- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Kur Tetova ishte pjesë e Shqipërisë
Thu 22 Aug 2013 - 19:40
Gjatë viteve 1941-1944 Tetova dhe shumë qytete të Maqedonisë së sotme i përkisnin Mbretërisë së Shqipërisë. Çdo dokument shtetëror jepej vetëm në gjuhën shqipe, kudo ishin hapur shkolla shqipe etj. Gjatë kësaj periudhë edhe sllavo-maqedonasit veprimet juridike i shprehnin në gjuhën shqipe, qytetarët e Tetovës ishin shtetas të Shqipnisë, ndërsa sot kjo shtetësi ju mohohet.(Të vetmit që e rifituan shtetësinë e Shqipërisë ishin shqiptarët nga Çamëria të cilët u përzunë në vitin 1945 nga shtëpitë e tyre në Greqi).
Dokumenti i mëposhtëm tregon Testamentin e një sllavo-maqedonasit që është në gjuhën shqipe. Ky Testament rastësisht më ra në dorë dhe e pash të udhës që ta botoj me qëllimin e vetëm për ti treguar klasës politike që shqiptarët në Maqedoni dikur ishin shtetas të Shqipnisë dhe gjuha shqipe nuk ishte gjuhë e pakicës me përdorim në bazë të përqindjes. Rëndësia e materialit të mëposhtëm është historike sepse ende shqiptarët në Maqedoni ngurojnë të nxjerrin në dritë të tilla materiale me vlera të larta.
Këtë dokument e ka shkruar gjykatësi dhe noteri Nexhmedin Besimi nga Piroku i cili pasi erdhën komunistët në pushtet në Ish-Jugosllavi, vuajti disa vite burg si nacionalist shqiptar. Njëri nga dëshmitarët është edhe Shaip Kamberi, Prefekti i parë shqiptar i Komunës së Tetovës të cilin komunistët e zhukën në Shkurt të vitit 1945. (Për fat të keq busti i Prefektit të Tetovës Shaip Kamberi duhej të ishte vendosur në godinën e Komunës dhe jo në periferi të qytetit për ta nderur këtë njeri të shquar).
Gjuha e shkrimit nga shkruesi është e gegërishtes së Pollogut dhe dokumenti mban pullat e Taksave të Mbretërisë së Shqipnisë si dhe vulën e Gjykatës Paqtuese të Tetovës.
PËRMBAJTJA
Shteti Shqiptarë
Gjyqi Paqit Tetovë
Zyra e Noteris
Nr. Rep. 1209
Nr.Kol. 497
N’Emen të Shtetit Shqiptarë
T e s t a m e n t.
Viti nji mijë nëndë qindë e dyzet tre me nji zet e tre të muajt Tetuer, ditën e Shtunë, përpara meje Gjyqtari Paqtues të Tetovës, Nexhmedin Besimi bir i Besimit, nga katundi Pirok i Tetovës, i deleguer dhe me detyrë Noteri, u presentue testatori Arsa Serafimi Stefani, i lindun në katundin Varvar, tash me banim në Tetovë, rruga Fejzi Alizoti Nr.71, në prani të katër dëshmitarëve të poshtë shënuer: 1) Shajip Kamberi avokat, 2).Gjergje Avrami, furtar, 3). Hilmi Kamberi, dhe 4). Toma Ace, të gjithë nga Tetova, të njohur prej meje dhe pa ndonji ndalim tjetër ligjuer, t’aftë por pohim dhe nështetas Shqiptare, prej ...me u vërtetue identiteti i testatorit si dhe për kapacitetin e tij juridik, i përmenduni Arsa Serafim Stefani, më kërkoj redaktimin e këtij testamenti me termat e poshtë shënëm: Unë zotëroj dhe posedoj pa pjestar tjetër pasunin e poshtë shënëme: 1).Nji Shtëpi e ndodhur në Tetovë rruga Fejzi Alizoti Nr.71 e kufizuer me Nazif Xhaferin, Dime Damjanin, Xhemile e veja e Ejyp Islamit, rruga Fejzi Alizoti, e Mustafa Selmanin, me vleftë prej (6000) gjasht mijë Franga Shqiptare, 2).Nji are prej 6 Dynymesh e ndodhur në rajonin e Tetovës, e kufizuer me Isa Dautin, Sulejman Ahmetin, Koço Andre dhe Shaban N. me vleftë prej (6000) gjashtë mijë Franga Shqiptare. 3).Nji are prej 4 dynymësh e ndodhur në rajonin e katundit Poroj në vendin e quajtur “Drenovec” e kufizuer me Osman Rexhepin, Zeqir Seidin, të dy nga katundi Poroj, e Shuajib Jusufi, nga Tetova dhe me rrugën e katundit, me vlerë prej (6000) gjashtë mijë Franga Shqiptare. 4).Nji are në rajonin e Tetovës, në vendin e quajtun “Taboshnica” prej1/2 dynymësh e kufizuer me Mate Serbinin, Mahmut Mehmetin, të dy nga Tetova, dhe me dy anë rruge, me vleftë prej (2000) dymijë Franga Shqiptare. 5).Nji livadh prej 1.1/2 dynymesh me nji copë pyell në vendin e quajtun “Livadhi i Ujtun” në rajonin e katundit Bobreg, e kufizuer me Gligorije Miton, Risto Misto, dhe rruga, me vleftë prej (2000) dymijë Franga Shqiptare. 6).Nji pyll prej 1 dynymi në vendin e quajtun “Bistrica” në rajonin e katundit Bobreg, e kufizuer me Gligorije Miton, dhe Jazin, me vleftë prej (400) katërqind Franga Shqiptare. 7).1/4 e Furës dhe e dyqaneve të ndodhura në Beligrad rruga Kradujevaçki drum Nr.22 e kufizuer tansisht me rrugen e përdhenun, dhe me dyanë me pasunin e Kooperativën e Palillullës, e cila vlen (4000) katër mijë Franga Shqiptare.
Gjithë këto pasunija ia le për trashëgim bijës të tij Terpana e shoqa e Ace Milan Terpes, nga Tetova, dhe të shoqit të saj Ace Milan Terpes, nga Tetova, dhe të bijës tjetër Dankes e shoqja e Terpe Gjores, nga katundi Neproshten, i’a lë: 1).Nji arë prej 4.1/2 dynymesh në vendin e qujtun “Glladnia” në rajonin e katundit Ratai e kufizuer me Gligorije Mito, Jastre Jovani, Petre Bllazhe, Mihail So..., me vleftë prej (9000) nande mijë Fr.Shqiptare. 2).Nji livadh prej 2 dynymesh në vendin e quajtun “Livadhi i Ujtun” në rajonin e katundit Bobreg, i kufizuer me Gligorije Mito, Ilija Bobregu, Marko Andre, e Jazi, me vleftë (2000) dymijë Franga Shqiptare. Trashigimtarët me këtë testament, Terpana dhe Ace pasunin e shënuer ma sipër me nji do t’a trashëgojë në pjesat e njëjta-barabarta, dhe trashëgimtarja Dukja do ta trashëgojë vetë-personalisht, por mbas vdekjes së testorit, dhe të shoqes së tij. Ky asht vullneti t’em i mbramë dhe kështu dëshiroj që të respektohet. Mbasi testatori përfundoj deklaratën e tij në mynyrë të sipërme përshkruer u shkrue prej meje Noterit në nji faqe dhe në prani të testatorit dhe të dëshmitarëve të sipër shnuer u dhjin ndë konforme me deklaratën dhe vullnetin e tij të mbarmë të testatori nënshkruehet prej meje dëshmuesve dhe testatorit.
Dëshmuesit Testaroti Nd. Gjyq, Paqt. e si Noter
Sh. Kamberi Arsa S. Stefani Nexhmedin Besimi
Gjorgji Avrami
H. Kamberi
Tomo Ace

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Kur Tetova ishte pjesë e Shqipërisë
Fri 23 Aug 2013 - 6:44
Gjithmone eshte pjese e Shqiperise...
"Kur Shqiperia nuk ishte e copetuar" te thoni me mire...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi