- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Tetova pa ujë, Kryetari аkoma bën pazarllëk
Thu 15 Mar 2012 - 18:11
Tetova pa ujë, Kryetari аkoma bën pazarllëk
Petre Dimitrov
Në vend që të gjendet zgjidhje e duhur për këtë problem, pushteti lokal në Tetovë merret me shtetin se kush duhet të sigurojë para për përfundimin e ujësjellësit. Lufta është për 2 milion euro, ndërsa borxhi për ujë në Tetovë është 7 milion euro. Për mos ndërtimin e ujësjellësit, e shoqëruar me akuza dhe krim, deri tani askush nuk përgjigjej.
Edhe pse Komunës së Tetovës nga viti i kaluar i janë në dispozicion 1,2 milion euro nga Banka investive evropiane nga projekti "Furnizimi me ujë dhe bartja e ujërave të zeza", para të cilat mund t'i ridestinojë për vazhdim të ndërtimit të ujësjellësit, Komuna akoma nuk ka aplikuar për këto para, pasi menaxhmenti lokal ende shpreson tek paratë e buxhetit të shtetit, të cilat u hudhën në erë në vitin 2010.
"Kërkojmë para nga buxheti për ujësjellësin, e jo t'i shtyjmë në borxh qytetarët me marrje kredish nga bankat e huaja. Nuk është vonë. Ministria për transport dhe lidhje akoma mund të lëshojë para. Kërkojmë para për ujë e jo për përmendore" - tha Sadi Bexheti, kryetar i Komunës së Tetovës.
Në takimet e deritanishme të Komunës me Ministrinë, menaxhmentit të komunës iu rekomandua të aplikojnë për këto para, pasi që nuk do ketë para nga buxheti për këtë projekt. Komuna para do kohe e ka kontaktuar edhe Ministrinë e Financave, nga e cila ka kërkuar ribalanc të buxhetit dhe të sigurohen para për ujësjellësin, por nga Ministria kanë marr përgjigje negative.
Bexheti thotë se në fund të fundit komuna ka filluar të mendojë për shfrytëzim të këtyre parave, por tani problemi, sipas tij, është se Ministria nuk lejon firma ndërtimore "Euro proekt", e cila në vitin 2009 ka qenë e angazhuar të përfundojë ujësjellësin, të vazhdojë me realizimin e proejktit. Frikohet se komuna do duhet të paguajë dënim për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes.
"Ministria krijon probleme të tjera, duke mos u pajtuar që e njëjta palë në marrëveshje të vazhdojë me punët. Kërkojmë përgjigje nga Ministria për transport dhe lidhje, për atë se çfarë të bëjmë me firmën e cila i kryen punët për realizim të ujësjellësit, me të cilën tashmë kemi marrëveshje në bazë të udhëzimit të Ministrisë. Përderisa Ministria lejon firma të vazhdojë me punët, Komuna e Tetovës është e gatshme menjëherë të aplikojë për këtë kredit dhe ato para t'i destinojë për ndërtim të ujësjellësit", tha Bexheti.
Por, nga Ministria për transport dhe lidhje, duke u bazuar në Ligjin për vetqeverisje lokale nga viti 2002, thonë se ndërtimi i infrastrukturës komunale është obligim i vet komunave. Por, thonë se në periudhën nga 2007 -2010, për ujësjellësin e Tetovës, Ministria ka siguruar 2.5 milion euro nga buxheti...
http://www.kapital.mk/mk/makedonija/81495/...87-HO4.facebook

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi