Dy lojtarët shqiptar të përfaqësueses norvegjeze Gashi dhe Berisha, “frikë” nga vërshëllimat
Fri 7 Jun 2013 - 14:25
Përfaqësuesja e Norvegjisë në futboll, ka bërë rrugën për në Shqipëri, për ndeshjen eliminatore për Botërorin 2014 kundër Shqipërisë në Tiranë, që zhvillohet të premten. Për dy lojtarë të përfaqësueses ky udhëtim është më i veçantë se në një ndeshje të zakonshme. Si Valon Berisha, ashtu edhe Ardian Gashi, janë shqiptarë nga Kosova dhe presin që publiku do t’u kushtojë më tepër vëmendje se lojtarëve të tjerë në udhëtimin e tyre të parë në shtetin e origjinës së tyre.
“Menjëherë, me të dëgjuar mbiemrat Berisha e Gashi, ata do të kuptojnë se jemi shqiptarë”, thotë Ardian Gashi, që në Norvegji kishte emigruar si gjashtëvjeçar. Kur Berisha ishte aktivizuar nga banka rezervë në ndeshjen në Oslo kundër Shqipërisë në mars, ai u fishkëllye nga tifozët shqiptarë. Por, 20-vjeçari e kupton reagimin e shqiptarëve. “Në Oslo pati disa fishkëllima, por është një gjë që mund ta presësh. Ata (tifozët shqiptarë) më shumë do të preferonin që të luanim për Shqipërinë, pasi jemi nga Kosova dhe Kosova e Shqipëria janë një trung”, ka thënë Berisha, që është pjesë e skuadrës austriake Red Bull Salzburg. Berisha thotë se nuk dëgjoi se çfarë thirrjesh po vinin në drejtim të tij nga tribunat, pasi ishte i fokusuar diku tjetër. “Jo, isha i fokusuar të nxehem dhe të futem në ndeshje e të tregoj performancë të mirë”, ka thënë Berisha. “Po hamendësoj se kanë thënë ‘Po dukesh aq mirë jashtë’”, ngacmon Gashi me shokun e tij. Të dy duken në një formë mjaft të mirë dhe shpresojnë që gjërat të ecin mirë edhe në ndeshje. “Do të shkojë mirë, por unë dhe ai do të kemi një pritje më të zjarrtë”, thotë Berisha, duke bërë me gisht te Gashi. “Nëse bëjnë thirrje në drejtim timin dhe të Valonit, ne jemi të fortë të përballojmë këtë”, thotë Gashi.
Të dy lojtarët pranojnë se ndihen shqiptarë. Gashi premton se kjo nuk do ta pengojë atë të japë më të mirën për Norvegjinë. “Natyrisht, si shqiptar nga Kosova të lëndon të shënosh gola kundër Shqipërisë, por si lojtarë profesionistë ne duhet të japim maksimumin për fanellën që bartim. Në këtë rast, për Norvegjinë, dhe duhet të japim 110- përqindëshin nga vetja”, thotë Gashi. Si ai, ashtu edhe Berisha, e kuptojnë mirë gjuhën shqipe. Gashi tregon se dialekti i shqipes që flitet në Kosovë është pak më ndryshe, ndërkohë Berisha thotë se dallimi është si ai mes dialektit norvegjez që përdoret në Stavanger e atij në Oslo. Ndonëse të dy shpresojnë të luajnë në ndeshje, prapë asgjë nuk është e sigurt. Por, si Gashi, ashtu edhe Berisha, është e sigurt se do të kenë pak përkrahje nga tribunat. “Ne të dy i kemi familjet atje. Ata do të vijnë nga Kosova për të na parë. Dhe shpresoj të fitojmë”, thotë Berisha 20-vjeçar, që pas ndeshjes do t’i bashkohet përfaqësueses U-21 të Norvegjisë në Europianin që do të mbahet në Izrael. “Do të ishte mirë të kishim pak përkrahje nga shqiptarët, jo vetëm fishkëllima”, thotë ai. Gashi 31-vjeçar tregoi se ka marrë pesë bileta dhe ato do t’ua japë familjarëve të tij, që do të vijnë nga Kosova ta shohin. Edhe Berisha ka marrë po aq.
Olsen: Jemi të vetëdijshëm se do të luajmë përballë një publiku shumë të zjarrtë
Futbolli norvegjez është në top-10 e viteve të fundit për sa i përket renditjes “fairplay”. Sakaq, në kahun e kundër ndodhet futbolli shqiptar, i cili së fundmi renditej në vendin e 51-të nga 53 federata në Europë. Pikërisht këtë fakt ka prekur trajneri i vikingëve, Egil Olsen, në një intervistë dhënë mediave të vendit të tij para nisjes dje për në Tiranë. Sipas Olsen, janë të pritshme koret raciste nga ana e tifozëve kuqezinj, por ai uron më së paku që të mos ketë ekstremitete, deri në përplasje mes tifozërive (kujtojmë se pritet që në stadium të jenë rreth 300 tifozë norvegjezë).
“Jemi të vetëdijshëm se dotë luajmë përballë një publiku tejet të zjarrtë dhe në këtë kontekst edhe thirrjet raciste kam përshtypjen se nuk do të mungojnë. Nuk e dija realisht më parë që Shqipëria ishte kaq poshtë në renditjen e ‘fairplay’, e megjithatë ju siguroj se nuk kam bërë dhe nuk do bëj mbledhje të posaçme me lojtarët për këtë gjë”, ka thënë tekniku. Më tej, Olsen saktëson se para takimit të 22 marsit kishte pohuar se lojtarët shqiptarë ishin simulues dhe nuk të lejonin që të bëje një loje korrekte dhe normale, por kur vërejti edhe publikun kuqezi, me thirrjet në kor dhe provokimet, atëherë u bind më shumë për problematikën që mund të sjellë kjo përballje. “Para ndeshjes së parë thashë se shqiptarët janë simulues, por tani mendoj se ajo ishte më e pakta që mund të prisja. Megjithatë, e theksoj se nuk kemi folur mes nesh për këtë gjë, por, gjithsesi, nëse do të ketë reagime raciste dhe negative, atëherë do të dimë sesi të përgjigjemi. Stadiumi plot me tifozë nuk është se na tremb. Kujtoj ndeshjen me Zvicrën që nuk kishte vende në stadium dhe sipas meje, bëmë një ndeshje nga më të mirat”, pohon trajneri.
Në fund, Olsen ka bërë edhe një analizë të shkurtër duke u bazuar te mungesat. Tekniku ka evidentuar faktin që Shqipëria nuk ka tre lojtarë të formacionit bazë për këtë përballje dhe mes tyre edhe kapitenin Lorik Cana. “Ata morën 5 kartonë në përballjen e parë ndaj nesh dhe do kenë disa mungesa. Kjo është pozitive për ne, sidomos kur mendon që atyre u mungon kapiteni. Sakaq edhe ne kemi disa mungesa si Forren dhe Abdulaue, por i kam menduar se si t’i zëvendësoj. Shkojmë në Tiranë për të fituar dhe besoj se do t’ia arrijmë”, – ka përfunduar tekniku.
Rise darkon me ekipin: Fitoni për mua ndaj Shqipërisë
U largua nga skuadra para një muaji, duke deklaruar tërheqjen nga ndeshjet e përfaqësueses. Një gjë e tillë solli jo vetëm pështjellim, por edhe debate si në skuadër dhe në ambientet sportive. U fol gjatë edhe për faktin që trajneri Olsen i pat hequr shiritin e kapitenit, ndaj edhe Xhon Arne Rise mori vendimin e largimit. Sakaq, të martën në mbrëmje, si për të treguar mbështetjen ndaj ish-kolegëve të tij, Rise ka darkuar me ekipin kombëtar duke u kërkuar kolegëve në radhë të parë të falur për vendimin që mori dhe më pas që ata të fitonin për të në Tiranë.
“Bëra një diskutim të vogël dhe u kërkova falje të gjithëve që nuk jam në këtë ndeshje me ata. Ka qenë një vendim shumë i rëndësishëm për mua, por besoj edhe i drejtë. I falënderova të gjithë stafin teknik dhe kolegët e mi për atë çka më kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe në Kombëtare. I falënderova për mbështetjen e gjithanshme dhe për faktin që kanë respektuar vendimin tim. Familja dhe miqtë e mi kishin kohë që më thoshin të hiqja dorë nga përfaqësuesja nëse doja të kisha një karrierë më të gjatë në klub, ndaj dhe veprova kështu. Kombëtarja sigurisht që do më mungojë, sepse janë 110 ndeshje të luajtura, por si falënderim për këtë u kërkova çunave që të fitonin për mua ndaj Shqipërisë”, – përfundon Rise.

- "Bon hyxhym Berisha": Bashkimi shqiptar e shpëton
- Skandali me naftën, Berisha eliminon autoritetin e shtetit shqiptar
- Librazhd, nxënësit mësim në natyrë, Berisha: Arsimi shqiptar si në Europë
- Berisha: Tetova është sot qyteti i tretë i madh shqiptar, me dy universitete
- Ja shërbimet 23 vjeçare pro greko-serbe të misionarit anti-shqiptar Sali Berisha
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi