe shpërngulëja e tyre për Turqi si dhe mbushja e trojeve të tyre me kolonët serbo-malazez,si arsimdashës që ishte Mehmetin po e brente si rexhimi i kishte varfëruar këtë popullatë dhe i kishte lënë të pa arsimuar!si burrë i pashëm,i guximshëm,i cili po ngriste zërin kundër shkelëjes së të drejtave shqiptare,Mehmeti u bë i dashur dhe e ngrohët për popullatën e këtij rrethi,e cila e emëroi delegat të qarkut të Gjilanit,qark ky që atë kohë mbulonte edhe ish-Kamenicën,tani Dardanën.I emërtuar si përfaqësues Mehmeti po qëndronte në mes popullit dhe veq ushtrimit si përfaqësues me vullnet të përzemërt dhe fisnik po kryante punën e mësuesit vullnetarë që të ua mësonte shkrim-leximin kësaj popullate të pa arsimuar.

I ndjeri babai im Azem Sh. Cakolli kishte pasur raporte të ngushta me Mehmetin.Ai shpesh na rrëfente për Mehmetin dhe thoshte:

Burrë më të mirë,më të guximshëm dhe më të vendosur nuk ka pasur se Mehmeti,i guximshëm për të marrë vendime,i pathyeshëm dhe intelektual.

Atë botë rrethi ynë nuk ka ditur shkrim-lexim,rrëfente babai:Mehmeti na e mësonte shkrim-leximin,fletore dhe lapsa nuk kishim,verës shkruanim në rrasa guri,kurse dimrit shkruanim me një shkop nëpër borë!Më tej babai rrëfente:Gjeneratat cilat na mësoi Mehmeti për pak vite jo vetëm që u aftësuam në shkrim -lexim,por edhe llogaritëje si dhe deri diku mësuam historinë dhe gjeografinë kombëtare.

Mehmet Krileva si përfaqësues i kësaj popullate shpesh i rrëfente popullit,se dëshirë e tij ishte të ishte shërbëtor i këtij populli,pa u përfolur në pozita e grada,ai do të shprehëte kudo mëllefin e popullit ndaj padrejtësive që iu janë bërë dhe po ju bëhen,dhe në çdo tubim do të kërkonte kthimin e drejtave të popullit të tij,të marra me dhunë.

Flitet për dy data,diku flitet 4 prilli i vitit 1945,diku 6 prilli i po këtij viti,kur Josip Broz Tito ka pritur një delegacion shqiptarësh nga Kosova .Në këtë takim ka qenë edhe delegati Mehmet Cakolli-Krileva që përfaqësonte Gjilanin.Takimin e Titos e kishin shoqëruar shovinist me pozita të larta partiake ,shtetërore të asaj kohe..Takimi nuk pati aspak frymë të mirë,delegatët shqiptarë nuk i shprehën lojalitet Titos as veprimeve anti shqiptare të Jugosllavisë uzurpatore në Kosovë.Delegatët shqiptarë,themi disa të guximshëm,nga se nuk është fjala për të gjithë,në emër të shqiptarëve të Kosovës ngritën shtatë kërkesat,pa përjashtuar edhe kërkesën për vetvendosëje.Kanë thënë ndër më të guximshmit është shquar Mehmet Krileva.I vetdijshëm për sakrificat,Mehmeti qe rrënjosur në kërkesat e popullit dhe Titos do i shprehet me këto kërkesa:Shoku Marshal Tito:Tokat shqiptare në Kosovë janë tonat nga kohët e lashta,edhe pse qen të detyruar të shpërngulen në Anadoll,tokat e tyre Jugosllavia e vjetër i ka mbushur me kolon,ne kemi punuar si rrogëtar në tokat tona,përderisa ne punonim tokat tona me djersë,kolonët rrijnë në kafene,na i marrin të ardhurat e tokave tona,neve na lënë vetëm aq sa për të mos vdekur nga uria!: Ne duam drejtësi shoku Tito,duam të jem zotër të tokave tona që na i lanë stërgjyshërit,të punojmë për vete -jo për kolonët,nëse kolonëve nuk ju pëlqen kjo,ata mund të shkojnë nga kanë ardhur,apo nga të dojnë:

Ne kemi mbetur të varfër edhe pse pa ndalur punojmë dhe jetojmë nga djersa jonë,kemi mbetur të pa arsimuar dhe duam mësues dhe shkolla të gjitha niveleve.

Kërkojmë liri dhe drejtësi,të jetojmë drejt nga djersa e pronave tona,të lirë pa pasur frikën kur kolonëve të u teket të na i grabisin tokat tona,dhe të na nxjerrin nga pronat tona..Ne përfaqësojmë popullin tonë,i cili kërkon të jetoj i lirë në trojet e veta,i shkolluar, i qetë në trojet e veta shekullore të Kosovës.Kur të kthehemi nga ky tubim ne duhet të u tregojmë popullatës për rezultatin e pritëjes që kemi pasur nga ju,nëse kërkesat tona nuk përfillen do të ketë pakënaqësi e turbullime.Shqiptarët shoku Tito ,kanë dhënë prova të bindshme edhe në Jugosllavinë e krajlit se nuk durojnë robërinë,andaj kjo Jugosllavi duhet të evitoj pësimet e vjetra,ndryshe ne nuk do kemi besim në popull,pakënaqësia do të shpërthej,andaj ne nuk lëvizim asnjë milimetër nga kërkesat e popullit pa marrë parasyshë sakrificat,duam të ndihemi të lirë në trojet tona,të kultivojmë një jetë të qetë plot drejtësi.

Dhelpëria e delegacionit Jugosllav,nuk tha ndonjë fjalë mohuese,me një buzëqeshëje ironike përcolli delegacionin Kosovar duke premtuar se gjërat do të ndreqen gradualisht,si gjithnjë dhelpëria diplomatike sllave por ajo gjeti metoda që fjalët dhe kërkesat e delegacionit kosovar, ti kushtojnë me jetë kërkuesëve të delegacionit Kosovar.Mehmet Cakolli-Krileva ishte i vetdijshëm për këtë,por ai ishte rrënjosur me popullin,dhe donte të mbetej në kërkesat e popullit me qdo çmim.

Disa kohë më pas vdiq i helmuar nga OZN-a,por në zemrën e popullit mbeti i gjallë për jetë të jetëve.Mehmet Krileva ishte një gurë themeli i ditëve të sotëme,një njeri që rron në zemrën e popullit,që vetës i krijoi pavdekësinë,që mbas vete la djemt që në guxim atdhedashuri dhe arsimim i ngjajnë Mehmetit,la vëllëzer që asnjë qast nuk e luhatën figurën e tij,la familje të gjëra,dhe rrethi ynë krenohet me veprën e tij.

Veprën e tij shumë e kanë dashur dhe e duan patriot të kohërave të shkuara dhe të kohës të sotëme,të cilët me mendjen e tyre të mprehtë punuan për të zhdukur errësirën të cilën me dekada e mbolli pushtuesi korb i zi.Për te populli furi këngë legjendash,kështu u këndohej gjakut të tij dhe përjetësisë së tij.Ai me shoket si vet forcuan vendosshmërinë e shqiptarit për të u çliruar,na dhanë forcë,dritë e dituri,që të stërvitemi në rrugët për kapërcimin e mjerimit pushtues,forcë e cila u bë dritë për brezat zemërzjarrtë si shkëmbinjë që luftuan deri në fund armikun,çau furtunat dhe shporri armiqët e egër nga trojet tona,duke i sjellur këtij populli sovranitet mbi trojet stërgjyshëroreMEHMET KRILEVA-NJERIU I IDEALIT MEHMET-KRILEVA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi