Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

10 arsyet kryesore pse grate braktisin burrat Empty 10 arsyet kryesore pse grate braktisin burrat

Thu 13 Jun 2013 - 19:17
10 arsyet kryesore pse grate braktisin burrat Rottura-matrimonio
Jeta e nje cifti nuk eshte kurre e lehte. Behet me kompromise, pranimet e defekteve te te tjereve, duke dashur keshtu te beni nje rruge bashke. Derisa arrini te pajtoheni me gjithcka ekulibret mbahen por shpesh, sidomos gjate viteve te fundit, keto ekuilibre thyen dhe bashkejetesa behet e veshtire derisa arrihet ne pamundesi.
Burrat dhe grate jane te ndryshem persa i perket ndjeshmerise dhe ka gjera qe gjinia femerore nuk i pranon, duke preferuar ndarjen. Revista 'Cosmopolitan' ka bere nje studim se fundmi per grate per te kuptuar se kush eshte fajtor ne nje ndarje. Pergjigjet kane qene te ndryshme, por le te shohim me te shpeshtat.
Pak dashuri (39,7%). Grate jane te ndjeshme dhe romantike dhe i japin shume rendesi ndienjave. Nese lihen pas dore ne kete kuptim, historise shume shpejt i vjen fundi.
Tradhetia (36,6%). Pabesia eshte dicka qe femra e sheh me zemer, ndersa per meshkujt eshte nje qellim ne vetvete, pa perfshire ndienjat. Por grate e kane te veshtire te falin partnerin.
Genjeshtrat dhe mungesa e besimit (29,3%). Genjeshtrat i kane kembet e shkurtra dhe dihet qe meshkujt nuk jane shume te afte per t'i treguar. Nje genjeshter eshte shume e veshtire per tu harruar dhe kjo sjell natyrisht mungesen e besimit.
Zenkat e perhershme (29,1%). Ndjeshmeria femerore eshte e forte dhe e kane per natyre te jene kritike. Shume zenka bejne qe cifti te lodhet, por zakonisht jane grate qe lodhen me se shumti. Ne fund vendosin pastaj qe eshte me mire te ndahen!
Nuk ka romanticitet (21,1%). Eshte nje nga akuzat kryesore qe i behen meshkujve. Nuk dine te jene romantike. Grave i pelqen te marrin lule, nje darke me qirinj, nje shetitje nen driten e henes, etj. Nese nje burre nuk i ben ne surprize nje here ne kaq kohe, atehere rrezikon te perfitoje largimin ne nivelin emocional.
Deshira per te dale me mikeshat (21,1%). Ajo qe mund te duket si gje banale, pas nje kohe behet konkrete. Jo gjithcka duhet bere se bashku, secili duhet te kete hapesiren jetesore. Nese ndaloni partneren te dale me shoqet, me koleget pa qene ju i pranishem, eshte shume e gabuar!
Mungesa e ambicies (20,6%). Nje burre pasiv, pa aspirata profesionale dhe jete, krijon intolerance tek tjetri. Eshte ende i forte miti i burrit te biznesit, i magjishem dhe seksi, dy faktore qe e bejne cdo grua krenare.
Distanca (20,2%). Thuhet larg syve, larg zemres. Cdo lidhje ne distance eshte e veshtire, imagjinojeni kur tradhetohet ne nje martese ne distance.
Nuk shkoni mire me familjaret dhe miqte e tij (18,9%). Kur martoheni, merrni ne pergjegjesi dhe raportet e partnerit. Ndodh shpesh qe nuk krijohen lidhje te shendosha me te afermit dhe prinderit. Behet e bezdisshme prania e tyre, sidomos kur flitet per vjerren, qe eshte me e shpeshta.
Seksi (15,7%). Nese funksionon atehere perben arsyen e bashkimit, nese eshte per faj te tij atehere lindin probleme. Seksi ne nje lidhje eshte element thelbesor, nese funksionon do te thote telashe.infoalbania
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi