Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shkrimtari saudit ka bërë thirje që të ngacmohen femrat në mënyrë që të mos dalin në rrugë Empty Shkrimtari saudit ka bërë thirje që të ngacmohen femrat në mënyrë që të mos dalin në rrugë

Fri 7 Jun 2013 - 20:47
Shkrimtari saudit ka bërë thirje që të ngacmohen femrat në mënyrë që të mos dalin në rrugë R-ABDALLAH-ALDAWOOD-HARASS-WOMEN-large570
Blogu ResPublica sillte në kolonën e saj të lajmeve të shkurtëra lajmin se një shkrimtar saudit ka bërë thirje që të ngacmohen femrat në mënyrë që të mos dalin në rrugë. Sipas ResPublica:


Abdullah Muhammad al-Daoud është një shkrimtar saudit. Nuk është i njohur në botë, por është i njohur në vendin e vet, e ndoshta në disa vende arabe. Por po bëhet më i njohur, dhe shkak është bërë një mesazh që ai ua ka dërguar 97 mijë ndjekësve të vet (folloëers) në tëitter. Ndoshta nuk është motivuar nga qëllimi për t’u bërë i famshëm, por është bërë.



Ky shkrimtar nuk e duron dot idenë që një grua mund të dalë jashtë shtëpisë (shkrimtar i çuditshëm, apo jo?), dhe ka gjetur një metodë ‘eficiente’ për t’i shkurajuar ato sa herë që u shkon mendja të dalin jashtë shtëpisë, të kërkojnë një punë, apo të shkojnë në një veprimtari publike. “Hej meshkuj, ngacmojini seksualisht gratë në rrugë apo supermarkete; nxijuani jetën në mënyrë që të mos u shkojë mendja ta kapërcejnë pragun e shtëpisë” – ky është në thelb mesazhi i tij, siç njofton siti online gulfneës.com. Sugjeron që si model të ndiqet një farë al-Zubair, një luftëtar islamik i shekullit të VII, i cili për ta bërë gruan e vet të mos dilte nga shtëpia, i doli një natë i maskuar në rrugë dhe e bezdisi seksualisht. Qysh prej asaj nate, e shoqja nuk e kaloi më pragun e derës. “Shtëpia është vendi më i sigurtë; bota jashtë e korruptuar”, citohet ajo të ketë thënë, teksa ka marrë vendimin që të mbetet përjetësisht në shtëpi.



Shkrimtari në fjalë duhet të marë një cmim absurditeti, por sjellja e lajmit për publikun shqiptar gjithsesi duket interesant. Publiku shqiptar rrallë herë njoftohet në media mbi sa ndodh në mbretërinë e largët e as nuk ka ndonjë interes imediat mbi sa ndodh në mbretërinë e largët. Teoricieni i komunikimit Neil Postman do ngrinte pyetjen se cfarë qëllimi e cfarë vlere ka një lajm në media i sjellë pa kontekst e pa njohje të publikut që konsumon lajmin mbi sa ndodh në mbretërinë e largët?



Faqja ResPublica, për arsye që personalisht nuk i kam të qarta, paraqitet shpesh si variant shqiptar i faqes Huffington Post e ndoshta edhe lajmin fillimisht ResPublica mund ta ketë marë nga kjo faqe. Por është interesante se po kjo faqe kishte në faqen ballore të saj këto ditë një lajm tjetër për gratë po këtë rradhë në Amerikë, një vend që shërben si model globalisht, nga ku ne marim mend e na diktohen politika, ku një senatore republikane deklarohej kundra ligjeve që kërkojnë të vendosin barazi në pagesë midis meshkujve e femrave. Cili lajm do ishte më relevant për publikun shqiptar? Kjo vlen për të treguar, gjithashtu, se probleme të barazisë gjinore nuk janë probleme ekskluzive saudite.



Qartazi Saudia është një vend me probleme serioze në marëdhëniet gjinore, por këto karikatura lajmesh nuk paraqesin një pamje reale të dinamikave të zhvillimeve sociale në Mbretërinë Saudite, vecanërisht për një lexues pa njohje të kontekstit social të vendit. Edhe këto reagime absurde si të këtij shkrimtari! – për të cilat në fakt autori është tërhequr dhe ka kërkuar ndjesë – është tregues i reagimeve të ndryshimeve në atë vend. Por duke ju referuar medias shqiptare, cfarë funksioni ka ky lajm, në c’mënyrë i shërben informimit të lexuesit për subjekte të interesit relevant të lexuesit.e-zani.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Shkrimtari saudit ka bërë thirje që të ngacmohen femrat në mënyrë që të mos dalin në rrugë Empty Re: Shkrimtari saudit ka bërë thirje që të ngacmohen femrat në mënyrë që të mos dalin në rrugë

Fri 7 Jun 2013 - 22:44
-Nga po i mer keto lajme pash Zotin !!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shkrimtari saudit ka bërë thirje që të ngacmohen femrat në mënyrë që të mos dalin në rrugë Empty Re: Shkrimtari saudit ka bërë thirje që të ngacmohen femrat në mënyrë që të mos dalin në rrugë

Fri 7 Jun 2013 - 23:10
e-zani i nalte

Klikoni mbi link edhe pse burimin e keni ne fund te shkrimit...
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shkrimtari saudit ka bërë thirje që të ngacmohen femrat në mënyrë që të mos dalin në rrugë Empty Re: Shkrimtari saudit ka bërë thirje që të ngacmohen femrat në mënyrë që të mos dalin në rrugë

Sun 9 Jun 2013 - 0:25
Keta s'i besojne Zotit, keta i besojne gogolit... grrrr
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Shkrimtari saudit ka bërë thirje që të ngacmohen femrat në mënyrë që të mos dalin në rrugë Empty Re: Shkrimtari saudit ka bërë thirje që të ngacmohen femrat në mënyrë që të mos dalin në rrugë

Sun 9 Jun 2013 - 0:39
Ka qe besojne ne Zot e ka qe nuk besojne, nese dikush nuk beson nuk mendoj se mund ti besoj gogolit apo gaxhorrit, ska lidhje ka fetare ka edhe ateiste.
Personalisht besoj ne gjerat qe shof, besoj ne shkenc, ne asgje tjeter
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shkrimtari saudit ka bërë thirje që të ngacmohen femrat në mënyrë që të mos dalin në rrugë Empty Re: Shkrimtari saudit ka bërë thirje që të ngacmohen femrat në mënyrë që të mos dalin në rrugë

Sun 9 Jun 2013 - 0:46
Po qe te mos respektohet e drejta e jeteses se femres ashtu si vete Zoti i dha jete, jo gogolit po edhe djallit i besojne te tille njerez...
W0rld
W0rld
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 570
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika,leximi&stervitja
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Your Dreams!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/04/2013

Shkrimtari saudit ka bërë thirje që të ngacmohen femrat në mënyrë që të mos dalin në rrugë Empty Re: Shkrimtari saudit ka bërë thirje që të ngacmohen femrat në mënyrë që të mos dalin në rrugë

Thu 13 Jun 2013 - 17:56
Kjo ndryshe shprehet si kulmi i budallallekut ...
Sponsored content

Shkrimtari saudit ka bërë thirje që të ngacmohen femrat në mënyrë që të mos dalin në rrugë Empty Re: Shkrimtari saudit ka bërë thirje që të ngacmohen femrat në mënyrë që të mos dalin në rrugë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi