Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

I përplasin kokën në grabitje, shndërrohet në gjeni matematike pas zgjimit (VIDEO) Empty I përplasin kokën në grabitje, shndërrohet në gjeni matematike pas zgjimit (VIDEO)

Mon 28 May 2012 - 13:37
I përplasin kokën në grabitje, shndërrohet në gjeni matematike pas zgjimit (VIDEO) Xhejson-patset-noa


Të papriturat dhe të çuditshmet e kësaj bote nuk paskan të sosur. Personi që shihni në foto dhe në videon më poshtë është bërë pjesë e tyre.

Disa vite më parë, ai u përball me një ngjarje të rëndë. Teksa kthehej nga puna e tij, hamall në një punishte mobilierie, u sulmua nga disa persona të cilët në grabitje e sipër i goditën edhe kokën duke ia përplasur në tokë. Ata i grabitën xhupin e lëkurës që kishte veshur dhe disa të holla dhe u zhdukën, raporton noa.al.

Pasi erdhi në vete, befas Xheison Paxhet nuk ishte më i njëjti. Ai u shndërrua në një matematicien që do ta kishin zili mjeshtrit e kësaj shkence ekzakte.

“Nga ajo kohë, nuk resht së përpunuari në trurin tim veç numra, skema matematikore, teoremat e Pitagorës dhe gjithfarë veprimesh të komplikuara matematikore”, - tregon 41 vjeçari që herë pas here vihet në provë nga shkencëtarët amerikanë të cilët shtangen gjithmonë me ekzaktësinë dhe shpejtësinë marramendëse të kryerjes së zgjidhjeve matematikore.

Mjekët, kanë vetëm një shpjegim të përciptë për këtë zhvillim të rrallë. Ata thonë se Xhejson është ndër njerëzit e paktë në botë që pas një dëmtimi të trurit, rimëkëmbja i shoqërohet me ndryshime të thella të inteligjencës njerëzore. e.t/noa.al



[url=Video]http://noa.al/news/artikull.php?id=190180[/url]
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi