Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Ja dhe 50 shqiptarët më të famshëm në botë!  Empty Ja dhe 50 shqiptarët më të famshëm në botë!

Thu 25 Oct 2012 - 19:56
Kemi dëgjuar për mjaft personazhe të famshëm për të cilët spekulohet
se kanë në venat e tyre gjak shqiptar, por që kjo të ndodhte për të
famshmin Robert de Niro, nuk na kishte shkuar mendja.
Në fakt,
pikërisht në natën e parafundit të festivalit të 61-të italian të
këngës, Sanremo, i ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojën e
tij në “Rai 1”, origjinën e përzier që ka. Ndërsa bukuroshja Elisabetta
Canalis me zor arrinte t’i përkthente pyetjet e moderatorit Gianni
Morandi, Niro tha se prejardhja e tij është nga Siçilia dhe Shqipëria.

Kaq
ka mjaftuar që në të gjitha faqet shqiptare on line dhe sidomos
Facebook, ky të ishte lajmi i ditës. Siç u komentua, përveç faktit që
Robert de Niro na nderon me këtë që sapo ka rrëfyer, intervista që iu
realizua atij në Itali, si një nga aktorët më të famshëm të
Hollyëood-it, me një karrierë që çdo aktor do ta kishte zili; linte
mjaft për të dëshiruar, dhe kjo jo për faj të tij, po për cilësisë së
dobët të pyetjeve dhe mandej për përkthimin akoma më të dobët nga
italishtja në anglisht të Elisabetta Canalis, e cila jeton në SHBA.
Robert de Niro u paraqit fillimisht në Sanremo me divën e
kinematografisë italiane, Monica Belluci, e cila si gjithmonë,
shkëlqente. Të dy kanë luajtur së bashku në një film që do të shfaqet së
shpejti. Sa i takon origjinës shqiptare të Robert de Niros, edhe në
faqen zyrtare të Ëikipedias në biografinë e De Niros, shkruhet se babai i
tij ka qenë shqiptar.

Të tjerët

Ata ia
kanë dalë të fitojnë një emër në Shqipëri. Më pas ia kanë dalë që
nëpërmjet këtij emri të përcjellin vlerat e kombit tonë në mbarë botën.
Në të gjitha kohërat ka pasur shumë shqiptarë që kanë shërbyer si
ambasadorë të kulturës dhe vlerave shqiptare në botë. Dhe në këtë kohë,
ja cilët janë shqiptarët fama e të cilëve shkoi përtej kufijve të vendit
tonë.

1. Nënë Tereza

Jo vetëm që është shqiptarja më e famshme, por është edhe shqiptarja me të cilën Shqipëria krenohet.

2. Robert De Niro, aktor

Natën
e parafundit të festivalit të 61-të italian të këngës, Sanremo, i
ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojën e tij në Rai 1, se
origjinën e ka të përzierë mes Siçilisë dhe Shqipëri. De Niro, që pa
frikë mund të thuash se është aktori më i mirë në botë edhe në faqen
zyrtare të Ëikipedias në biografinë e De Niros, shkruhet se babai i tij
ka qenë shqiptar. Tani shqiptarët do ti shikojnë me më shumë interes
filmat e tij.

3. Ismail Kadare – shkrimtar

Shkrimtari me famë tashmë botërore dhe fitues i çmimit “Man Booker Prize”


4. Inva Mula – soprano

Sopranoja me famë ndërkombëtare, e cila përfaqëson denjësisht vendin tonë në skenat botërore.

5. Ana Oxa – këngëtare, Itali

Këngëtarja e njohur italiane ka pranuar se babai i saj ka mbërritur në Itali nga Shqipëria dhe pikërisht nga Kruja.

6. Sandra Bullock, aktore SHBA

Është bërë e ditur se babai i Sandra Bullock është me origjinë shqiptare.

7. James Belushi – aktor, SHBA

Aktori i famshëm amerikan, James Belushi, dhe vëllai i të ndjerit John Belushi, është me origjinë shqiptare.

8. Ferid Murati

Nobelisti me baba shqiptar dhe nënë amerikane, Ferid Murati, fitoi çmimin “Nobel” në mjekësi në vitin 1998.

9. Angjelin Prelocaj

Balet maestro i Parisit, Angjelin Prelocaj është fitues i një sërë çmimesh ndërkombëtare.

10. Eliza Dushku – aktore, SHBA

Aktorja
e cila luajti përkrah Robert de Niros dhe Leonardo Di Caprio-s në
filmin “Historia e një djali”, është me origjinë shqiptare.

11. Agim Kaba – aktor, SHBA

Shumë pak e dinë se djaloshi simpatik që ka luajtur në telenovelën “Ndërsa bota rrotullohet”, është me origjinë shqiptare.

12. Stan Dragoti – regjisor, SHBA

Regjisori dhe producenti hollivudian e bëri të ditur para disa vjetësh kur mbërriti në Shqipëri prejardhjen e tij shqiptare.

13. Riçard Lukaj – ekonomist, Wall Street, SHBA

I
lindur në Itali nga prindër shqiptarë, Lukaj cilësohet si “magjistari” i
Ëall Street, duke mbetur një nga menaxherët më të rinj të një rangu aq
të lartë.

14. Joseph DioGuardi – ish-kongresmen, SHBA

Ish-kongresmeni
amerikan, Joseph DioGuardi, i lindur në Bronks, Nju-Jork, njëkohësisht
dhe udhëheqës i Lidhjes Qytetare Shqiptare-Amerikane. Ai është me
origjinë shqiptare dhe që prej vitit 1989 ka bërë 15 udhëtime në
Ballkan.

15. Emina Cunmulaj – modele, SHBA

Supermodelja
me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj, është shpallur ylli i ri i
revistës së famshme te fotomodeleve “Elite” dhe “Vogue” në SHBA.

16. Alan Shepard - kozmonaut

Ai
u lind ne East Dery, Neë Hampshire të SHBA më 18 Nentor 1923. Është me
origjinë shqiptare. Shepardi në misionin Apollo 4 në Janar-Shkurt 1971 e
manovroi vetë anijen kozmike. Si kozmonaut, ai është i pari që ka
fluturuar në kozmos si amerikan dhe i pesti që ka shkelur në Hënë. Para
daljes ne pension Alan Shepard gradohet Admiral. Ai vuri edhe flamurin
shqiptar në Hënë.

17. Tie (Tahir) Domi – lojtar hokeji, Kanada

Ka lindur në Ontario, Kanada më 1 Nëntor 1969 nga prindër shqiptarë. Është një lojtar hokeji mjaft i famshëm në Kanada.

18. James Biberi – aktor, SHBA

Aktor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që prindërit e tij janë shqiptarë.

19. George Tenet, - ish-Drejtor i CIA-s

Ish-drejtori
i CIA-s, që u bë famshëm prej luftës në Irak, e ka deklaruar vetë në
librin e tij autobiografik, se është me origjinë nga Himara.

20. Kristine Elezaj - këngëtare

E
njohur si "Kebe" tek fansat e saj, është një këngëtare
shqiptaro-amerikane. Ajo është bërë mjaft e famshme në SHBA. Kristina e
lancoi këngën e parë "Let You knoë" një vit më pare e ndjekur nga
"Souvenirs". Elezaj para ca ditësh doli e 53-ta në çmimet “Grammy”.

21. Azem Maksutaj- Kampion në Taibox

është
ndër sportistët më të njohur në botë. Që në moshën 19-vjeçare u bë
kampion i botës në peshën gjysmë të rënd në Taiboks. Cilësohet si
sportisti më i mirë në botë në Taiboks, për të janë bërë edhe shumë
filma.

22. Laureta Meci – aktore, SHBA

Laureta
Meci, e lindur në Kuçovë, ka përfunduar shkollën prestigjioze të
aktrimit “Stella Adler” në Nju-Jork dhe po avancon me karrierën e saj.

23. Ilir Shaqiri – balerin, Itali

Balerin i famshëm shqiptar në Itali, u bë i njohur nga programi televiziv “Amici”.

24. Kledi Kadiu – balerin, Itali

Balerin shqiptar me famë të madhe në Itali, pas pjesëmarrjes dhe suksesit të tij në programin televiziv “Amici”.

25. Leon Cino – balerin, Itali

Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë, edhe Leon Cino u bë i njohur shumë shpejt në Itali.

26. Klajdi Selimi – balerin, Itali

Sërish një balerin shqiptar që u bë shumë shpejt protagonist i programit “Amici”.

27. Donald Llambro – gazetar

Ai
është një nga gazetarët më të njohur në SHBA. Aktualisht është shef i
korrespodencës politike në gazetën The Washinton Times. Ai ka lindur në
14 korrik 1940 në Masacusets nga prindër shqiptarë. Është i martuar dhe
ka një djalë. Një nga artikujt e tij më të spikatur është zbulimi i disa
kundërthënieve në debatin presidencial mes Xhon Kerri dhe Xhorxh Bush.

28. Tedi Papavrami – violinist, Francë

I
lindur në Tiranë, ai studio në konservatorin kombëtar “Superieur de
Musique” në Paris. Ai ka interpretuar në shumë skena të botës.

29. Erald Dervishi – kampion botëror shahu

I lindur në Durrës, ai është një nga kampionët më të rinj në historinë botërore të Shahut.

30. Anthony Athanas –biznesmen

I
lindur më 1911 në Korçë, ai shkoi në Nju Jork kur ishte vetëm 5 vjeç
dhe arriti të hapte në Boston një nga restorantet më të njohur të
vendit. Vitet e fundit, restoranti i tij shërbente afërsisht 700,000
vakte në vit, duke u konsideruar si restoranti i pestë më i rëndësishëm
në Amerikë.

31. Saimir Pirgu – tenor

Pavarësisht se në moshë të re, Saimir Pirgu u bë shumë shpejt i njohur si tenor, duke fituar një sërë çmimesh në Itali.

32. Fadil Berisha-fotograf

Cilësohet
si fotografi më i madh në botë. Fadil Berisha është shqiptar. Disa nga
personalitet që janë klientë të studios janë emra të tillë si: Halle
Berry, Placido Domingo, Snoop Dog, Bill Clinton, Donald Trump, etj.

33. Hila Popaj – ish-aktor, SHBA (Chinatoën)

Ata
që kanë parë seritë e filmit “Ninja” duhet ta kenë parë pa e ditur se
ai është shqiptar. Ai gjithashtu ka luajtur edhe në “Chinatoën”.

34. Liria Begeja – regjisore, Francë

Liria Begeja është regjisorja e njohur franko-shqiptare.

35. Elsa Lila – këngëtare, Itali

Pasi
korri mjaft sukses me çmimet e saj të para në Festivalin Kombëtar
Shqiptar, ajo u bë e njohur edhe në Itali, ku mori pjesë në festivalin e
Sanremos.

36. Nik Xhelilaj, aktor

I
lindur në Tiranë në vitin 1983, debutimin në ekranin e kinemasë e ka në
vitin 2008 me filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder”. Por filmi dramatik
mbi plagët e emigracionit, me titullin “Shqiptari”, të regjisorit
Johanes Naber, ku Xhelilaj është dhe protagonist, e solli atë në
“Shooting Star”, duke qenë dhe aktori i parë shqiptar që arrin këtë
sukses. Para ca ditësh ai u shpall një nga 10 aktorët e rinj më të mirë
europianë të momentit.

37. Miriam Cani – këngëtare, Gjermani

Vajza e grupit “Preluders”, Miriam Cani, tashmë e njohur në Gjermani dhe në vende të tjera evropiane, është nga Elbasani.

38. William Gregory – astronaut, SHBA

Ëilliam
Gregory është një astronaut amerikan, paraardhësit e të cilit kanë
emigruar nga Shqipëria në fillim të këtij shekulli të kaluar.

39. Karl Gega – arkitekt

Karl Gega është një arkitekt me famë botërore. Ai është edhe ndërtues i hekurudhës së Semmeringut!

40. Igli Tare – futbollist, Itali

Futbollisti shqiptar, i cili është mjaft i suksesshëm gjithashtu në Itali. Tani është drejtor teknik i ekipit të Lazios.

41. Ambeta Toromani – balerinë, Itali

Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë edhe Ambeta Toromani u bë shumë shpejt e njohur në Itali.

42. Oni Pustina – model, Itali

I
shfaqur në reklama të ndryshme, Oni Pustina është modeli i famshëm
shqiptar që luan rolin e postierit në emisionin “Ce posta per te”.

43. Valbona Çoba – modele, aktore, SHBA

Ajo u bë e njohur fillimisht në Shqipëri, më pas në Greqi si një modele e famshme, ndërsa tani është modele dhe aktore në SHBA.

44. Aris Golemi – balet maestro, koreograf

I
diplomuar në Shkollën e Baletit në Tiranë, ai ka performuar live me
këngëtarin e muzikës kauntri, Dëight Yoakam, dhe gjithashtu ka qenë
koreograf i disa pjesëve të grupit N’SYNC.

45. Eda Zari - këngëtare, Gjermani

Lindur
në Tiranë, Eda Zari jeton prej vitesh në Gjermani, ku është një
këngëtare, producente dhe kompozitore mjaft e famshme. Ajo është
gjithashtu ambasadore e kulturës së Shqipërisë.

46. Aleksandër Moisiu - aktor

Moisiu
sot adhurohet dhe respektohet në botë, por sidomos në Shqipëri si një
ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më
nuk e vizitoi Shqipërinë. Aleksandër Moisiu është stërgjyshi i aktorit
Gedeon Burkhard (ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë
“ Komisar Re

47. Laura Mersini Houghton, shkencëtare

Ajo është kozmologe dhe është shqiptare, si dhe një nga femrat e pakta në botë që merren me këtë shkencë.

48. Andamion Murataj – kineast

Ështe
kineast shqiptar i cili ka punuar si skenarist dhe kineast ne Neë York
gjate 12- vjeteve te fundit. Ai është diplomuar ne Universitetin
Amerikan (Ëashington DC). Si kineast ai ka xhiruar shumë filma dhe
dokumentare midis të cilëve dhe dokumentarin PBS Children Ëill Listen

49. Luan Krasniqi, boksier

Ai është tashmë një boksier më famë, i cili ka mbajtur deri vonë titullin Kampion i Evropës.

50. Lorik Cana, futbollist

Ai
ka luajtur ne mjaft klube europiane ku ka dhënë një kontribut dhe duke
treguar vlerat e një shqiptari të vërtetë, aktualisht luan me ekipin
turk të Gallatasarajit. Është edhe ambasador i UNICEF-it, së bashku me
lojtarë të kalibrit Bekam dhe Ronaldo./Portalb



Rrukie
Rrukie
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 2087
<b>Hobi</b> Hobi : me gjet gjinin e dhelpres hahahah
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kudo
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/05/2012

Ja dhe 50 shqiptarët më të famshëm në botë!  Empty Re: Ja dhe 50 shqiptarët më të famshëm në botë!

Thu 25 Oct 2012 - 21:20
keni harru te vendosni emrin tim ketu :sad26:
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi