- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Berisha: Tetova është sot qyteti i tretë i madh shqiptar, me dy universitete
Fri 11 Nov 2011 - 9:47
Kryeministri Berisha, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Maqedoni, u ndal pasditen e sotme në qytetin e Tetovës. Kryeministri Berisha u prit fillimisht nga kryetari i Komunës së Tetovës, z. Sadi Bexheti dhe mijëra qytetarë, të cilët kishin dalë në rrugët kryesore të qytetit dhe përpara godinës së komunës, në pritje të Kryeministrit.
Më pas, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me kryetarin e Komunës së Tetovës, zotin Sadi Bexheti dhe drejtues të tjerë të pushtetit lokal. Duke e konsideruar si historike këtë vizitë të parë të Kryeministrit Berisha në qytetin e Tetovës, zoti Bexheti vlerësoi, gjithashtu, mbështetjen e tij ndaj shqiptarëve kudo që ndodhen.
Kryeministri Berisha shprehu falënderimet e tij për mikpritjen e rezervuar, ndërsa theksoi se; “për mua vizita në Tetovë është një ngjarje shumë e rëndësishme e jetës time dhe është një moment për t’u përulur me nderimin më të thellë para këtyre qytetarëve, të cilët me punën, përkushtimin, guximin, mençurinë dhe vizionin e tyre, shndërruan Tetovën në një qytet që u dha shqiptarëve në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi e kudo në botë më shumë krenari dhe më shumë dinjitet”.
Më tej, Kryeministri Berisha vlerësoi se qytetarët e Tetovës me përpjekjet e tyre kanë bërë jo vetëm çdo shqiptar më të lirë, por kanë bërë dhe Maqedoninë më të lirë e më të sigurt.
Pas takimit, në një deklaratë për mediat, kryetari i Komunës së Tetovës, zotin Sadi Bexheti dhe Kryeministri Berisha u shprehën:
Kryetari i Komunës, z Sadi Bexheti: Në emër të Kuvendit Komunal, në emër të këshilltarëve, në emër të qytetarëve të Maqedonisë dhe qytetarëve të Tetovës, falënderoj Kryeministrin e Shqipërisë për këtë vizitë historike, për herë të parë në këtë qytet.
Zoti Kryeministër, ju do të mbeteni në historinë e Republikës së Maqedonisë për këtë vizitë të rëndësishme. Ju dëshiroj punë të mbarë dhe të kaloni mirë në qytetin e Tetovës.
Kryeministri Berisha: Së pari dëshiroj t’ju falënderoj shumë përzemërsisht për këtë pritje vëllazërore që më rezervuat, por edhe dëshiroj të shpreh nderimin tim më të thellë, të përulem me respektin tim më të madh para qytetareve dhe qytetarëve të Tetovës, grave dhe burrave, vajzave dhe djemve të këtij qyteti që me punën, përkushtimin, trimërinë dhe guximin e tyre, pasionin e tyre për liri, e kanë bërë Tetovën një qytet të lirë, një qytet të vlerave të mëdha kombëtare, një qytet evropian.
Zoti kryetar, lufta, përpjekjet dhe kontributi i qytetarëve të këtij qyteti janë krenari e veçantë për çdo shqiptar, kudo që ndodhet, në Kosovë, në Maqedoni, në Shqipëri, diasporë dhe në të katër anët. Unë vij sot në një qytet me një vizion evropian. Vij sot në një qytet, i cili me vlerat e tij qytetare ofron standardet më të mira të tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës. Me luftën dhe përpjekjet e tij e bëri Maqedoninë më të lirë, më të sigurt dhe më stabël. Dhe jo vetëm Maqedoninë, por jugun e Ballkanit në tërësi.
Tetova është sot qyteti i tretë i madh shqiptar, me dy universitete. Kjo është një arritje e madhe për qytetarët e Tetovës dhe mbarë kombin shqiptar. Unë po vij nga Shkupi ku pata një vizitë, ndër më të frytshmet, me Kryeministrin Gruevski, me kryetarin e Parlamentit, me Presidentin dhe me miqtë e mi, kryetarë të forcave politike shqiptare. Ne kemi rënë dakord që në marrëdhëniet midis dy vendeve tona të kapim sa më shpejtë një horizont të ri, të paprecedentë të tërë historinë tonë. Ne do të bëjmë gjithçka për të vendosur një infrastrukturë, ndër më modernet, të komunikimit midis dy vendeve. Pakkush mund të përfitojë më shumë se ju, qytetaret dhe qytetarët e Tetovës, nga kjo infrastrukturë. Ju jeni punëtorë të shkëlqyer, ndër shqiptarët më punëtorët. Hapësirat e reja të tregut drejt Shkupit, drejt Tiranës, drejt Prishtinës, do të bëjnë të mundur prosperitetin më të shpejtë tuajin dhe të Luginës së Pollogut në tërësi, do të bëjnë të mundur që shumë nga bashkatdhetarët tanë, të cilët kanë shkëlqyer në emigracion, me indinjatën e tyre, me punën dhe përkushtimin e tyre, të vijnë dhe të ndërtojmë të ardhmen më të shkëlqyer këtu në Tetovë.
Edhe një herë, zoti kryetar, ju falënderoj shumë përzemërsisht dhe ju garantoj se qeveria do të bëjë gjithçka që të intensifikohen marrëdhëniet me interes midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, midis Shqipërisë dhe shqiptarëve e të gjithë shoqërisë maqedonase, në interesin më të mirë të të dy vendeve dhe të dy shoqërive tona.
//lajmifundit//

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi