Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kryetari i Dibrës nderon shqiptarin Branko Manojlovski Empty Kryetari i Dibrës nderon shqiptarin Branko Manojlovski

Fri 7 Jun 2013 - 9:34
Komuna e Dibrës nderoi me mirënjohje shqiptarin me besimin fetar ortodoks Branko Manojlovski nga fshati Keçenicë i Rekës së Mavrovës për kontributin e tij për afirmimin e shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni.

Kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata theksoi se Manojlovski si një ndër shqiptarët e rrallë dhe të harruar e asimiluar në planin etnik, me guxim burrëror dhe dinjitet publikisht ka shprehur përkatësinë e tij si shqiptarë i pastër etnik, transmeton INA.

Lata theksoi se Manojlovski me këtë qëndrim ka përgënjeshtruar tezat slave se banorët e rajonit të Rekës nuk janë ata që janë.

“Ai rajon ka qenë gjithmonë rajon i Rekës së Dibrës, dhe nga ky rajon kanë origjinë patriotët më të mëdhenj shqiptarë, rilindasit siç janë Migjeni, Josif Bageri, etj. Në këtë rajon fshatrat janë shqiptare ortodokse dhe myslimane, por të gjithë jetojnë në harmoni, pa ndarje dhe zënka”, deklaroi kryetari i komunës së Dibrës.

Nga ana tjetër, Manojlovski theksoi se ndjehet krenar që u nderua me këtë mirënjohje. Ai me këtë rast ka vendosur kurora lulesh në përmendoren e Josif Bagerit që rrjedh nga fshati Nistorovë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi