Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Absurde: Në fshat e mbajnë për të çmendur, por ai është Gjeni në Matematikë, Fizikë, Kimi dhe Gjeome Empty Absurde: Në fshat e mbajnë për të çmendur, por ai është Gjeni në Matematikë, Fizikë, Kimi dhe Gjeome

Thu 13 Jun 2013 - 19:37
Është tepër e ulët që një gjeni i matematikës të gëzoj këtë respekt kaq përbuzësh nga bashkë fshatarët e tij. Nëse kjo gjë do të ndodhte në një vend tjetër të botës, me siguri Fatmiri do të ishte një Ajshtajnë i dytë! Ai arrin të deshifrojë deri në njëzet numra!
Bëhet fjalë për Fatmirë Rrokaj në fshatin Varibob të Mallakastrës, një gjeni i vërtet i matematikës.
Historia e tij filloi shumë herët, që kur ai ishte 13-vjeç, pra kur ai ishte në klasë të shtatë aftësia e tij mbi matematikën u dallua menjëherë nga mësuesit, pasi ai mund të shumëzonte numra deri me 20 (njëzet) shifra. Gjë e rrallë dhe e pa dëgjuar ndonjëherë, nuk kishte ndodhur kurrë më parë një rast i ngjashëm.
Por kjo aftësi e tij Gjenike, në vend që të merrej në konsideratë dhe ai të gëzonte respektin e gjithkujt, të fitonte atë që atij i takonte, ashtu siç edhe një Gjeniu apo shkencëtari, matematikani të vërtet, fatkeqësisht mendje-ngushtësia e fshatarëve të tij, e kthyen atë në vegël argëtimi.
Mbasi aftësia e tij bëri bujë të madhe në gjithë zonën, të gjithë filluan të luanin me të duke i dhënë atij për të zgjidhur ekuacione, probleme, etj. Thonë që aftësia e tij ishte e një kalibri të ‘Lartë’, e një dimensioni tjetër, kur ai bënte përllogaritjet me mendjen e tij, shumë herë saktësia dhe shpejtia e tij mund t’ja kalonin dhe një makine llogaritëse.
Fatmir Rrokaj, veç aftësisë në matematike, ishe i dalluar edhe në lëndë të tjera siç ishte Kimia, Fizika dhe Gjeometria.
Kur Fatmiri, atëherë fëmijë, refuzonte t’i përgjigjej dëshirave të[ sëmura të bashkëfshatarëve të tij, ata jo vetëm që nuk mbeteshin aty, por e rrihnin atë, duke i pësuar atij trauma psikike.

Ndiqni këtë fenomen tek i përgjigjet SAKTËSISHT pyetjeve të njerëzve përreth duke u krahasuar paralelisht dhe me një makinë llogaritëse, saktësia e tij është absolute.
Për më tepër ndiqni këtë video:



shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Absurde: Në fshat e mbajnë për të çmendur, por ai është Gjeni në Matematikë, Fizikë, Kimi dhe Gjeome Empty Re: Absurde: Në fshat e mbajnë për të çmendur, por ai është Gjeni në Matematikë, Fizikë, Kimi dhe Gjeome

Thu 13 Jun 2013 - 21:18
te dhenunit shume pas te arriturave,shoqeria jone i quan te cmendur
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Absurde: Në fshat e mbajnë për të çmendur, por ai është Gjeni në Matematikë, Fizikë, Kimi dhe Gjeome Empty Re: Absurde: Në fshat e mbajnë për të çmendur, por ai është Gjeni në Matematikë, Fizikë, Kimi dhe Gjeome

Thu 13 Jun 2013 - 22:56
Message reputation : 100% (1 vote)
Shqiptaret edhe pa qene te cmendin. Gjunah i Zotit te shkoj kote njeriu kur bota ka nevoje per njerez te tille ...
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Absurde: Në fshat e mbajnë për të çmendur, por ai është Gjeni në Matematikë, Fizikë, Kimi dhe Gjeome Empty Re: Absurde: Në fshat e mbajnë për të çmendur, por ai është Gjeni në Matematikë, Fizikë, Kimi dhe Gjeome

Fri 21 Jun 2013 - 17:08
Ndaj Shqiperia nuk shkon perpara sepse nuk ka dy te cmendur dhe tere fshati i zgjuar, por ka dy te zgjuar e tere fshati i cmendur!!!

Mjerim...
Sponsored content

Absurde: Në fshat e mbajnë për të çmendur, por ai është Gjeni në Matematikë, Fizikë, Kimi dhe Gjeome Empty Re: Absurde: Në fshat e mbajnë për të çmendur, por ai është Gjeni në Matematikë, Fizikë, Kimi dhe Gjeome

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi