Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Olsen: Shqiptarët janë racistë! Empty Olsen: Shqiptarët janë racistë!

Thu 6 Jun 2013 - 18:16
Futbolli norvegjez është në top-10 e viteve të fundit për sa i përket renditjes “fairplay”. Sakaq, në kahun e kundër ndodhet futbolli shqiptar, i cili së fundmi renditej në vendin e 51-të nga 53 federata në Europë. Pikërisht këtë fakt ka prekur trajneri i vikingëve, Egil Olsen, në një intervistë dhënë mediave të vendit. Sipas Olsen, janë të pritshme koret raciste nga ana e tifozëve kuqezinj, por ai uron më së paku që të mos ketë ekstremitete, deri në përplasje mes tifozërive (kujtojmë se pritet që në stadium të jenë rreth 300 tifozë norvegjezë).

“Jemi të vetëdijshëm se dotë luajmë përballë një publiku tejet të zjarrtë dhe në këtë kontekst edhe thirrjet raciste kam përshtypjen se nuk do të mungojnë. Nuk e dija realisht më parë që Shqipëria ishte kaq poshtë në renditjen e ‘fairplay’, e megjithatë ju siguroj se nuk kam bërë dhe nuk do bëj mbledhje të posaçme me lojtarët për këtë gjë”, ka thënë trajneri. Më tej, Olsen saktëson se para takimit të 22 marsit kishte pohuar se lojtarët shqiptarë ishin simulues dhe nuk të lejonin që të bëje një loje korrekte dhe normale, por kur vërejti edhe publikun kuqezi, me thirrjet në kor dhe provokimet, atëherë u bind më shumë për problematikën që mund të sjellë kjo përballje.

“Para ndeshjes së parë thashë se shqiptarët janë simulues, por tani mendoj se ajo ishte më e pakta që mund të prisja. Megjithatë, e theksoj se nuk kemi folur mes nesh për këtë gjë, por, gjithsesi, nëse do të ketë reagime raciste dhe negative, atëherë do të dimë sesi të përgjigjemi. Stadiumi plot me tifozë nuk është se na tremb. Kujtoj ndeshjen me Zvicrën që nuk kishte vende në stadium dhe sipas meje, bëmë një ndeshje nga më të mirat”, pohon trajneri.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Olsen: Shqiptarët janë racistë! Empty Re: Olsen: Shqiptarët janë racistë!

Thu 6 Jun 2013 - 21:45
Nuk eshte e vertet...asnjeher shqiptaret nuk munden me qen racist.. ndoshta nacionalist ndonjeher, por racist kurren e kures JO.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi