Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

10 shqiptarët më të famshëm në botë Empty 10 shqiptarët më të famshëm në botë

Wed 12 Jun 2013 - 11:15
E dini sa shqiptare me fame neper bote ka? Shumë! Janë pikërisht ata njerëzit të cilët përcjellin kudo nëpër botë vlerat e kombit tonë dhe na tregojnë se sa të pasur me talente jemi, dhe se mund t’ia dalim kudo. Shkrimtare si Ismail Kadare, aktore si James Belushi, soprano si Inva Mula, vijnë pikërisht nga Shqipëria.

James Belushi – Aktor

I lindur në Chicago, babai i tij ishte një emigrant shqiptar nga Qyteze, dhe mamaja ishte bija e një emigranti shqiptar.



Eliza Dushku – Aktore

Aktore e njohur për rolet e saj të shumta në seriale apo filma televizive si Buffy the Vampire Slayer, Wrong Turn, True Lies, etj. Babai i Elizes është shqiptar nga Korça, mamanë e ka daneze.



Inva Mula – Soprano

Sopranoja me famë ndërkombëtare, e cila përfaqëson denjësisht vendin tonë në skenat botërore. Filloi karrierën e saj në një moshe shume të hershme.



Rita Ora – Këngëtare

Një nga këngëtaret më të famshme në ditët e sotme. Ajo ka lindur ne Prishtinë, nga prindër shqiptarë dhe ka shkuar në Mbretërinë e bashkuar në moshën 1-vjeçare.



Ismail Kadare – Shkrimtar

Shkrimtari me famë tashmë botërore dhe fitues i çmimit “Man Booker Prize”.



Nënë Tereza – Nobel për Paqe

Nene Tereza themeloi kongrekacionin romano-katolik, misionaret e bamirësisë, që në 2012 kishte mbi 4500 motra misionare dhe është aktive në 133 vende. Fitoi çmimin “Nobel” për paqen në 1979.



Bleona Qereti – Këngëtare

Këngëtare shqiptare e mirënjohur, e cila ka nisur karrierën e saj në Shqipëri, duke u zhvendosur më pas në SHBA, dhe duke vazhduar bashkëpunimet e saj me producentë të njohur si Timbaland, Rodney Jerkins, dhe fituesin e Grammy David Foster.



Miriam Cani – Këngëtare

Miriam Cani gjithashtu këngëtare e mirënjohur në skenën evropiane me origjine shqiptare, lindur ne Elbasan. Lëvizi me gjithë familjen e saj në Gjermani në moshën 6-vjeçare.



Kledi Kadiu – Balerin

Balerini i njohur shqiptar në skenën italiane. Personalitet i medies në fushën e kërcimit, në emisionet e njohura si Amici e Maria De Filippi.



Angela Martini – Modele

Martini ka lindur në Shkodër. Në moshën 10-vjeçare ajo u zhvendos se bashku me familjen në Zvicër dhe tani jetojnë në SHBA.
Lulebora
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

10 shqiptarët më të famshëm në botë Empty Re: 10 shqiptarët më të famshëm në botë

Wed 12 Jun 2013 - 15:53
Kur u be Bleona qerreti me fame boterore aman?
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

10 shqiptarët më të famshëm në botë Empty Re: 10 shqiptarët më të famshëm në botë

Wed 12 Jun 2013 - 16:05
bleona qereti ne amerik para gazatarve ka deklarua se nuk  esht shiptare
Sponsored content

10 shqiptarët më të famshëm në botë Empty Re: 10 shqiptarët më të famshëm në botë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi